Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Demi: Zgjedhje apo Përzgjedhje

| E diele, 28.11.2010, 07:44 PM |


Zgjedhje apo Përzgjedhje

 

Zgjodhi për shtyp: Dr. Përparim Demi

 

Ashtu siç e dim, elementi bazë i demokracis  është proçesi i zgjedhjeve, i cili presupozon transferim ”me vullnet të lirë” të pushtetit nga populli në duart e një grupi të kufizuar njerëzish që zakonisht përfaqsojnë grupime të ndryshme politike. Gjithashtu, presupozohet që ky grup njerëzish të zgjedhur direkt nga populli, në aktivitetin e tij vendimor të përkohshëm parlamentar apo bashkiak, të zgjidh problemet dhe të regulloj jetën shoqërore të momentit dhe të perspektivës. Ky është me pak fjalë kuadri i përgjithshem i presupozuar me të cilin spekullohet duke e përdorur në fushatat e zgjedhjeve të çdo partie politike që pretendon të marr pushtetin. Mahnitem me nivelin e zhvillimit shoqeror të paraardhesve tanë trako-ilirë, të cilët shpikën në antikitet këtë sistem të drejtimit dhe administrimit të shoqërisë, pikërisht në këto teritore ku sot po zhvillohen këto fushata zgjedhjesh. Valle a do arrijmë ndonjehërë në origjinë pas kaq shumë deformimesh kohore, që na transformuan në ”mutantë”.

Gjatë fushatave flitet në emër të popullit, për interesat e tij, dhe kohët e fundit po shpërdorohet dhe tema e çështjes kombëtare, e konsideruar në modë. Në praktikën e zgjedhjeve vëndore apo qëndrore shpesh është zbatuar shprehja e Stalinit ”s'ka rëndësi kush voton, ka rëndësi kush i numëron votat”. Vargu i akuzave të ndërsjellta midis partive pjesmarrëse mbi abuzimet, korupsionet, vjedhjet e votave etj., është aq i gjatë sa që kurkush nuk ja gjen dot më fillin. ”Vullneti i lirë” i zgjedhësave filloi të blihet, u kthye në mall tregu. Në Kosovë, këto ditë është hapur tregu i votave në internet, ku poseduesit e ”vullnetit të lirë” shpallin çmimin e këtij malli me afat përdorimi të shkurtër. Ndoshta nuk do habitemi sikur të hapet bursa e votave, ku partitë të konkurojnë në blerjen e tyre. Ja një aspekt i origjinalitetit të adaptimit ose tranzicionit të suksesshëm nga ekonomia e centralizuar në atë kapitaliste në formën e saj klasike.

Sa vetdije personale apo kombëtare ka në këtë proçes të tregut të lirë të votave. Në fakt, çfarë shitet dhe çfarë blihet me anë të kësaj metode ”novative” të transferimit të pushtetit, të kësaj demokracie të ”shpikur”. Pragmatizmi i njerëzve politik dhe të partive të tyre është ngritur në nivele të papërceptueshme më parë, ngatërohet ”biznesi” me politikën në një formën të pazgjidhëshme, sa që shpesh dhe vet zgjedhësit tanë nuk mund të kuptojnë daljen e një force të re politike pa përcaktuar fushën e interesit të saj dhe pa kuptuar ofertën direkte që u behet në formën e një premtimi konkret. Pra me fjalë të tjera, gjatë këtyre 20 vjet të ”demokracisë” origjinale shqiptare, e cila në fazën e parë arriti deri në formën e anarhisë totale në Shqipëri, ndodhi proçesi i ”edukimit” të zgjedhësve për të kuptuar esencën e mallit – ”vullnet i lirë” dhe çmimit të tij. Ky lloj edukimi kapërceu kufijtë shtetëror duke u exportuar dhe në Kosovë pas çlirimit të saj. Me sa duket shkëmbimi i experiencës midis partive shqiptare funksionoi eficient në kohën e duhur.

Kurkujt nuk i shkon nëpër mënd se objektivat kombëtare janë një realitet dhe për ta. Se përplasja dhe konflikti i interesave personale apo të grupit mund të zëvëndësohet me interesin e përbashkët. Shpesh përmëndet shprehja amerikane ”win win” por pak kuptohet dhe nuk gjen vënd aspak në jetën tonë të përditëshme, dhe aq më pak në perriudhën e zgjedhjeve që po afrohen. Natyra jonë emocionale na bën që ti ndjejmë gjërat vetëm kur ato çfaqen në mënyrë demostrative, konfliktuale, dhe pa alternativa kompromisi. Të bllokuar në këtë llogjikë antagoniste, sejcila parti duke pretenduar për posedimin e të vërtetes absolute, shuan çdo shpres të perspektivës së bashkjetesës në kushtet e një regjimi demokratik real, ku mazhoranca dhe opozita luajnë një rol të të njëjtit nivel rëndësie për zhvillimin e vëndit. Alternimi i pushtetit konsiderohet humbje, dështim, dobësi etj. Mentaliteti i shtrirë pertej periudhes së diktaturës dhe metoda e luftës së klasave vazhdon të mbijetoj në këtë periudhë të papërcaktuar ende nga pikpamja e teorisë së tranzicionit, në kushtet e nje shteti konfuz akoma i pakristalizuar, ku gjerat janë akoma të pa precipituara dhe të pakthjelluara përfundimisht. Praktikat e vjetra nuk janë haruar ende ndërsa praktikat e reja mbillen në forma hibride me ADN të përzjerë.

Të flasim pak për ata që zgjidhen – kandidatët. Zakonisht ata vijnë me lista të përgatitura me kujdes nga kryetarët ose të afërmit e tij të ngusht – bashkpuntorët, që marrin llokmën e majme të prodhuar nga pushteti i fituar. Këta kur shiten (hyjnë në fushatë), dalin një e nga një, të ambalazhuar. Normalisht preferencat janë për ”ushtarët” besnik, të cilët kanë bërë betimin, kanë kontribuar për shefin. Për të cilët shefi ka shumë gjëra që i mban të fshehura për çdo rast. Këta duhet të dalin në skenë të regulluar, të krehur, të parfumuar, të bukur dhe të pastër, që mos tu duket fytyra e palarë, këpucët me baltë dhe duart... Shpesh ndodh që këta të mbarohen, të dalin jashtë loje për arsye të ndryshme – obiektive. Atëhere përdoret plani B, rezervë. Kërkohet në treg mall i ri, mundësisht i pa konsumuar por të ketë ”cilsitë” e nevojshme, psh. ndonjë i ”aratisur” nga kundërshtari, ose në rastin e fundit ndonjë i ”pamvarur” i lënë në heshtje, i konservuar. Këtu s'ka vënd për diletantët, apo për romantikët, duhet të njohish mirë regullat e ringut të shpallura dhe të rezistosh deri në fund. Nganjëherë është më e rëndësishme të njohish regullat e pashpallura, ato që të japin fitoren në final.

Në fakt pushtetin e merritojnë ata që din ta përdorin, të cilët ja dinë vlerën, dinë ç'të bëjnë me te. Pushteti i pashfrytzuar është humbje në të gjitha drejtimet, koha nuk pret dhe rasti nuk përsëritet. Pra nevoitet vendosmëri, qartësi, duhet të veprohet me shpejtësi dhe drejt e në objekt. Por meqë shpejtësia e madhe presupozon dhe inerci të madhe, shpesh ndodh që kandidati nuk arrin të ndaloj në kohën e duhur dhe kapërcen në zonën e ndaluar. Këtu fillojnë problemet e mbajtjes së pushtetit që nuk zgjidhen kollaj, u hapet punë, aplikohen taktika dhe strategji të holla në dukje. Ka dhe dështime nganjeherë, por partia është e fortë, gjen rrugën e daljes, qoftë dhe duke sakrifikuar. Ndodh pak më rrall kur lypet deri dhe koka e kryetarit – për hajër qoftë, puna të eci. Kam përshtypjen se PS ka hyrë në mendime për kokën e kryetarit, shpresoj mos merr shëmbull dhe PDK-ja, pasi komplikohet situata. Varet dhe çfar mendimi ka USTAI. Shshshsht, kush është ai ? Se di, por duhet të ketë një me siguri. Si puna e asaj fjale që ” çdo mafiot ka një nënë që i jep shpullën...”.

Gjithnjë kur arrij në këtë pikë bie në mendime. Çfarë bëjmë ? Zgjedhim ne, apo i përzgjedhin të tjerët? A duhet ta vras mëndjen më për këtë ? A ja vlen bara qeranë ? – Indiferentizmi zgjedhor, sëmundja e vëndeve në tranzicion. Kjo është, këtë duan dhe partitë, pse duhet të ngjeshen të gjithë nëpër kutit e votimeve si në stadium? Sa më pak aq më mirë, mbaron punë me pak para. Sikur të lejohej të bëheshin zgjedhjet pa zgjedhsa do ishte ideale – se votat po ata i numërojnë. Nejse e egzagjerova pak, se ca zgjedhsa duhen, për sytë e botës, OSBE me shokë. Megjthse dhe ata e dinë si luhet, por ja që duhen bërë ca gjera, nuk vete ashtu fare...

Në fakt ata që mezi i presin zgjedhjet janë gazetarët dhe TV. Loja luhet në fushën e tyre dhe ata marrin qiranë. Lej pastaj sikur tu ”kërkohet” ndonjë favor...kjo kushton ca, si thua?

Po populli ku është në këtë mes ???

Prapa liste si Lipe Shtoku – dëgjohet një zë i dobët nga fundi i sallës.