Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Mesazh urimi

| E shtune, 27.11.2010, 08:04 PM |


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

Mesazh urimi

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, gjithë shqiptarëve kudo janë ju uron 28 nëntorin e madhërueshëm, ditën e pavarësimit të shtetit shqiptar dhe ditën e flamurit kombëtar njëkohësisht. Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, duhet të rikujtojmë porositë e etërve themelues të shtetit tonë kombëtar që të angazhohemi edhe më shumë në të ardhmen për të realizuar vullnetin e popullit tonë për përparim shoqëror dhe bashkim nacional.

Duke uruar edhe njëherë gjithë shqiptarët në këtë ditë uniteti kombëtar, të shpresojmë dhe punojmë që festat e ardhshme kombëtare ta gjejnë këtë komb të bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar si dhe të integruar si i barabartë në familjen e madhe europiane.

 

Tetovë/Oaeneum

28.11.2010