Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Festat e nëntorit në Heidelberg

| E merkure, 01.12.2010, 10:57 PM |


 

Festat e nëntorit në Heidelberg

 

Nga Xhevat Muqaku 

 

Në qytezën Wiesloch, afër qytetit universitarë Heidelberg në Gjermani, shoqata Iliria organizoi një mbramje të madhe festive, për nderë të festave të nëntorit. Kjo datë tuboi rreth vehtës bashkatëdhetarët nga të gjitha trevat shqiptare, përfaqësuesit e shtetit dhe të estrades së Kosovës, shoqatën e shkrimtarëve në Diasporë, përfaqësues të Unionit artistik të kombit shqiptarë, RTK dhe shoqata tjera si motra.

Hymni kombëtar, i kënduar nga grupi i vallëzimit dhe nxënësit e shkollës shqipe, shënoi fillimin e këtij manifestimi.Uruan mirëseardhjen, moderatoret Aferdita Shkreli dhe Liri Krasniqi.

28 nëntori është dritë e madhe që përcjelli kombin tonë në rrugëtimin e tij drejt qlirimit nga zgjedha e huaj dhe identitetit të nëpërkëmbur. Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët dhe të gjthë ata që derdhën mundin e tyre, që kjo datë në lëvizje të vazhdueshme, vulosi historinë tonë.

Zotëriu Sheremet Pantina, kryetarë i shoqatës Iliria, në fjalën e tij të shkurtër, para të pranishmëve që kishin udhëtue nëpër mot të ligë, në sallën e stolisur me flamujt dhe portretet e madhështisë kombëtare,me këte rast foli; të dashur vëllezer dhe motra, i nderuari zoti Konsull i Kosovës me seli në Stuttgart, familje të dëshmorëve, pjestarë të UCK- së, urime festat e nëntorit.

Flamurin- pavarësinë e Shqipërisë,bacë Ademin dhe daljen publike të UCK- ës ,i mbështjellë kjo ditë e historisë shqiptare, e shënuar me shkronja të arta. Festat e nëntorit bartin me vehte edhe porosinë e flamurit dhe historisë për të gjitha shtresat e popullit pa dallim feje, ndërsa të dashur fëmijë, nxënës, mësoni dhe duajeni njëri tjetrin, si rreth flamurit të përbashkuar. Në këte flamurë i gjejmë fytyrat e heronjëve dhe atdhetarëve, bijave dhe bijve më të mirë të shqiptarisë.Këtu takojmë edhe betimin e patriotëve të lirisë, edhe shkencën, kulturën, edhe vetëvehten.

Në vazhdim bashkatëdhetarëve me një fjalë rasti ju drejtua , Konsulli i republikes së Kosovës për Bavari dhe Baden-Würtemmberg,zoti Faket Kajtazi.

Zonja dhe zotrinjë, në emër të Ambasadës së Kosovës në Gjermani dhe Konsullatës së Kosovëe me seli në Stuttgart, uroi të gjthëve këte ditë të madhe. Pavarësia e Shqipërisë erdhi si rezultat i punës së madhe dhe sakrificës së vazhdueshme që më heret. Disa prej tyre; betejat e Gjergj Kastriotit, Diplomacia e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, Lidhja e Pejes, kongresi i Manastirirt me atdhetarët e devotshem.

Në kohën më të re, jo rastësisht 28 nëntori, noton datëlindjen e legjendarit Adem Jashari dhe datëlindjen e UCK-së.Këto të dyjat vepruan në kohë dhe vend të caktuar, investuan guximshëm heroizmin dhe menqurinë drejt piedestalit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Zotëriu Kadri Gervalla, publicist, po ashtu uroi të pranishmit për festat e nëntorit.

Në vazhdim, me program artistik, recitime dhe valle shiptare, skenën e zotëruan nxënësit e shkollës shqipe dhe grupi i vallëzimit. Ata i recituan nënëlokes, gjuhës shqipe, atëdheut, nëntoreve, pavarësisë etj, nxorën emocionet e bashkatdhetarëve dhe fituan duartrokitje te gjata.

Zotëriu Sheremet Pantina në vazhdim prezantoi dokumentin origjinal të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të darës 28 nëntorë 1912.

Shoqata Iliria shpërbleu me mirnjohje për bashkpunim dhe kontribute në afirmimin e vlerave kombëtare, mjekun Salih Berisha, zonjën Ylberie Rad dhe zv. kryetarin e degës së Unionit artistik të kombit shqiptarë në Diasporë, zotriun Can Tahiri.Mirnjohjet i shpërndanë zotëriu Kadri Gërvalla dhe zonja Afërdita Gjeladini.

Mbramja festive në vazhdim kaloi me repertuarin e pasur të këngëtares së estradës së Kosovës, zonjës Vjollca Buqaj, e cila me zërin dhe repertoarin e saj kënaqi publikun, por edhe përjetoi për së afërmi festat e nëntorit me mërgimtarët e saj, adhurues të kangës së mirëfillët shqipe, dëshirë në përsëritje. E ndihmuan mirë edhe këngëtarët Mustafë Gashi dhe Halil Kryeziu si dhe instrumentisti Ejup Prishtina.

Regjistrova në këte mbramje, punën shembullë të një vatreje të edukimit shqip në Gjermani. Shkolla shqipe " Dituria" në Heidelberg dhe Schwetzingen, funksionon që nga viti 2003. Përveq shkrim- leximit , nxënësit e pasurojnë dijen e tyre edhe me landen e historisë dhe Gjeografisë. Gjejmë kohë dhe i përgjigjemi me dëshirë aktiviteteve shkollore dhe jashtë saj. Këta nxënës u prezantuan me progranm artistik në Enepetal afër Dyseldorfit para pak kohësh, në kuadër të orës letrare në organizim të shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Diasporë. Ne garat e kuizit të diturisë të mbajtura këte vit, fituan vendin e dytë dhe të katërt. Dëshiroi që shkollës shqipe këtu dhe gjithëandej në Diasporë ti bashkohen sa më shumë fëmijë shqiptarë, foli mes tjerash mësuesja e kësaj shkolle, zonja Shqipe Garaj- Berisha e cila punon pa u lodhë,me përkushtim të veqant me nxanësit e saj.

Disa përjetime nga pjesëmarrësit e mbramjes së sontme festive;

- grupi i valles shqipe në Heidelberg, ka lëshuar shtat dhe po zhvillohet i shëndoshë. Së bashku me nxanësit e shkollës shqipe na dhuruan sonte, qaste që do ti kujtojmë gjat, tha zotëriu Valon Bajrami nga Bürstadi.

- Atmosferë familjare, mbarëkombëtare. Uroi të gjithë pjesëmarrësve këtë ditë të madhe. Dëshiroi të kujtoi gjatë sallën, skenën, praninë e Konsullit, artistët etj, tha zotëriu Ali Berisha.

- Fëmijet tanë jan të etshem për të recituar shqip, tha zonja Afërdita Shkreli.

- Manifestim mirë i organizuar i kryesisë së shoqatës Iliria nga Heidelbergu. Prezenca e Konsullit të Kosovës, shoqatave si dhe këngëtares së estrades në mesin tonë, e pasuron traditën dhe bashkpunimin e kësaj shoqate, ndërsa festës ja shton madhështinë, deklaroi zotëriu Rrustem Selca. koreograf i grupeve të vallëzimit në heidelberg dhe në Singen.

 

Heidelberg, 27.11.2010