| E shtune, 27.11.2010, 08:02 PM |
Ali Sh. Berisha
Lumë për ty o Flamur
Të kisha rruzë të kuqe në gjakun tim
Të kisha lot që askush nuk ma shihte
Të kisha dhembje dhe gjithnjë kushtrim
Të kisha etje që rebelim më grishte
Në kokë më gjëmonte në jeh vargu
Tek na thërmonte padrona e padrejtësia
Edhe atëherë kur shtrinte krahët muzgu
E n?flastrim kalldërmet shkilte djalëria
Ti ndër shekuj na qëndrove n?ballë
Edhe kur vallëzimin e ndaluar nise
Ti në zemra të shqipeve u bëre strall
Terr shekujsh vetëtimë të përmbysje
Të kishim n?dimër zjarr në përcëllim
Të kishim n?themel e n?kulm dritësim
Të kishim rruzë të kuqe në gjak e nur
Lumë për atë që t?ka hak o Flamur
27 nëntor 2010, Heilbronn