Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Nji koment me prapavi dhe qëllimkeq i z. V. Bruçaj

| E hene, 29.11.2010, 10:24 PM |


NJI KOMENT ME PRAPAVI DHE QELLIMKEQ I Z. V. BRUQAJ

 

Nga Selim Hasanaj

 

Sot gjatë dites lexova disa herë shkrimin per Markun që asht ba Zhivko Petroviq dhe nja kater herë e lexova komnetin e z. V. Bruqaj.

Para se të fillojë kundershimin tim me fjalet që z. V. Bruqaj i shkruen në koment unë e ftojë këtë zotni të prononcohet se a asht ky Valentin Bruqaj apo Vladimir Bruqaj. E baj këtë pyetje sepse ka kohë që në ZSH shkruen nji Vladimir Bruqaj ndersa tash na duel edhe nji Valentin Bruqaj por fotografija asht e njejtë. Dhe unë mendojë se ose asht ky nji gabim i Redaksisë së ZSH që te shkrimet e Valentin Bruqaj boton fotografinë e Vladimir Bruqaj ose Valdimiri asht ba tash Valentin. Të ma sqarosh mue dhe lexuesve të ZSH-së këtë punë kishe ba mirë z. Bruqaj dhe trego se cili je tash që dole me komentin tand  "NJI RAST I VEQANT NUK NJEH PRECEDENT"  në shkrimin "MARKU QË U PAGZUE ZHIVKO PETROVIQ" të botuem në ZSH me 28.11.2010.

Z. V. Bruqaj unë bajë këtë shkrim jo per të hap fesat me ty, por thjeshtë per të shpreh indinjaten time, per ta ta thanë haptas se u zhgenjeva deri në palc të shpirtit me komentin tand që në realitet nuk ishte koment per shkrimin "MARKU QË U PAGZUE ZHIVKO PETROVIQ" por ishte kundershtim perfid dhe jo i sinqertë në komentin tim që edhe asht komenti i parë në shkrimin që tregon per rastin e Markut që qenka ba Zhivko Petroviq. Unë e perseris edhe këtu se aspak nuk akuzojë as që perfoli Markun, jo sepse ai ka ba ate që ai asht ndje se asht dhe ka ba mirë. Unë di se shumë të tjerë Selim-a që janë sulltan Selim dhe nuk tregohen perfushe sikur se që ka Vladimira e Valentina që janë sa italian, sa grek , sa malazez e serb, e sa bulgar e gjerman krejt sipas interesit. Këthejnë "gëzofin sipas motit". Pra unë mendojë se këta GACË MBLUET janë të rrezikshem e aspak ky Marku që ka veprue publikisht dhe vazhdon jeten me telashet e veta.

Ma i rrezikshem më duket Vladimiri që na del Valentin ashtu sikur se Pali që kur po shkon në Itali po bahet Paul, në Kroaci , Sloveni e Serbi po bahet Pavle ndersa po shkoj në Greqi bahet PAVLISIS.

Kjo sa per ta hap muhabetin me ty z. V. Bruqaj , do shkojë me radhë.

1.Ti zotni thue rasti i Markut nuk asht rast i PAPRECEDENT që pasqyron realitetin.

Mendimi im asht se nuk ke të drejtë sepse ky asht rast që u cek publikisht nga autori i shkrimit "MARKU QË U PAGZUE ZHIVKO PETROVIQ" ndersa realiteti asht alarmues sepse neper të gjitha shtetet e Evropes , pra edhe në ato fqinje dhe anmike si Greqia dhe shtete sllave janë me qindra mijra shqiptarë që bashkjetojnë me dy identitete, biles ma shumë me identitetin e ri të imagjinuem identitet per tu ba bythlëpimës per të perfitue lekun, apo "zemrat" e plakave dhe vejushkave të braktisuna të metropoleve evropiane. Sikurse që janë me mijra vajza e gra shqiptare që per të njejtin interes, pra per ta fitue LEKUN ato defrejnë manjaket e psikopatet narkoboset e kriminelet e shteteve të Evropes, pra flasë per ato që jetojnë jetë të dyfishtë e aspak jo per ato femna që detyrohen në prostitucion veprime këto që i detyrojnë poashtu shqiptaret gjakprishun. Këto janë viktima dhe mue më pikon zemra gjak e lot kur kujtojë fatin e tyne.

2.Martesat e vajzave në Serbi, bahet fjalë per vajzat e etnisë rome e jo shqiptare Thue ti z. V. Bruqaj.

As këtu nuk pajtohem sepse unë deri sot di se ka rom që quhen Selim , Asllan, Bajram e Muhamet, por kurr nuk di të ketë rom që quhet Zef, Gjin, Mark, Palush, Jozef etj, etj. Në TV dhe në shkrimet e shumta alarmante per ato martesa që Ti z. V. Bruqaj ua hudhë romve në oborr di se asht flit per njerz me këta emnat e dytë që unë i shkrova këtu e jo per njerz me emna sikur të paret që i thash ma naltë.

Komenti yt z.V.Bruqaj vazhdon me aq ironi, me mllef e inati, por per hirë të nji kulture që ti mundohesh ta tregosh në rastet tjera ti edhe këtu permbahesh nga sulmet direkte, por ato shifen dhe janë ato që mue më irrituen e ma shumë më befasuen sepse per Ty kamë pas mendue se je njeri i civilizuem , i drejtë, je patriot dhe ke aftësi intelektuale. Nuk e mshef të ta themë se më zhgenjeve.

Më zhgenjeve sepse ti kur thue se ato vajza që martohen me serb e malazez permes BYROVE që egzistojnë në Shkoder ( sipas shtypit shqiptarë) janë rome ti në realitet shpreh nji racizem të mshefun që ke në shpirt. Meqense ato vajza janë ato që janë dhe nuk janë të perkatësisë tjeter fetare por janë të asaj që je edhe ti, ti në pamundësi per ti pranue ato si realitet i dhimshem, dhe në pamundësi per ti hudh ato te grupi tjeter i perkatsisë fetare të popullit shqiptarë, ti i hudh me pa të drejtë te nji etni tjeter me qellimin racist per ti denigrue romet. Unë nuk pajtohem me këtë dhe asnji nga ato vajza që me darsma e pompozitet shkuen nuse në fshatrat jugore të Serbis per ta rrit natalitetin serb nuk ishin rome. Ato ishin shqiptare. Motra të tuat dhe të mijat.

Ama ti shkon edhe ma larg. Ti terheq nji paralele. Sikur nuk të mjaftojë racizmi ku ofendon romet ti tash banë edhe ndamjen regjionale dhe fetare të popullit dhe shtetit ( ethnikumit tonë) shqiptarë dhe thue, citat: "Në Shqipri dhe trojet ku jetojnë shqiptaret në të gjithë Ballkanin ka me qindra vajza që martohen me turq,arab, jordanez etj, dhe askush nuk i konsideron si tradhtare apo gjakprishur dhe askush nuk preokupohet se jemi duke u shkombtarizue. Tani këtu duhet të biem dakord. Kush duhet të konsiderohet anmik, vetem serbet apo edhe pushtues të tjerë."

Komenti im per këtë asht ky. Ti pra banë regjionalizimin, të cilin nuk e thue direkt, por terthorazi dhe edhe analfabeti e shef se ti aludon, per mos me thanë ti sulmon shqiptaret e trojeve tona në Kosovë, dhe në Maqedoni sepse fatkeqësishtë në këto krahina shqiptare të ethnikumit shqiptarë ka ma së shumti shqiptar të besimit islam ku në dekaden e pasluftes në Kosovë kanë ndodh ( fatkeqësishtë) disa martesa të vajzave shqiptare me arab e turq që erdhen per të sherbye dhe edhe per të shkerdhye në Kosovë. Unë jamë kunder këtyne mertesave dhe edhe ato që bajnë lidhje të tilla martesore i konsiderojë njejt si ato malësoret e tua që martohen me serb. Pra per mue edhe turku e arabi, por edhe srebi e greku janë anmiq dhe krushqia me ta kurr, apsolutisht kurr nuk zan vend në mendjen time. Asht e paparnueshme asht tmerr dhe mjerim. Mirpo mue më qudit z. V. Bruqaj nji njeri që pretendon të ofrohet per opinionin si nji intelektual ndersa këtu banë nji koment diletatn, të papjekun dhe jo real. Nuk ke kurajon as burrninë malësore ta pranosh se martesat e katolikeve tua me serbin bahen sepse nuk shifet ndonji alamet mëkati, Krishtin e besojnë edhe serbet apo jo. Pra ti nuk e pranon këtë sikur se e pranojë unë dhe në atë bazë edhe e kundershtojë martesen me turq, arab, jordanez etj sepse ato martesa bahen pse edhe turqit , arabet, jordanezet bin shahadet dhe i ngrisin vithet perpjet pesë herë në ditë. Unë mendojë jo si ti tue terhjek paralele me çka del se pajtohesh me veprimet e katolikeve tua por të brengosin muslimanet e Kosovës dhe Maqedonisë. Unë jamë kunder edhe të parave edhe të dytave. Dhe per tu ba i barabartë me ty unë po ta themë se në Kosovë ka mbi 90% të vajzave e grave të martueme me arab, turq dhe të tjer musliman të Azisë e Afrikes që shkojnë të mbulueme me shamija e ferxhe që vertetë janë magjupe, rome, qerkeze ( sepse ky minorit ka mbet dhe ka me shumicë në Vushtrrih dhe rrethinë që nga koha e pushtimit osman) dhe shumë fare pak shqiptare të verteta, ashtu sikur që janë 90% të atyne që neve dijmë se janë shqiptare që janë vajza të ish alkoolistve, ish shpiunve të UDB-së e kolaboracionistve antishqiptarë. Ky fakt besojë se spjegon se cilat janë ato. Andaj mendojë se edhe të terhiqet nji paralele mes rasteve nuk asht menquri , nuk asht e drejtë dhe nuk asht veprim intelektual. Perkundrazi asht tendencë qellimkeqe dhe autori i rreshtave të tillë del, pse jo edhe injorant i qellimshem. Ky asht nji ofendim, por unë nuk kamë fajë pse ti vet me dy syt në ball bjen në atë nivel.

3. Ti z. V. Bruqaj thue tutje citat: " sllavet në Ballkan janë që nga shek. VI-VII ndersa shqiptaret që nga lashtësia. Nese matematika nuk asht opinion sllavet e shqiptaret bashkjetojnë 1300 vjet dhe as sllavet nuk u bënë shqiptar as shqiptaret sllav. Kjo asht historia sepse po të kishte ndodhur njeni nga opsionet sot në Ballkan o nuk do egzistonin sllavet o nuk do egzistonin shqiptaret."

Më vjen keq se këtu nuk ka hapsinë per me ta spjegue historinë e sllaveve dhe të shqiptarve per të cilen si duket ti ke fare pak njohuni per mos me thanë nuk ke lidhje fare. Po ti spjegojë disa gjana shkurt. Sllavet nuk erdhen në Ballkan, së paku në atë jugor ku jetonin ILIRET të paret tanë sikur thue ti zotni në shek VI - VII , por ata aty invaduen si pushtues poashtu sikur turqit osman në fillimin e shk. XII. Me këtë kohë dinastia e Nemanjiqve formon shtetin e saj serb në RAS që ishte nji fortesë në afersi të Rashkes së sotme serbe pikrisht në ato fshatra ku tash asht ba trend, modë të martohen motrat tona. Pra ti zotni mos na i sjell sllavet në trojet tona pes shekuj para se asht realiteti. Mos sepse ata keso faktesh presin me gezim per ti perdor pastaj per fakte dhe qellimet e tyne antishqiptare ekspansioniste e pushtuese.

Ti e thue tmerrsishtë gabimisht se shqiptaret dhe sllavet bashkjetuen per 1300 vite dhe as ata u banë shqiptarë as shqiptaret u banë sllav.

Gabim zotni, gabim sepse shqiptaret kurr nuk bashkjetuen me sllavet, por ata u okupuen nga sllavet diku per 800-900 vjet rresht dhe jo vetem se nuk bashkjetuen , por u sunduen me nji metodë shfarosëse, me racizem ,me gjenocid dhe sikur mos të kishin qenë sllavet sot në Gadishullin Ilirik që ti i thue Ballkan do ishin jo 6-7 milion shqiptarë që jemi sot por do ishin 20-25 milion shqiptarë, dhe nuk do ishim në këtë gjendje mjerimi që jemi. Nuk po e zgjasë, por ta preferojë ta mësosh historinë tonë kombtare. Deri atëherë mos folë, mos shkruej per këtë temë sepse komenti yt më bind se ti fare pak din dhe njef të kaluemen tonë si komb. Ta ceku vetem nji fakt që e njof sepse jamë vet nga ajo anë. Në Istog komune dhe qytetez kjo në veriprendim të Kosovës nga jamë edhe vetë asht nji lagje që quhet LUGU i SHKIVE ( serbve). Aty gjithmonë deri në luften e fundit kanë jetue familje autoktone ( jo ardhacak as kolon)serbe të quejtun raje me mbiemnat Gjuriq, Krstiq, Lushiq, Vuliq etj, etj. Të gjithë pleqet si ata të këtyne familjeve si ata shqiptarë kanë thanë se këta ishin shqiptarë të sllavizuem. Fatkeqësishtë pikrisht këta edhe kanë dhanë ma së shumti gjakpimsa antishqiptarë. Po i ceku disa; katili Miliq Krrstiqi - Kerrsta, Rale Vuliqi, Zhika Patriqi etj, etj. Trolli në të cilin asht e nderueme diku para 280 viteve gjamija në qender të Istogut asht pronë sot e kësaj dite e familjes Gjuriq, të cilet kur kanë ndertue kishen e vogël në qender të Istogut per ti nderue vëllaznit e vetë të porsa konvertuem në islam por që nuk kishin prona në afersi të qendres Gjuriqi i vjeter ju falë trollin dhe aty marojnë gjaminë. Të dyja këto objekte janë edhe sot në ato vende. Mirpo Gjuriqet shqiptar masi sllavizohen bahen gjakpimsa të shqiptarve. Vjen edhe pushtimi turk dhe ata( serbet) kurr nuk e kanë prek gjaminë. Per bindjen time nuk ishte kjo rastësi. Kanë dit ata çka po bajnë sepse kanë komunikue serb e turq gjithmonë mirë per ti zhduk shqiptaret. Edhe gjamija ishte nji armë per zhdukjen e tyne.

Pra nuk kanë bashkjetue sllavet e shqiptaret zotni V. Bruqaj. Sllavet kanë asimilue dhe kanë shkatrrue kulturen, ethninë dhe gjithçka shqiptare. Këte e kanë ba panderpre per gadi 9 shekuj.

Jamë dakorgd me ty se edhe turqit kanë ba po të njejten gja. Mirpo ti thue se kanë ba vetem turqit, kjo nuk qendron. Perjashtimi i sllavëve ( serbve,malazezve, maqedonve dhe bugarve) që banë ti mue nuk më pelqen , nuk më pelqen per faktin se ti ke nji urrejtje fatale per islamin e këtu të perkrah se edhe unë e urrej sado që mbaj emnin Selim e jo Vladimir as Valentin. Mirpo ti me islamin identifikon komplet gjysmen e kombit tonë shqiptarë konkretishtë Kosovë e Maqedoni kur banë krahasime të fesë islame që kanë dhe e besojnë nji pjesë e shqiptarve, kur terhjek paralele mes ktyne e sllaveve.

Nuk jamë dakord me ty sepse unë di se si në pushtimin 9 shekuj sllav si në ate 5 shekuj turk-osman shqiptaret ishin të pushtuem dhe të terrorizuem deri në shkatrrim dhe zhdukje totale dhe nuk bashkjetuen as me turkun as me sllavin. Pasojat e këtyne pushtimeve janë fatale dhe asht miopi dhe çmenduni me quejt cilindo prej tyne bashkjetesë.

Pra nuk pajtohem me konstatimet tua sepse shqiptaret u asimiluen tmerrsishtë nen të dyja pushtimet. Ndersa juve atje në Shqipninë e sotshme veq kësaj nga këta pushtues juve ju nxori nga geni dhe shpirti shqiptarë tue ju hibridizue me bolshevik e kinez, me informbyroist e Mugosha e Milladin Popoviqa per pesë dekada satrapi shpirt karpatian Enver Hoxha dhe unë po të isha si ti, po të isha nga ato vise nga ku asht ky Marku që asht ba Zhivko, apo ato vajzat që bahen nuseshkina, fajin per këtë do e kerkoja në asimilimin dhe shkatrrimin kombtarë që ka ba komunizmi e jo të terhjeku paralele per ta arsyetue krahinen time per të sulmue e ofendue gjysmen e popullit tim . Mos harro se Kosova dhe Maqedonia si dhe viset tjera të okupueme nga sllavet të cilet ti i pergdhel si popuj që kemi bashkjetue me miqësi bajnë ma shumë në sasi dhe territor se Shqipnia e sotshme 100 vite shtet i mvetsishem. Ti ke tregue se je lokalist dhe katolik ekstrem. Më ke befasue. Nuk luftohet e keqja me krahasime dhe paralele. Dallimet tendencioze e qellimkëqija janë fatale.

Urojë të jetë ky nji llapsus i rastit i yti.

Të pershendes si vëlla sado qe ti je Valentini apo Vladimiri. Unë jamë pa fajin tim Selimi, por unë jamë SHQIPTARË DHE JAMË KRENAR.

 

Selim M. Hasanaj

Brusemyrtoppen- Sarpsborg

Norway

29.11.2010