| E diele, 28.11.2010, 07:29 PM |
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
SH
SHABLLON-I shm. SHABLLONE-T
I MERR SHABLLON (gjërat) dikush fr.fol., iron.- nuk gjykon në mënyrë të pavarur dikush, nuk arsyeton sipas kushteve e rrethanave dikush, po në mënyrë të verbër. (FGJSSH f. 1813). S. shih sin : i merr kallëp (gjërat) dikush
SHAFRAN-I
BËHET (SI) SHAFRAN fr.fol., met., ftill.- 1. (në fytyrë dikush ) zverdhet shumë (në fytyrë) dikush). S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë) dikush. 2. (gjella) bëhet shumë e kripur, pothuajse e hidhur nga kripa e tepërt (gjella), bëhet aq e kripur sa s’ vihet dot në gojë (gjella). S. shih sin : bëhet helm (gjella). 3. (gjella) bëhet shumë e hidhur (gjella). (FGJSSH f. 1813). S.shih sin : bëhet pelim (gjella)
I HIDHUR SHAFRAN fr.mb.,ftill.- shumë i hidhur, fare i hidhur. (FGJSSH f. 1813). S. shih sin : i hidhur farmak
I VERDHË (SI) SHAFRAN fr.mb., ftill.,krah.- shumë i verdhë, fare i verdhë. (JNU-FPM f. 228, FGJSSH f. 1813). S.shih sin: dyllë zoge; flakë ari
SHAG/E-IA
BËHET SHAGE BYREKU dikush fr. fol.,iron.- fr.fol., iron.-i bie, i ulet vlera, autoriteti dinjiteti, personaliteti dikujt, nuk i shkon më fjala dikujt, nuk e dëgjon, nuk e pyet më dikë dikush, bëhet fare i pafuqishëm, i parëndësishëm,i pavlerë, i padobi-shëm, shterp dikush, i humb çdo vlerë dikujt, nuk vlen, nuk vyen për asgjë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet brashnjë dikush
SHAH
MBETET SHAH dikush fr.fol.,ftill.- shtanget, ngrihet, nguroset fare në vend dikush (nga habia, nga frika etj.), nuk mund fare të lëvizë a të flasë dikush (nga habia, nga frika etj.), nuk lëviz fare dikush, mbetet si i ngrirë nga habia, nga një gjë e papritur dikush. ( FGJSSH f. 1814). S. shih sin: mbetet si dhia në hell dikush
NGRIHET SHAH fr.fol.,ftill.-1. (dhia, lepuri, kali etj.) rri, qëndron vetëm mbi (në) këmbë të prapme (duke i mbajtur ngritur lart këmbët e para (dhia, lepuri, kali etj.). (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : rri ari (dhia, lepuri, kali etj.). 2. (dikush) çohet, ngrihet drejt përpjetë dikush. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin: çohet arithi (përpjetë) dikush
SHAH PËRPJETË fr.ndf.,ftill.- drejt përpjetë. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin: pizgë përpjetë
SHAH-U
BËHET SHAH NË VETE dikush fr.fol. ,id.- qëndron më vete dikush, pavarësohet, mëvetësohet dikush. (AXH-I f. 208). S. shih sin : bëhet dukë në vete dikush
ËSHTË SHAH NË VETE dikush fr.fol., ftill.- është njeri me tipare të veçanta e të çuditshme dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : është çeshit më vete dikush
SHAHTHI
NGRIHET SHAHTHI fr.fol.,ftill.-1. (dhia, lepuri, kali etj.) ngrihet mbi (në) këmbë të prapme (duke i mbajtur ngritur lart këmbët e para (dhia, lepuri, kali etj.). (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : rri ari (dhia, lepuri, kali etj.). 2. (dikush) çohet, ngrihet drejt përpjetë dikush. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin: çohet arithi (përpjetë) dikush
RRI SHAHTHI fr.fol.,ftill.-1. (dhia, lepuri, kali etj.) rri, qëndron vetëm mbi (në) këmbë të prapme (duke i mbajtur ngritur lart këmbët e para (dhia, lepuri, kali etj.). (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : rri ari (dhia, lepuri, kali etj.). 2. (dikush) rri ngritur, i ngritur drejt përpjetë dikush. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin: çohet arithi (përpjetë) dikush
SHAJAK-U shm. SHAJAKË-T
E LË SHAJAK diçka ( punën etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e lë në gjendje jo të mirë diçka (punën etj.) dikush, e lë keq diçka (punën etj.) dikush. (FGJSSH f. 1814).
ME SHAJAK E ME DAJAK fr.ndf., met.- me të mirë e me të keq, me marrëveshje e me dhunë, herë me të mirë e herë me kërcënime, herë me të mirë e herë me shtrëngim, me dhunë. (FGJSSH f. 1814).S. shih sin: herë me dru e herë me bukë
SHAJK/Ë-A shm. SHAJKA-T
BËHET SIKUR KA NGRËNË SHAJ-KA dikush fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa ma-së, së tepërmi dikush , tretet e dobësohet shu-më dikush. (JBALL-KOR f. 201). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
SHAKA-JA shm. SHAKA-TË
*NUK BËHET SHAKA me dikë a me diçka fr.fol.,fj.- duhet të jesh shumë serioz në raport me dikë a me diçka, duhet ta përfillësh me seriozitet të madh dikë a diçka. (FGJSSH f. 1815). - Unë jam burrë aty ku duhet, por... me ty s’ bëhet shaka! Nuk dua të shkoj për dhjamë qeni. (KB-TNZ f. 200). Me pleq si xha Islami, nuk bëhet shaka. Kur i vë kurrizin punës, ai e nxjerr më tjetër anë...(ROTHE-P f.115). Shpëtimi, si përgjegjës sektori që ishte, e dinte nevojën për fuqi punëtore, por në këtë rast s’ mund të shkelte në dërrasë të kalbur, pasi s’ bëhej shaka. Të fuste në gjirin e punëtorëve një tip si i kushëriri?! (ROTHE-P f. 59-60). S. s’ ka shaka me dikë a diçka (edhe moh.)
MOS BËJ SHAKA! fr.fol.,iron.- fr.fol., iron.- mos u tall! (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: mos bëj lodra!
*BËN SHAKA me dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.- tallet me dikë a diçka dikush, e tall dikë a diçka dikush.(AXH-VII f. 156, FGJSSH f. 134,688, 1011, 1815, 1966, RAHY f. 45).- Asnjëri nuk duhet ta dijë këtë që bëra.Më fal që bëra pak shaka me ty. Por, besoj se e vlen barra qiranë. (KJ-F-II f.221). Njerëzit bënin shaka në llogari timen, që me ëndje i dëgjoja. (HKA-OM f. 162).S.shih sin : bën allatkë me dikë a diçka dikush
*ËSHTË I SHAKASË dikush fr.fol., ftill.- është hokatar, mahitar, shakaxhi dikush.- Ja kështu jam. i mpirë, i dashur, i dhempshur, i fjalës, i muhabetit, i kupës, i shakasë...(SA-TZ f. 220).
S’ KA SHAKA fr.fol.,fj.- është serioze e me rëndësi diçka. (ASU-VGJKMGJ f. 268).
E KA ME SHAKA dikush fr.fol.,ftill.- nuk e ka seriozisht dikush, nuk e ka përnjëmend, me të vërtetë dikush. (FGJSSH f. 1966). S.shih sin: nuk e ka me gjithë mend dikush
E KA PA SHAKA dikush fr.fol.,ftill.- e ka seriozisht, përnjëmend, me të vërtetë, me seriozitet dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: e ka me mend dikush, e ka me gjithë (me tërë) mend dikush
S’ KA SHAKA me dikë a diçka fr.fol.,fj.- duhet të jesh shumë serioz në raport me dikë a me diçka, duhet ta përfillësh me seriozitet të madh dikë a diçka. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: nuk bëhet shaka me dikë a me diçka
E MERR ME SHAKA diçka dikush fr.fol.,iron.- nuk e merr seriozisht, me seriozitet diçka dikush, nuk e merr përnjëmend, me të vërtetë diçka dikush, nuk i (ia) jep rëndësinë e duhur diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: nuk e merr me gjithë (me tërë) mend diçka dikush
*SI NË SHAKA afr.ndf.,krah.- si me tallje, si me të tallur, si në qesëndi.- Po, ja baba mirë po prashis, a sheh edhe unë si ju...-u përgjigj ai si në shaka, por tepër i mërdhezur në pamje. (HKA-OM f. 166).
SHAKA ME SPEC fr.em.,ftill.- shaka që dëmton, shaka që mund të ketë pasoja të rënda, shaka me zarar. (FGJSSH f. 1779). S. shaka me thepa (me thumba)
SHAKA ME THEPA fr. em.,ftill.-shaka që dëmton, shaka që mund të ketë pasoja të rënda, shaka me zarar. (FGJSSH f. 1815, 2060). S. shih sin: shaka me spec
SHAKA ME THUMBA fr. em.,ftill.-shaka që dëmton, shaka që mund të ketë pasoja të rënda, shaka me zarar. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: shaka me spec
SHAK/Ë-A
SHAKËS KUR TË LOZË BISHTIN I VIHEN QENTË PRAPA fr.proverb.,iron.- femra e pamoralshme, e pandershme, e përdalë i ndjell, i tërheq bandillët prapa. (KOKA te: Dituria nr. 4/
SHAKULL-I
BËHET SHAKULL dikush fr.fol., id.- fryhet shumë, pa masë dikush (së ngrëni a së piri), ngopet shumë, pa masë dikush (me diçka), ngopet së tepërmi, tej mase dikush (me diçka), ha a pi shumë, pa masë, tej mase dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: ; bëhet calik dikush
BIE SHAKULL (PËRTOKË) fr. fol.,id.-bie i shtrirë përdhe, përtokë (gjerë e gjatë e pa lëvizur fare) dikush., bie pa ndjenja, i alivanosur a pa jetë, i vdekur përdhe, përtokë dikush, vdes në vend, menjëherë dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: bie capërdak përtokë dikush
ËSHTË SHAKULL DHIE ME LESH PËRBRENDA dikush fr.fol., iron.- është shpirtlig, keqdashës, zemërzi dikush. (NMUS-SHPK f. 279).
E LË SHAKULL (NË VEND) dikë dikush fr.fol.,ftill.- e lë sa gjatë gjerë shtrirë përdhe t alivanosur a të vdekur dikë dikush, e lë pa jetë, të vrarë, të mbytur a pa ndjenja, të alivanosur a të vdekur dikë dikush, e vret, e mbyt me një të goditur a menjëherë, në vend dikë dikush. (FGJSSH f. 985, 1815, 1844). S. shih sin: e lë balmuq dikë dikush
E LËSHON SHAKULL (NË VEND) dikë dikush fr.fol.,ftill.- e lë sa gjatë gjerë shtrirë përdhe t alivanosur a të vdekur dikë dikush, e lë pa jetë, të vrarë, të mbytur a pa ndjenja, të alivanosur a të vdekur dikë dikush, e vret, e mbyt me një të goditur a menjëherë, në vend dikë dikush. (FGJSSH f. 985, 1815). S. shih sin: e lë balmuq dikë dikush
MBETET SHAKULL dikush fr.fol.,ftill.- mbetet menjëherë, në vend i shtrirë e i alivanosur a i vdekur, i vrarë, i mbytur dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: mbetet crangël dikush
SHAL/Ë-A
Ç’ E DO SHALËN, KUR S’ KE KALË fr.proverb. – ç’ të duhet gjëja e vogël, e parëndësi-shme kur të mungon gjëja e madhe, gjëja kryesore. (JBALL-KOR f. 201).
I KA HIJE SI SHALA GOMARIT diçka dikujt fr.fol.,iron.- nuk i ujdiset, nuk i përshtatet, nuk i shkon, nuk i ka hije fare diçka dikujt nuk i shkon, nuk i vete, nuk i i rri mirë diçka dikujt, i rri keq, shëmtuar diçka dikujt . (FGJSSH f. 1816, 1862). S. shih sin: nuk i vjen në dorë diçka dikujt
I RRI SI SHALA GOMARIT diçka dikujt fr.fol.,iron.- nuk i ujdiset, nuk i përshtatet, nuk i shkon, nuk i ka hije fare diçka dikujt nuk i shkon, nuk i vete, nuk i i rri mirë diçka dikujt, i rri keq, shëmtuar diçka dikujt . (BQ-DSH). S. shih sin: nuk i vjen në dorë diçka dikujt
SHALË MBI SAMAR fr.em.,iron.- diçka e tepërt, e panevojshme, diçka më shumë nga ç’ duhet, diçka mbi një tjetër a mbi të tjera, barrë tepër e rëndë, barrë a detyrë, që i ngarkohet dikujt, të cilën nuk e pëballon dot, mbingarkesë . (FGJSSH f. 1816). S. shih sin: barrë mbi shalë
SHKOI PËR SHALË E U KTHYE PA KAPISTËR dikush fr.proverb., iron. -shkoi për diçka më tepër a diçka tjetër e erdhi (u kthye, mbeti) edhe pa atë që kishte (më parë a pa atë krye-soren), shkoi për të fituar,po humbi edhe atë që kishte pasur dikush, u mundua të fitojë (të kërkojë) më mirë, por i doli më keq, e humbi edhe atë që kishte. (BQ-DSH). S. shih sin: u
I SHKON SI SHALA GOMARIT diçka dikujt fr.fol.,iron.- nuk i ujdiset, nuk i përshtatet, nuk i shkon, nuk i ka hije fare diçka dikujt nuk i shkon, nuk i vete, nuk i i rri mirë diçka dikujt, i rri keq, shëmtuar diçka dikujt . (FGJSSH f. 1816, 1862). S. shih sin: nuk i vjen në dorë diçka dikujt
ULET NGA SHALA E HIPËN NË SAMAR dikush fr.proverb.,iron.-zbret nga një detyrë a punë e lartë në një detyrë a punë (më) të ulët dikush. (FGJSSH f. 1816, 2086, 2217). S. shih sin: bie nga ati (prej atit) në gomar (magar) dikush
ZBRET NGA SHALA E HIPËN NË SAMAR dikush fr.proverb.,iron.-zbret nga një detyrë a punë e lartë në një detyrë a punë (më) të ulët dikush. (FGJSSH f. 1816, 2217). S. shih sin: bie nga ati (prej atit) në gomar (magar) dikush
SHALQI-RI
TË HA SHALQIRIN E TË RRAH ME LËKURA dikush fr.proverb., iron.- e harron të mirën e bërë, ndihmën e dhënë dikush, është mosmirënjohës, bukëpërmbysës,bukëshkelës dikush. (FGJSSH f. 1816). S. shih sin : i bie bukës me këmbë dikush
SHALQINJ-TË
NUK MBAHEN DY SHALQINJ ME (NË) NJË DORË fr. proverb.,iron.-nuk mund të bëhen (t’ i bësh) dy punë njëkohësisht, përnjëherësh . (FGJSSH f. 918, 1785). S. shih sin: dy bostana s’ mbahen me (në) një dorë
NUK MBAHEN DY SHALQINJ NË (NËN) NJË SQETULLfr.proverb., iron.- nuk mund të bëhen ( t’ i bësh) dy punë njëkohësisht, përnjëherësh . (FGJSSH f. 918, 1785, 1816). S. shih sin: dy bostana s’ mbahen me (në) një dorë
SHAMAT/Ë-A
BËN SHAMATË dikush fr.fol., fj.-1. (me dikë) grindet me fjalë e me të bërtitura me dikë dikush. (FSHSSH f. 132, 1817). S. shih sin: e çon dardhë me dikë dikush. 2. (për diçka) bën potere, zhurmë të madhe dikush, s’ lë gjë pa thënë dikush, qorton rëndë, kritikon ashpër dikush, kundërshton, proteston me të madhe dikush dike bërë shumë zhurmë, ankohet me të madhe dikush duke bërë shumë zhurmë. (FGJSSH f. 132, 1817). S.shih sin: bën bujë për diçka dikush, e bën bujë diçka dikush
NUK I BËN SHAMATË dikujt dikush fr.fol.,meton.- nuk e trazon dikë dikush, nuk i flet dikujt dikush, e lë në punën e tij dikë dikush, nuk ndihet i gjallë në punën e vet dikush. (FGJSSH f. 1817).
SHAMI-A
BËHET PËR SHAMI dikush (një femër) fr.fol.,id.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush (një femër) . (UÇ-3/
DJEG SHAMINË dikush fr.fol.,meton.-gëzohet shumë, pa masë dikush, bën festë të madhe dikush. (FGJSSH f. 349). S. shih sin : u guf (i gufon) barku dikujt
SHAP-I
E HA SHAPIN PËR SHEQER dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (lehtë) dikush, e merr një gjë për tjetër dikush. ( FGJSSH f. 637). S. shih sin : i merr badrat për presh dikush
S’ E HA SHAPIN PËR SHEQER dikush fr.proverb.,iron.- nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk e gënjejnë, nuk e mashtrojnë dot dikë të tjerët, nuk ia hedhin dot dikujt.(FGJSSH f. 639). S. shih sin : nuk e ha bajgën për samun dikush
*E NDAN SHAPIN NGA SHEQERI dikush fr.fol.met.- e dallon, e ndan, e shquan të keqen nga e mira dikush, e dallon atë që nuk vlen nga ajo që vlen dikush. (FGJSSH f. 208, 406, 1827). - Prandaj thuaja popullit ato që të takojnë dhe ndaje shapin nga sheqeri. Mos shko në atë botë më i zi se ç’ je. (KB-TNZ f. 220). Përgjegjësit kryesorë për fatin e tij tashmë do të ballafaqohen me drejtësinë dhe sitat e saj që do ta ndajnë shapin nga sheqeri. (p.a. te : ERE, 14 qershor
SHAPKAS
SHAPKAS
LUAJNË SHAPKAS fr.fol.,fj.- luajnë me shapkë; njëri nga lojtarët e ruan shapkën nga lojtarët e tjerë që të mos e marrin ose të mos e gjuajnë me këmbë. (JNU-FPM f. 230).
SHAPK/Ë-A
IA HEQ SHAPKËN dikujt dikush fr. fol., meton.- ia pranon dikujt dikush (zotësinë, ftësinë, mundjen, fitoren etj.), ia pranon dikujt dikush( se është më i aftë, më i zoti , më i ditur, më i mençur etj.),i shpreh mirënjohje dikujt dikush, e përgëzon dikë dikush (në shenjë mirënjohjeje), e nderon veçanërisht për një punë të madhe e të rëndësishme që ka bërë, për meritat e aftësitë etj.) dike dikush.. (FGJSSH f. 668, 1817). S. shih sin: i (ia) jep dorën dikujt dikush
SHAR/Ë-A (E), SHARA-T (TË)
HA TË SHARA dikush fr.fol.,fj.- shahet dikush. (FGJSSH f. 637)
SHARË-T (TË)
*ËSHTË PËR TË (TA) SHARË dikush fr.fol.,antifras.- është i keq, i lig dikush.-Kur vdes qenkam i lig, qenkam për të sharë, për të hedhur në baltë! (Ç-
NUK ËSHTË PËR T’ U SHARË diçka fr.fol., antifras.- vlen diçka (edhe kështu siç është), nuk është e keqe diçka, është mjaft e mirë diçka. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : hyn në punë diçka
NUK ËSHTË AS PËR T’ U SHARË, AS PËR T’ U LAVDËRUAR diçka fr.fol.,ant.- nuk ka ndonjë vlerë të veçantë diçka, por as ndonjë të metë të dukshme, nuk është as e mirë, as e keqe diçka, është mesatare diçka, është me vlerë mesatare diçka. (FGJSSH f. 1814).
S’ KA TË SHARË fr.fol.,antifras.- 1. (diçka) është e mirë diçka, nuk ka asnjë të metë a mangësi diçka (një punë etj.). (FGJSSH f. 774). S. shih sin : nuk ka halë e byk diçka (një punë etj.) ; është ar diçka.2.(dikush) është shumë i mirë dikush sa s’ ke ç’ i thua, s’ka asnjë cen a të metë dikush, është i përsosur dikush. (FGJSSH f. 1818, 2058). S. shih sin : është pika e burrit dikush
SHARK-U
E DO SI SHARKUN E GËSHTENJËS NË GJI dikë a diçka dikush fr. fol.,iron.- nuk e do fare, aspak dikë a diçka dikush, e urren shumë, së tepërmi dikë a diçka dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 165). S. shih sin : e do si akullin në gji dikë a diçka dikush
SHART-I
IA PUNON SHARTIN dikujt dikush fr.fol., id.- dikujt dikush fr.fol.,id.-e mund me fjalë dikë dikush, s’ e lë të flasë më (me argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (HB-I f. 205). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush
BËHET PËR TA ÇARË ME SHARRË dikush fr.fol.,iron.-shëndoshet shumë dikush. (FGJSSH f. 1820). S. shih sin : bëhet si bucë dikush
I BIE SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.-i del përpara një vështirësi e pakapër-cyeshme a e paparashikuar dikujt, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 1820, 2232). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
I HA SHARRA dikujt fr.fol., id.- i shkojnë mirë punët dikujt, nuk ka pengesa e vështirësi dikush. (FGJSSH f. 638, 1820). S. shih sin : i shkon në dyzen diçka (puna etj.) dikujt
S’ E HA SHARRA diçka (një punë, një mendim etj.) fr.fol.,id.- nuk vlen, nuk shkon, nuk përfillet, nuk zë vend, nuk pranohet, nuk honepset, nuk merret parasysh fare diçka (një punë, një mendim etj.).(NMUS-SHPK f. 279).S.shih sin: s’ merr bojë diçka (një punë, një mendim etj.)
HAS SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin : dalin bishta
*I HAS SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.-i del një pengesë e paparashikuar dikujt dhe nuk është më në gjendje të kryejë një punë, ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, has , ndesh në një pengesë të fortë dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 589, 1820, 2232, EQSHI f. 4).- Rreshter Dautit na i hasi sharra në gozhdë e na u egërsua deri aty ku s' duron më burri. (AABD -ËD f.20). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
JANË NJË SHARRË fr.fol.,ftill.- janë të barabartë, njësoj (për nga lartësia, madhësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH). S. shih sin : janë një boj, janë të një boji
JANË SI TË JENË PRERË ME SHARRË fr.fol.,ftill.-janë njësoj, janë të barabartë (për nga madhësia, latësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH).S. shih sin : janë një boj, janë të një boji
JANË SIKUR T’ I KETË PRERË NJË SHARRË fr.fol.,ftill.- janë të barabartë, njësoj (për nga lartësia, madhësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH). S. shih sin : janë një boj, janë të një boji
JANË TË NJË SHARRE fr.fol.,ftill.- janë të barabartë, njësoj (për nga lartësia, madhësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH). S. shih sin : janë një boj, janë të një boji
I KA PRERË NJË SHARRË fr.fol., meton..-janë njësoj. (FGJSSH f. 1820). S. shih sin : janë një ajar
S’ E KAP AS SHARRA, AS LIMA dikë fr.fol., ant., meton.- është shumë i varfër dikush, është krejt i këputur dikush. (FGJSSH f. 1820). S. shih sin : arnë është, arnë s’ ka dikush
NDESH SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin : dalin bishta
I NDESH SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.- i del përpara një vështirësi a një pengesë pakapërsyeshme a e paparashikuar dikujt , ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 1820, 2232, EQSHI f. 4). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
NGEC SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin : dalin bishta
I NGEC SHARRA NË GDHE (NË GOZHDË) dikujt fr.fol.,iron.- ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërcyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush . (NMUS-SHPK-I f. 173, NMUS-SHPK f. 105, 244, 279, FGJSSH f. 1504, 1820). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
I KA NGECUR SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.-1. e ka një hall të madh dikush që nuk po e zgjidh dot. (FGJSSH f. 2151).S.i ka ngecur veza kryq dikujt. 2. i
NGEL SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin : dalin bishta
I NGEL SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.-i del përpara një vështirësi a një pengesë pakapërsyeshme a e paparashikuar dikujt , ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (NMUS-SHPK-I f. 172, NMUS-SHPK f. 151, FGJSSH f. 1820). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
SHARRA QË PRET, SHKËLQEN EDHE VETË fr.proverb.- ai që i mëson e i ndihmon të tjerët, mëson e përfiton edhe vetë prej tyre. (FGJSSH f. 1820).
E SHARROFTË SHARRA ! fr.fol., mallk.- vdektë ! u shkretëfoftë ! (FGJSSH f. 1820).
S. shih sin : mos i pjektë dy bukë në një hi !
I (IA) VË SHARRËN dikush fr.fol., meton.-1.(diçkaje)e sharron diçka dikush. (FGJSSH f. 2153). 2. (diçkaje a një vendi etj.) e prish krejt, e shkretëron, e shkreton , e rrënon, e shkatërron diçka a një vend dikush . (FGJSSH f. 1820,2154). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
ZË SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (FGJSSH f. 2230). S. shih sin : dalin bishta
I ZË SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.- i del përpara një vështirësi a një pengesë pakapërsyeshme a e paparashikuar dikujt , ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 1820, 2232, EQSHI f. 4). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
I ZË (I KA ZËNË) SHARRA NDRYSHK dikujt fr.fol.,iron.- 1. nuk është më në gjendje të punojë ose të kryejë një punë dikush. S.shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt. 2. nuk e ka më gjallërinë e dikurshme dikush. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin : bie në apati dikush
SHARRËXHI-U shm.SHARRËXHINJ-TË
SHTROHET SI SHARRËXHINJTË dikush fr.fol., meton.-ha me oreks e me shije dikush, nuk zgjedh në të ngrënë dikush. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin : është i bukës dikush
SHAT-I
BËHET SHAT dikush fr.fol.,iron.- është egoist i madh dikush, e ruan, e shikon vetëm inte-resin vetanak dikush, e ruan,e sheh vetëm lever-dinë, perspektivën vetanake dikush, heq nga vetja dikush, përpiqet të marrë sa më shumë për vete dikush. (MIHO-DI f. 179). S. shih sin : është çarçuk ferrash dikush
IA FUT ME SHAT fr.fol.,meton.- e gërmon shpejt e shpejt. (FGJSSH f. 522). S. shih sin : ia fut me kazmë
I HEQ NJË SHAT (misrit etj.) dikush fr.fol.,meton.- e prashit (misrin etj.) dikush. (FGJSSH f. 1821). S. i shkon një shat (misrit etj.) dikush
TË MOS JESH VETËM SHAT, POR EDHE LOPATË fr.proverb.,iron.- jo vetëm të marrësh, por edhe të japësh. (ANJEKE-M f. 72).
E MBAN SHATIN NË UJË dikush fr. fol.,iron.- punon pa dobi, kot dikush, e kalon kohën kot dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin : bën baltë dikush
ME SHAT NË UJË SHKON PUNA RROKOPUJË fr.proverb.- kur punon kot më kot nuk nxjerr gjë në dritë. (SUAH-SHPPG f. 92).
MERR SHAT (toka) fr.fol., ftill.- mund të punohet, të prashitet lehtë (toka). (FGJSSH f. 1063, 1821).
NUK I MERR SHATI UJË dikujt fr. fol. , iron.- fr.fol.,iron.-nuk i ecën, nuk i vete puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 1018, 1064, 1821, 2081).S. shih sin: s’ i zë eshka dikujt
NUK I NGRE SHATI UJË dikujt fr.fol..,iron.-nuk i ecën, nuk i vete puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 1018, 1064, 1821, 2081). S. shih sin: s’ i zë eshka dikujt
NUK I PI SHATI UJË dikujt fr.fol.., iron.- nuk i ecën, nuk i vete puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f.1821).S. shih sin: s’ i zë eshka dikujt
SHAT RROTULLUES fr.em.,fj.- disqe të dhëmbëzuara, të bashkuara në një bosht e të përkulura të gjitha nga njëra anë, që përdoren për të thyer koren e tokës. (FGJSSH f. 1821).
SHATI TËRHEQ NGA VETJA fr.pro-verb.,iron.-interesi individual mbizotëron te njerëzit, çdokush, secili kujdeset, interesohet për vetveten, çdokush, secili anon nga interesi vetanak a individual.. (FGJSSH f. 1821, 1995, 2142). S. shih sin: dega mban gjithmonë nga trungu
SHKEL NË SHAT dikush fr.fol., me-ton.- e gjen të keqen vetë dikush. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : e gjen si breshka te nallbani dikush
I SHKON NJË SHAT (misrit etj.) dikush fr.fol.,meton.-e prashit (misrin etj.) dikush. (FGJSSH f. 1821). S.shih sin : i heq një shat (misrit etj.) dikush
VEÇ SHATI E LOPATA DO T’ I NDAJË fr.fol.,meton.- duhen aq shumë në mes vete sa vetëm vdekja do t’ i ndajë. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin : bien në (një) brazdë
VJEN NË SHAT (misri) fr.fol.,meton.- vjen në kohën e prashitjes (misri). (FGJSSH f. 1821).
VONON SHATI fr.fol.,meton.- janë të vona bimët, prashitja e bimëve pranverore fillon më vonë. (IBME-OP f. 157).
NUK I ZË SHATI UJË dikujt fr.fol.., iron.- nuk i ecën, nuk i vete puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 1018, 1064, 1821, 2081). S. shih sin: sin: nuk i zë eshka dikujt
SHATAF
QET SHATAF dikush fr.fol.,iron.- shpif dikush, trillon, shton, thotë diçka të paqenë a të pamundur dikush, flet, thotë diçka dikush si t' i vijë për mbarë. (BQ-DSH). S. shih sin: qet bigoni dikush
SHATËLBAK-U
ËSHTË ENDE SHATËLBAK dikush fr.fol.,iron.- është ende i papjekur (në të gjykuar, në të menduar) dikush, është ende i ri e i papërvojë në jetë dikush, është ende i ri, në moshë të re, i vogël dikush (thuhet për një të ri që e heq veten të rritur). (SUAH-FPtTSHPG-III f. 69). S. shih sin : nuk i ka plasur arpallëku dikujt
SHAT-PAT
FLET SHAT-PAT dikush fr.fol.,iron.- flet keq, sa mezi kuptohet dikush, nuk merret vesh fare se ç’ flet, ç’ thotë dikush.. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin : flet me boça në fyt dikush
SHKRUAN SHAT-PAT dikush fr.fol., ftill., iron.- shkruan në mënyrë gati të palexueshme ,shkruan shumë keq dikush. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin : shkruan si me bythë dikush
SHATRA-PATRA
FLET SHAT-PAT dikush fr.fol.,iron.- flet keq, sa mezi kuptohet dikush, nuk merret vesh fare se ç’ flet, ç’ thotë dikush..(FGJSSH f. 1821). S. shih sin : flet me boça në fyt dikush
SHKRUAN SHATRA-PATRA dikush fr.fol.,ftill.,iron.-shkruan në mënyrë gati të palexueshme ,shkruan shumë keq dikush. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin : shkruan si me bythë dikush
SHAZ
E MBUSH SHAZ diçka (gotën etj.) dikush fr. fol.,ftill.- e mbush diçka (gotën etj.) sa nuk merr, sa nuk zë më, e mbush me të rrasur, plot e përplot diçka(gotën etj.) dikush. (FGJSSH f. 1821). S.shih sin : e mbush an’ e mb’ anë diçka dikush
SHEBEK-U
BËHET(SI) SHEBEK dikush fr.fol.,id.- lidhet mirë nga shëndeti dikush, trashet, majmet shumë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet si bucë dikush.
MBETET SHEBEK dikush fr.fol.,ftill.- mbetet i shkurtër, i parritur, i pazhvilluar në trup dikush. (FGJSSH f. 1821).
I SHKURTËR SI SHEBEK- fr.mb.,ftill., krah.- i shkurtër, i parritur, i pazhvilluar në trup . (FGJSSH f. 1821).
SHEG/Ë-A
BULË SHEGE fr.em., ftill.- një pjesë e kokrrës së shegës, që i ka farat të mbledhura në një vend. (FGJSSH f. 1822). S. kaposh shege
KAPOSH SHEGE fr .em., ftill.- një pjesë e kokrrës së shegës, që i ka farat të mbledhura në një vend. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin : bulë shege
I KUQ SI SHEGË fr.mb.,ftill.,krah.- shumë i kuq. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin : all i kuq
SHEGË DEVEDISHE fr.em.,fj.- shegë kokërrmadhe dhe shumë e ëmbël. (FGJSSH f. 319).
SHEH
SHEH Ç' SHEH dikush fr.fol.,id.- është i detyruar.- Fshatarët s' dinin nga t' ia mbanin. Panë ç' panë, shitën bukën e gojës për të larë të dhjetat. (THK-PËR f. 363). S, shih: nuk ka care
NUK SHEH NGA SHKON (NGA VETE) dikush fr.fol.,iron.- ikën menjëherë e me nxitim dikush. (FGJSSH f. 1862, 1883). S. shih sin : e ther binishin dikush
SHEJTAN-I
BËHET SI SHEJTANI dikush a diçka fr.fol., iron.,krah.- fëlliqet, ndotet shumë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin: bëhet berbat dikush a diçka
BINDET EDHE SHEJTANI I PËRROIT diku fr.fol.,id.- ndodh diçka e jashtëzkonshme diku, bëhet një pështjellim i madh diku. (PETZE-FSHFRR f. 22).S. shih sin: nuk dihet kush blen e kush paguan diku
DEL SI SHEJTANI NGA TEMJANI diçka a dikush fr.fol.,ftill.,krah.- del krejt papritur e pakujtuar diçka a dikush. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin : del nga zemra e dheut diçka a dikush
DI DHE SHEJTANIN KU RRI (NËPËR SHKËMBINJTË) dikush fr.fol.,ftill.- s’ ka gjë që nuk e di dikush, di shumë gjëra të fshehta dikush. S.di (njeh) zhurin e detit dikush.
ËSHTË GATUAR ME SHEJTANIN dikush fr.fol.,iron.-është shumë i djallëzuar e i prapë dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (NMUS-SHPK f. 280).S. shih sin: është biri i meçkës dikush
ËSHTË SI SHEJTANI I PËRROIT dikush fr.fol.,iron.-është shumë i djallëzuar e zemërlig dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (NMUS-SHPK f. 280).S. shih sin: është biri i meçkës dikush
ËSHTË SHEJTANI VETË dikush fr. fol., iron.- është shumë i djallëzuar e i prapë dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (FGJSSH f. 734). S. shih sin: është biri i meçkës dikush
E FUT SHEJTANIN NË ÇIBRIT (NË GASTARE, NË KUTI, NË SHISHE, NË THES) dikush fr.fol.,iron.- 1. është shumë i zoti, i shkathët e dinak dikush, e bën dikush edhe atë që duket e pamundur. (FGJSSH f. 347, 1822, 1844) S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush; i bëhet bisht sakicës dikush .2. është shumë i djallëzuar dikush, është dinak i madh dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e fut draprin në thes dikush
ËSHTË GATUAR ME SHEJTANIN dikush fr.fol.,iron.- fr. fol., iron.- është shumë i djallëzuar e i prapë dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (FGJSSH f. 734). S. shih sin: është biri i meçkës dikush
ËSHTË I SHEJTANIT E I MEJDA-NIT dikush fr.fol.,ftill.-është i zoti të bëjë çdo punë dikush, është i zoti për të gjitha punët dikush. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
IKËN SI SHEJTANI NGA TEMJANI dikush fr. fol., ftill.,krah.-1. i shmanget, i largohet me çdo kusht dikujt a diçkaje dikush,ia ka shumë frikën dikujt a diçkaje dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt e i trembur dikush. (FGJSSH f. 347, 1822, 1981). S. shih sin: ikën si djalli nga temjani dikush .2. (prej dikujt a diçkaje) i druhet, i frikohet, i trembet shumë, pa masë dikujt a diçkaje dikush. S. shih sin : i druhet si dreqit dikujt a diçkaje dikush. 3. frikësohet trembet shumë dikush, tmerrohet, lemeriset dikush, është frikacak i madh dikush. (FGJSSH f. 1981). S. shih sin: i dridhet barku dikujt; ikën si fqarri nga tymi (prej tymi) dikush
LARGOHET SI SHEJTANI NGA TEMJANI dikush fr. fol., ftill.,krah.-i shmanget, i largohet me çdo kusht dikujt a diçkaje dikush,ia ka shumë frikën dikujt a diçkaje dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt e i trembur dikush. (FGJSSH f. 347, 1822, 1981). S. shih sin: ikën si djalli nga temjani dikush
KA LINDUR PËRPARA SHEJTANIT dikush fr.fol.,iron.- është dinak i madh dikush, është shumë i djallëzuar e i prapë dikush. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin : të ha babanë në vesh dikush
RUHET SI SHEJTANI NGA TEM-JANI dikush fr. fol., ftill.,krah.-1. i shmanget, i largohet me çdo kusht dikujt a diçkaje dikush,ia ka shumë frikën dikujt a diçkaje dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt e i trembur dikush. (FGJSSH f. 347, 1822, 1981).S. shih sin: ikën si djalli nga temjani dikush.2 (prej dikujt a diçkaje) i druhet, i frikohet, i trembet shumë, pa masë dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1981). S. shih sin : i druhet si dreqit dikujt a diçkaje dikush
SHEJTAN ME BRIRË fr.em.,iron.- njeri shumë i keq, i lig, njeri shumë shpirtkeq e smirëzi, njeri shumë dinak. (ART- III f.148, FGJSSH f. 178, 1822). S. shih sin: djall me brirë
SHEJTANI AS MBJELL, AS KORR fr. fol.,iron.- njeriu i keq nuk bën kurrë ndonjë punë të dobishme. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin: s’ bën dreqi ve
SHEJTAN ME VESHË fr.em.,iron.- njeri shumë i prapë, i prirur për prapësira . (PAVHA-SHPE f. 117). S. shih sin : djall me brirë
E SHTIE SHEJTANIN NË SHISHE (NË THES) dikush fr.fol.,iron.- është shumë i zoti, i shkathët e dinak dikush, e bën dikush edhe atë që duket e pamundur. (FGJSSH f. 347, 1844, 2063) S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush; i bëhet bisht sakicës dikush
SHEK/E-JA shm.SHEKE-T
I USHTOJNË SHEKET dikujt fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, është i varfër në kulm, tej mase dikush, s' ka gjë prej gjëje (nga pasuria) dikush, jeton, rron në varfëri, në skamje të madhe dikush. (PETZE-TRO-I f. 200, FGJSSH f. 1823, 2098). S. shih sin : nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush
SHEKULL-I
E DI GJITHË SHEKULLI diçka fr.fol., ftill.,meton.- e dinë të gjithë (njerëzit) diçka. (FGJSSH f. 1823). S. shih sin : e di gjithë bota diçka
FAQE SHEKULLIT fr.ndf.,meton.- para të tjerëve, në prani të tjerëve, botërisht, haptas, sheshit. (ALSI te: Leka nr. 3/
SHEKULL I ARTË fr.em.,fj.- koha e lulëzimit më të madh të dijesive (shkencave) e të arteve në historinë e një vendi. ( FGJSSH f. 56, 841, 1823) S. shih sin: kohë e artë (e florinjtë)
SHELEG-U shm.SHELEGË-T
BËHET SI SHELEG dikush fr.fol.,krah.- majmet, shëndoshet dikush. (HXH-2/
BËHET SHELEGU DASH fr.fol., meton.-kryhet, plotësohet, përmbushet, sendërtohet diçka me kohë. (JTH-FFGJSH f. 186).
BËHET SI SHELEG I PURTHOSUR dikush fr.fol.,krah.-1. dobësohet e tretet shumë, së tepërmi dikush. (NMUS-SHPK f. 281). S.shih din : bëhet asht e zhëngë dikush. 2. bëhet i neveritshëm dikush. (NMUS-SHPK f. 281).S. shih sin: ta zë bukën në fyt dikush a diçka
E BËN SHELEGUN DASH dikush fr.fol.,iron.- e zmadhon së tepërmi diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 281). S. shih sin: e bën bjeshkë diçka dikush
SHELG-U, SHELGJ/E-JA shm.-SHELGJE-T
KUR TË BËJË SHELGU RRUSH fr. ndf.,proverb.,iron.-kurrë, askurrë, asnjëherë, fare, kurrën e kurrës. (HAJSHE te: GJJ nr. 3-4/
*KUR TË BËJË SHELGJJA RRUSH fr.ndf.,proverb.,iron.-kurrë, askurrë, asnjë-herë, fare, kurrën e kurrës.- Serbia mund t’ i realizojë qëllimet e veta ekspansioniste në Kosovë kur të bëjë shelgjja rrush e të qethen dhentë e kuqe. (KSY-SHZ f. 37).. S. shih sin: kur të shijë Ajdini urov
I PJELL EDHE SHELGU RRUSH dikujt fr.fol., meton.- i ecën shumë fati dikujt, i vjen e mira dikujt edhe kur s' e pret. (NMUS-SHPK f. 281).S. shih sin : i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt
SHELG I EGËR fr.em.,bot.- lloj shelgu që rritet si shkurre e ulët, me gjethe pushatake e me lule të verdha. (FGJSSH f. 1823).
SHELG INDUSTRIAL fr.em.,bot.- shelgjishtë, shelgjishtër. (FGJSSH f. 1823). S. shih sin : shelg i kuq
SHELG I KUQ fr.em.,bot.- shelgjishtë, shelgjishtër. (FGJSSH f. 1823). S. shelg industrial
SHELG LOTUES fr.em., bot.- lloj shelgu me degë shumë të epshme e të gjata që varen poshtë. (FGJSSH f. 1823, 2106). S. shelg vajtues
SHELG VAJTUES fr.em., bot.- lloj shelgu me degë shumë të epshme e të gjata që varen poshtë. (FGJSSH f. 1823, 2106). S.shih sin : shelg lotues
SHEMBULL-I
BËHET SHEMBULL dikush fr.fol., meton.- 1. (për diçka) shërben si model, si gjedhe që ndiqet për diçka nga të tjerët dikush, e bën i pari diçka dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : e jep shembullin dikush
E BËN SHEMBULL diçka a dikë dikush fr.fol.,meton.- ecën në rrugën e diçkaje a të dikujt dikush, ecën në rrugën që ka çelur, që ka hapur dikush, e ndjek shembullin e diçkaje a të dikujt dikush, bën, vepron sipas shembullit të diçkaje a të dikujt dikush, e vijon, e vazhdon, e çon më tej punën e nisur prej dikujt dikush, e vijon, e vazhdon po atë rrugë (lëmë, fushë etj.) dikush. (FGJSSH f. 1824).S.shih sin : ndjek gjurmët e diçkaje a dikujt dikush
ËSHTË PA SHEMBULL dikush fr. fol., meton.- nuk ka edhe një tjetër si dikush ,nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush , është i pashoq, i vetëm për diçka dikush, dallohet, shquhet shumë nga të tjerët a nga të gjithë dikush nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
ËSHTË I VETMI SHEMBULL dikush fr.fol.,meton.- nuk ka edhe një tjetër si dikush ,nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush , është i pashoq, i vetëm për diçka dikush, dallohet, shquhet shumë nga të tjerët a nga të gjithë dikush nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
*ËSHTË SHEMBULL dikush fr.fol., ftill.- shërben si gjedhe, si model për të tjerët dikush, e bën i pari diçka dikush.-Vetëm për punë të tilla isha unë i dobishëm. Megjithatë jo vetëm në shtëpinë tonë, po në tërë lagjen, të gjithë, pa përjashtim, vinin dorën në zjarr për vëllanë e madh. Ai ishte shembull, model. (KB-TNZ f.389). S. shih sin : e jep shembullin dikush
*E JEP SHEMBULLIN… dikush fr.fol.,ftill.– shërben si pofte, si gjedhe, si model për të tjerët dikush, e bën i pari diçka dikush. (FGJSSH f. 1824).-Lejla ka dhënë shembullin më të keq. Pas mendimit tim, ky nuk është duke dalë nga udha e Partisë, po ka dalë. (ZSA-VL-
E KA SI SHEMBULL dikë dikush fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush
S’ KA SHEMBULL dikush fr.fol., meton. - nuk ka edhe një tjetër si dikush ,nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush , është i pashoq, i vetëm për diçka dikush, dallohet, shquhet shumë nga të tjerët a nga të gjithë dikush nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
*MBETET SHEMBULL dikush a diçka për dikë a diçka fr. fol.-mbetet pofte, gjedhe, model për t ' u shkërbyer, imituar nga të tjerët dikush a diçka.-Isuf Mujani, Bali Idrizi, Sali Rama,Tahir Coli etj. kanë mbetur shembull për brezat e tashëm dhe të ardhshëm .(ZYNE- PLR f. 38).
E MERR SI SHEMBULL dikë dikush fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush
MERR SHEMBULL dikush nga dikush fr.fol., meton.- e merr si pofte, si gjedhe, si model dikë dikush, bën, vepron dikush si dikush tjetër. (FGJSSH f. 1824) . S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush (edhe moh.)
E NDJEK SHEMBULLIN e dikujt dikush fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush
*PËR SHEMBULL fr.ndf.- fjala vjen, ta zëmë, përdoret pasi kemi shprehur një mendim, të cilin duam ta sqarojmë më mirë a ta vërtetojmë, ta konkretizojmë.(FGJSSHf.1824).-Ja,për shembull, ju bëtë shkollën që të nxirrnit bukën e gojës. Mirëpo, unë e kam të siguruar bukën. (ZIÇE-TZ f. 156-7). Kështu për shembull, një ulje e çmimit vërehet te kafja. (LHA te: KS, 18.10.
SHËRBEN SI SHEMBULL dikush fr.fol.,meton.- shërben si pofte, si gjedhe, si model për të tjerët dikush, e bën i pari diçka dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : e jep shembullin dikush
SHEMERKA-T
HAHEN (SHKOJNË) SI SHEMER-KAT në mes vete fr.fol.,iron.- i acarojnë marrë-dhëniet në mes vete, zihen, shkojnë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin: shkojnë araz (arëza) në mes vete
SHEM/ËR-RA shm. SHEMRA-T
I BËHET SI SHEMRA NËNËS dikujt dikush a diçka fr. fol., id.- e urren së tepërmi dikë a diçka dikush , nuk e do fare dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e do si akullin në gji dikë a diçka dikush
E DO SI DJALIN E SHEMRËS dikë a diçka dikush fr. fol.,iron.-nuk e do fare, aspak dikë a diçka dikush, e urren shumë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e honeps , s' e duron dot fare dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : e do si akullin në gji dikë a diçka dikush
E KA SHEMËR E JO ZEMËR dikë dikush fr.fol.,ftill.- e ka armik e jo mik dikë dikush. (FGJSSH f. 1825).
SHKOJNË SI SHEMRAT në mes vete fr.fol.,iron.- i acarojnë marrëdhëniet në mes vete, zihen, shkojnë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete, zihen vazhdimisht në mes vete. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shkojnë araz në mes vete
SHENA-T
U SHTERËN (U ULËN) SHENAT DHE U ÇUAN PËRROJET fr.proverb.- ka rënë paria dhe ka dalë në krye vegjëlia, kanë rënë nga gjendja e mirë shtëpitë e mëdha dhe është ngritur vegjëlia (SUAH-SHPPG f. 89, 93). S. shih sin : u ngritën brigjet e u ulën malet
SHEND-I
BËHET GJITHË (TËRË) SHEND dikush fr.fol., meton.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt
BËHET SHEND E GAZ dikush fr. fol.,meton.-gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt ; i qesh lulja e ballit dikujt
BËHET SHEND E HARE dikush fr. fol.,meton.-gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt
BËHET SHEND E JETË dikush fr. fol.,meton.-gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt
BËHET SHEND E VERË dikush fr. fol.,fj.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 130, 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt
ËSHTË GJITHË (TËRË) SHEND dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush
ËSHTË SHEND E GAZ dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush
ËSHTË SHEND E HARE dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush
ËSHTË SHEND E E JETË dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825).S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush
*ËSHTË SHEND E VERË dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825, 2134).- Im vëlla ishte shend e verë.Dhe kishte arsye, sepse ai kishte bërë alamet pune për montimin e aparatit të transmetimit.(SK-P f.127). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush
*PLOT SHEND fr. mb., fj.- i gëzuar, i lumtur, shumë, pa masë.- Xha Lita buzëqeshi sipas adetit të vet gjerë-gjerë plot shend...(MI-FV f. 117). S. shih sin : shend e verë
SHEND E GAZ fr.mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shend e verë
SHEND E HARE fr.mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shend e verë
SHEND E JETË fr.mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shend e verë
*SHEND E VERË fr. mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). - Rrebesh Rradaka, atëherë shend e verë, hiqte buzën vesh më vesh- siç e hiqte redaktori vijën e kuqe përmbi mendimet e gabuara në artikuj. (MI-SH f. 61). plot shend ; shend e gaz ; shend e hare ; shend e jetë
SHENJ/Ë-A shm.SHENJA-T
IA BËN ME SHENJË (ME SHENJA) dikujt dikush fr.fol.,meton.- e njofton dikë dikush për diçka me shenja. (FGJSSH f. 735). S.i bën shenjë dikujt dikush ; i jep shenjë (shenja) dikujt dikush
*I BËN SHENJË dikujt dikush fr.fol., meton.- e njofton dikë dikush për diçka me shenja.- Zonja Hijerënda i bëri shenjë që të heshte, se dardha bishtin e kishte prapa. (SS-S f. 236). Aq i bëri shenjë ta ndiqte përgjatë korridorit, duke mbajtur vetë në duar për të bërë dritë pishtarin. (FLAÇ te: KD, 9 gusht
NUK IA BËN SHENJË (punës etj.) dikush fr.fol., iron.-nuk ia
I BËN SHENJË ME DORË dikujt dikush fr.fol.,fj.- e lëviz dorën duke e tundur nga lart disa herë në drejtim të dikujt dikush (në shenjë përshëndetjeje, të thirrjes a të heqjes së vëmendjes). (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : ia bën me dorë dikujt dikush
I BIE NË SHENJË diçkaje dikush fr.fol.,id.-1.e zbulon dhe e kritikon pikërisht burimin e një të mete, të një gjendjeje të pakënaq-shme etj. dikush, qëllon, godet aty ku duhet, ku kërkohet dikush.. (ART f. 212, FGJSSH f. 1711, 1826). S. shih sin: i bie pikës dikush. 2. e kupton drejt diçka dikush, e merr vesh, e kupton (më në fund) dikush diçka , që nuk e merrte vesh, që nuk e kuptonte më parë, e kupton, e kap menjëherë dikush se ku është qëllimi. (FGJSSH f. 1989). S. shih sin: i bie në fije diçkaje dikush
, I BIE SHENJËS dikush fr.fol.,id.- e gjen, e qëllon pikërisht, tamam atë që kërkohet, atë që duhet dikush, thotë a bën pikërisht atë që duhet dikush, e prek thelbin e çështjes dikush.. (ART f. 212, FGJSSH f. 1711, 1826). S. shih sin: i bie pikës dikush
ËSHTË NË SHENJË dikush fr. fol.,ftill.- është veçan nga të tjerët dikush, shquhet,dallohet nga (mbi, ndër) të tjerët dikush, nuk ka krahasim me të tjerët dikush, dallohet, del mbi të gjithë dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : ha bukë veç dikush
*ËSHTË SHENJË SE... fr.fol.,ftill.-është paralajmërim se...- Ishte shenjë se nga çasti në çast ai mund të shpërthente në një shfryrje të papër-mbajtur nervozizmi. (GJZH-R f. 72).
GODET NË SHENJË dikush fr.fol.,id.- e gjen, e qëllon pikërisht, tamam atë që kërkohet, atë që duhet dikush, zbulon a kritikon pikërisht burimin e një të mete, të një gjendjeje të pakënaqshme etj. dikush, qëllon, godet aty ku duhet, ku kërkohet dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin: i bie pikës dikush
HUMB PA SHENJË dikush a diçka fr.fol.,ftill.,meton.- humb, zhduket,tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1826). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka
HUMB PA SHENJË E PA DOKË (PA DUKË) dikush a diçka, HUMB PA SHENJË E DUKË dikush a diçka fr.fol.,ftill.,meton.- humb, zhduket,tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka , zhduket, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. (FGJSSH f. 1826). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka
HUMB PA SHENJË E PA NISHAN dikush fr.fol.,ftill., meton.- humb, zhduket,tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, zhduket, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka
JANË TË GJITHA SHENJAT QË… fr.fol.,id.- ka shumë mundësi që…(FGJSSH f. 1826). S. shih sin : ka gjasë, ka gjasa
*JEP SHENJË dikush, E JEP SHENJ-ËN dikush fr.fol.,fj.- sinjalizon dikush. (RAHY f. 49).- E sa po e dha shenjën ky kadiu i Zafir Kulirës, të gjithë këndesat e fshatit ia thirrën berihasë. (MK-AJ f.252).
JEP SHENJË (SHENJA) dikush fr. fol., meton.- tregon një farë gjallërie dikush, bën një farë lëvizjeje dikush. (FGJSSH f. 1826).
JEP SHENJA për diçka dikush fr.fol., meton.- tregon se është i aftë për diçka (për një punë a për një veprimtari etj.) dikush, tregon se do të bëjë diçka dikush. (FGJSSH f. 1826).
I JEP SHENJË (SHENJA) dikujt dikush fr.fol.,meton.- e njofton dikë dikush për diçka me shenja. (FGJSSH f. 735). S. shih sin : ia bën me shenjë (me shenja) dikujt dikush
JEP SHENJË ME DORË dikush fr. fol.,fj.- lëviz dorën dikush duke e tundur nga lart (në shenjë përshëndetjeje a të heqjes së vëmendjes a thirrjes). (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : bën me dorë dikush
I JEP SHENJË ME DORË dikujt dikush fr.fol.,fj.- e lëviz dorën duke e tundur nga lart disa here në drejtim të dikujt dikush (në shenjë përshëndetjeje, të thirrjes a të heqjes së vëmendjes). (BQ-DSH). S. shih sin : ia bën me dorë dikujt dikush
I JEP SHENJË (SHENJA) dikujt dikush për diçka fr.fol.- Unë vazhdova rrugën, duke menduar se mund të ishte një zë tjetër. I dhashë shenjë të kalonte. (IPRO te:KD, 8 mars
E KA NË SHENJË diçka a dikë dikush fr.fol..,eton.- i drejton goditjet a sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush, e sulmon, e godet vazhdimisht diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826, 2154). S. shih sin : e vë në sy diçka a dikë dikush
KA SHENJË dikush fr.fol., fj.- qëllon mirë (me armë) dikush. (FGJSSH f. 1826).S. shih sin : ka nishan dikush
KA SHENJA QË… fr.fol.,meton.- ka shumë mundësi që... (të ndodhë) , pritet të ndodhë (që, se). (FGJSSH f. 774, 1826). S. shih sin: ka gjasë, ka gjasa
E KTHEN SHENJËN dikush (i fejuari) fr.fol.,id.-e prish fejesën dikush (i fejuari). (FGJSSH f. 1826).
E MBAN NË SHENJË diçka a dikë dikush fr.fol.,met.-i drejton goditjet, sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush,e përqendron sulmin, goditjen kundër diçkaje a dikujt dikush , e synon për ta qëlluar, goditur a për ta sulmuar diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : e vë në sy diçka a dikë dikush
MERR SHENJË dikush fr.fol.,fj.-shënon, shenjon dikush. (FGJSSH f. 1826, 1941, RAHY f. 15). S.shih sin: merr nishan dikush
E MERR NË SHENJË diçka a dikë dikush, E MERR SHENJË diçka a dikë dikush fr.fol.-1. fj.- e synon për ta qëlluar a për ta vrarë dikë a shenjën (me armë) dikush, e synon për ta qëlluar, goditur a për ta sulmuar, vrarë diçka a dikë (me armë) dikush, e syzon, e shënjon diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1835). S. shih sin : e fut në shënjestër diçka a dikë dikush.2. met.- i drejton goditjet, sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush, e sulmon vazhdimisht diçka a dikë dikush, e përqendron sulmin, goditjen kundër diçkaje a dikujt dikush, e merr si shenjë kryesore , si cak, si synim kryesor diçka a dikë për ta sulmuar a goditur dikush, e synon për ta qëlluar, goditur a për ta sulmuar diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : e vë në sy diçka a dikë dikush
NDAHET NË SHENJË dikush fr.fol., met.- bie në sy, dallohet shumë dikush në mesin e të tjerëve , veçohet, dallohet, shquhet prej të tjerëve për diçka (për nga vetitë, për nga aftësitë etj.) dikush, dallohet, shquhet sheshit, fare qartë prej të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : ha bukë veç dikush
E NDAN NË SHENJË diçka dikush fr.fol.,met.- e dallon, e thekson, e nënnvizon diçka dikush, e spikat, e shquan nga të tjerat (për të mirë a për të keq) diçka dikush, e bën që të bjerë menjëherë në sy, në dukje diçka dikush, i jep rëndësi diçkaje dikush, e bën që të duket, që të dallohet qartë diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin :e tregon me dorë diçka dikush
I NGUL SHENJAT dikush fr.fol., fj.- i ngul disa hunj në tokë dikush për të treguar diçka. (FGJSSH f. 1825).
NJË SHENJË DYFEKU LARG fr. ndf.,meton.- aq sa arrin plumbi i pushkës, aq sa mund të vihet në shenjë me pushkë diçka. (FGJSSH f. 1578, 1826). S. shih sin: një nishan dyfeku larg
NJË SHENJË PUSHKE LARG fr. ndf.,meton.- aq sa arrin plumbi i pushkës, aq sa mund të vihet në shenjë me pushkë diçka. (FGJSSH f. 1578, 1826). S. shih sin: një nishan dyfeku larg
PA LËNË AS SHENJË, AS PULLË fr.ndf.,meton.- pa lënë asnjë gjurmë. (SM f. 41). S. shih sin: pa çikë e pa nishan
QËLLON NË SHENJË dikush fr.fol., meton.- e gjen, e qëllon diçka dikush, e qëllon, e godet ashtu siç duhet e aty ku duhet diçka dikush, thotë a bën pikërisht atë që duhet dikush. ( FGJSSH f. 1481, 1826). S. shih sin: i bie pikës dikush
E RROK SHENJËN dikush fr.fol., met.- e qëllon, e godet ashtu siç duhet e aty ku duhet diçka (një punë, një çështje etj.) dikush, thotë a bën pikërisht atë që duhet dikush, e gjen, e qëllon tamam, pikërisht atë që duhet dikush. (FGJSSH f. 1711). S. shih sin: i bie pikës dikush
SI DUKEN SHENJAT .1. fr.ndf.,id.-me sa duket, me sa shihet, si duket puna. S. shih sin: me ç’ duken bathët. 2. fr.fol.,met. (si duken shenjat?-si është puna, si duket puna, si janë punët, si duken punët? (FGJSSH f. 385). S. shih sin: si duken bathët?
SI JANË SHENJAT .1. fr.ndf.,id.-me sa duket, me sa shihet, si duket puna. S. shih sin: me ç’ duken bathët. 2. fr.fol.,met. (si janë shenjat?-si është puna, si duket puna, si janë punët, si duken punët? (FGJSSH f. 385). S. shih sin: si duken bathët?
SIÇ TREGOJNË SHENJAT fr.fol.,id.- me sa duket, me sa shihet, si duket puna, si janë shenjat, si duken shenjat . (FGJSSH f. 2020). S. shih sin: me ç’ duken bathët
SIPAS SHENJAVE fr.ndf., id.- me sa duket…. (FGJSSH f. 1826). . S. shih sin: me ç’ duken bathët.
SHENJA ASTRONOMIKE fr.em.,fj., astr.- vizatime që përdoren në astronomi për të përfaqësuar planetët dhe trupat e tjerë qiellorë. (FGJSSH f. 1825).
SHENJAT E BARDHA fr.em.,fj.- viza të bardha në rrugët e qyteteve, që shërbejnë për të treguar vendin ku lejohet kalimi i këmbësorëve. (FGJSSH f. 1825).
SHENJA DIAKRONIKE fr.em.,fj., gjuh. - viza të veçanta, pika etj. që, duke iu bashkuar një shkronje, tregojnë se ajo përfaqëson një tingull tjetër (p. sh. dy pikat e shkronjës ë ose bishti i shkronjës ç).
SHENJA GRAFIKE fr.em.,fj.- tërësia e shkronjave, e shifrave dhe e shenjave të pikësimit që përdoren në shkrim. (FGJSSH f. 1825).
SHENJË E GJELBËR fr.em.,fj.-shenjë që tregon se rruga është e lirë për kalim (për kalimtarë). (FGJSSH f. 606).
SHENJA KONVENCIONALE fr. em., fj.- figura, vizatime etj. që përdoren në fusha të ndryshme të shkencës, të artit, të teknikës etj., me vlera e me kuptime për të cilat njerëzit janë marrë vesh që më parë. (FGJSSH f. 1825).
SHENJË E KUQE fr.em.,fj.- shenjë që tregon se rruga është e lirë për kalim, për ngasje (për automjete) (BQ-DSH).
SHENJA MATEMATIKE (MATEMA-TIKORE) fr.em.,fj., mat.- simbole që përdoren për të shënuar veprime ose vlera të ndryshme matematike (matematikore). (FGJSSH f. 1825).
SHENJË MONETARE fr.em.,fj.,fin.- figurat dhe shënimet që shtypen ose që gdhenden në një monedhë. (FGJSSH f. 1825).
SHENJAT E PIKËSIMIT fr.em.,fj., gjuh.- shenjat ( pika, presja pikëpresja, dy pikat, pikëpyetja, pikëçuditja, thonjëzat, kllapat, viza etj.), që përdoren në shkrim për të ndarë fjalitë a pjesëtc e një fjalie, për të shënuar ndalesat gjatë leximit dhe anë të tjera të ligjërimit që nuk mund të jepen meanë të shkronjave. (FGJSSH f. 1825).
SHENJAT E QARKULLIMIT fr.em., fj.- sistem vizash e figurash që rregullojnë qarkullimin e mjeteve nëpër rrugët. (FGJSSH f. 1825).
E VË NË SHENJË diçka a dikë dikush fr.fol..,met.- e synon për ta qëlluar, goditur a për ta sulmuar diçka a dikë dikush, e përqendron sulmin, goditjen kundër diçkaje a dikujt dikush, i drejton goditjet a sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush, e sulmon, e godet vazhdimisht diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826, 2154). S. shih sin : e vë në sy diçka a dikë dikush
SHKON PA SHENJË E PA DOKË (PA DUKË) dikush fr.fol.,meton.- zhduket, humb pa gjurmë dikush, vritet, vdes pa kurrfarë gjurme dikush, humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka
I (IA) VË SHENJËN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e dallon dikë dikush nga të tjerët për t’ ia besuar një detyrë që kërkon aftësi e zotësi të veçantë ose për ta trajtuar ndryshe. (FGJSSH f. 1826, 2154)
SHEQER-I
DERDH SHEQER NGA GOJA dikush fr.fol., met.-është gojëmbël dikush, flet butë e këndshëm dikush, flet, thotë fjalë të ëmbla, të mira dikush. (FGJSSH f. 1153, 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush
I ËMBËL SI SHEQERI fr.mb.,ftill., krah.- shumë i ëmbël. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin : i ëmbël si mjaltë
ËSHTË TOP SHEQERI (një vajzë) fr. fol., ftill.- është e shëndetshme, e bardhë dhe e bukur (një vajzë). (FGJSSH f. 1827, 2007).
ËSHTË SHEQER I GJALLË dikush fr.fol., ftill.-është shumë i dashur e fjalëmirë me të tjerët dikush, është shumë gojëmbël dikush. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush
S’ ËSHTË SHEQER QË TË TRE-TET dikush fr.fol.,ftill.- nuk e gjen ndonjë gjë e keqe dikë. (NMUS-SHPK f. 281).
I HEDH SHEQER diçkaje dikush fr. fol.,fj.- e sheqeron, e sheqeros diçka dikush. (FGJSSH f. 1827). S.e krip me sheqer diçka dikush ; i shtie sheqer diçkaje dikush
KËRKON SHEQER E KRIPË NË UJË dikush fr.fol.,iron.-kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (JBALL-KOR f. 201). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush
E KRIP ME SHEQER diçka dikush fr. fol.,fj.-e sheqeron, e sheqeros diçka dikush. (FGJSSH f. 1827). S.shih sin : i hedh sheqer diçkaje dikush
LËSHON SHEQER NGA GOJA dikush fr.fol., met.-është gojëmbël dikush, flet butë e këndshëm dikush, flet, thotë fjalë të ëmbla, të mira dikush. (FGJSSH f. 1153, 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush
E LYEN ME SHEQER diçka dikush fr.fol.,iron.- përpiqet ta fshehë thelbin e keq të diçkaje dikush duke përdorur fjalë të ëmbla e mënyra joshëse. (FGJSSH f. 1827).
NXJERR SHEQER NGA GOJA dikush fr.fol., met.-është gojëmbël dikush, flet butë e këndshëm dikush, flet, thotë fjalë të ëmbla, të mira dikush. (FGJSSH f. 1153, 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush
NXJERR SHEQER NGA UJËT E DETIT dikush fr.fol.,meton.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamundurën dikush.
(NMUS-SHPK f. 281). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
NUK RA SHEQERI NË UJË ! fr.fol., iron.- nuk ndodhi ndonjë e keqe e madhe! nuk ndodhi ndonjë e keqe e pandreqshme! nuk 'është kaq e ngutshme (puna), ka kohë (për punë), pret puna! ((NMUS-SHPK-I f. 173, FGJSSH f. 1827, 2081).). S. shih sin : nuk u prish bota !
I SHTIE SHEQER diçkaje dikush fr. fol.,fj.-e sheqeron, e sheqeros diçka dikush. (FGJSSH f. 1827). S.shih sin : i hedh sheqer diçkaje dikush
*TRETET SI SHEQERI NË UJËT E VALUAR diçka fr.fol.,meton.- tretet shumë shpejt diçka, tretet pa lënë asnjë gjurmë, pa u hetuar fare diçka.- Edhe gjuhën shqipe, e cila në fillim do të mbetej e dorës së dytë e pastaj, pak nga pak, do të tretej si sheqeri në ujët e valuar. (SKJA-G f. 35). S. shih sin : tretet si dylli diçka
SHEQERK/Ë-A shm. SHEQERKA-T
E ËMBËLSON ME SHEQERKA dikë dikush fr.fol.,iron.- e merr me të mirë dikë dikush( me qëllim që ta gënjejë, që të nxjerrë përfitim prej tij). (FGJSSH f. 1827). S. shih sin : e merr me dhele dikë dikush
IA JEP NJË SHEQERKË dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia jep dikujt dikush diçka fare të parëndësishme, të pavlerë a të vogël sa për ta mashtruar, sa për ta bërë për vete a sa për t' u pajtuar. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin : ia hedh një asht (për ta lëpirë) dikujt dikush
SHEQERKË ME HELM fr.em., iron.- diçka që duket e mirë e joshëse nga jashtë, por që fsheh një rrezik të madh. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin : plumb me sheqer
SHERBET-I
LIDHET SHERBETI fr.fol.,id.- trashet sherbeti aq sa duhet për t’ ia hedhur ëmbëlsirës. (FGJSSH f. 1828).
E PI SHERBETIN dikush fr.fol.,iron.- vdes dikush. (FGJSSH f. 1828).S.shih sin : e kthen barkun nga dielli dikush
IA KA PIRË SHERBETIN dikujt dikush fr.fol.,id.- e di, e njeh sa vlen, çfarë është dikush, e njeh mirë dikë dikush, ia di të gjitha vlerat,veset, huqet dikujt dikush, e di sa heq në kandar dikë dikush, e di ç’ karakter ka dikë dikush, , e ka provuar, sprovuar, denedisur dikë dikush shumë herë se ç’ është, e njeh hollë e mirë dikë dikush. (PAVHA-SHPE f. 120). S.shih sin : ia ka ngrënë çorbën dikujt dikush
SHERBET GËLQEREJE fr.em.,fj.- lëng i hollë me gëlqere që përdoret për të lyer muret, pemët etj. (FGJSSH f. 543). S. shih sin : qumësht gëlqereje
SHERR-I
I BËN ME SHERR njerëzit (në mes vete) dikush fr.fol,meton.- i përçan në mes vete (njerëzit) dikush, i bën që të grinden, të zihen në mes vete (njerëzit) dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin : u (ua) fut çartën në mes vete (njerëzve) dikush
I (IA) BËN NJË SHERR dikujt dikush fr.fol.,fj.- ia bën një të keqe, një dëm, një të ligë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1829).
BËN SHERR NGA ZENGJINLLË-KU dikush fr.fol.,iron.- azdiset, azganiset dikush, harbohet, tërbohet nga e mira, nga pasuria e madhe dikush, e ndien veten tepër të fortë, të gjallë, energjik nga jeta shumë e mirë, shumë pasur dikush, dalldiset, rrëmbehet nga fuqia,nga forca e madhe fizike a nga jeta shumë e mirë, shumë e pasur dikush. (PESHA-BER f. 213). S. shih sin : e qet bishtin dikush
I BIE SHERRIT PRAPA dikush fr. fol.,meton.-e kërkon vetë sherrin, të keqe, fatkeqë-sinë etj. dikush, do, kërkon të zihet, të grindet me të tjerë dikush. (FGJSSH f. 1531, 1829).S.shih sin : e kërkon belanë me qiri dikush
*DO SHERR dikush fr.fol.,fj.- kërkon shkak për t' u zënë, për t' u grindur me dikë a me të tjerë dikush, provokon dikush.- Dhe u gjendën të dy palët ballë për ballë atje para mullirit. Ata të ballit rrugën nuk e kishin atje, po nga pushkët që mbanin peshë, dukej që e kishin lëshuar brezin e donin sherr. (SA-TZ f. 16). S. shih sin: e kërkon belanë me qiri dikush
IA DRUAN SHERRIN dikujt dikush fr.fol.,fj.- ruhet prej dikujt dikush se mos i bën ndonjë të keqe, ndonjë të ligë. (FGJSSH f. 1829).
ËSHTË NË SHERR me dikë dikush fr.fol.,ftill.- ka ngatërresa (të pazgjidhura) me dikë dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin : është në bela me dikë dikush
FUT SHERR në mes të njerëzve dikush, I FUT NË SHERR njerëzit (në mes vete) dikush fr.fol.,ftill.- i ngatëron, i përçan njerëzit në mes vete dikush, i ngacmon njerëzit për t' u zënë, për t' u kapur, grindur në mes vete dikush,i shtyn për keq njerëzit dikush. (FGJSSH f. 522, 1829). S. u (ua) fut çartën në mes vete (njerëzve) dikush; hedh çika në mes të njerëzve dikush
HAP SHERR dikush fr.fol.,iron.- do, kërkon sherr dikush, dëshiron, kërkon të grindet me të tjerë dikush, rri gati për t’ u zënë me dikë a të tjerë dikush. (FGJSSH f. 986). S. shih sin : e kërkon belanë me qiri dikush
HAP SHERRIN ME PARA dikush fr. fol.,iron.- kërkon grindje, zënkë me çdo kusht dikush. (IBME-OP f. 157). S. shih sin : e do si breshka gozhdën dikush
E KA SHERR dikë dikush fr.fol.,fj.- e urren a nuk e do dikë dikush a ia do të keqen dikujt dikush për shkak se ka fat a sukses në punë a në jetë më shumë se ai, e reson, e mërin, e smiron, e zilis, e zileps dikë dikush . (FGJSSH f. 1829). S. shih sin: e ka inat dikë dikush
*KËRKON SHERR dikush fr.fol.,fj.- kërkon shkak për t' u zënë, për t' u grindur me dikë a me të tjerë dikush, provokon dikush, e nxit, e ngacmon dikë a të tjerë për t’ u grindur dikush. (FGJSSH f.823).- Sa herë i ndodhte ndonjë prapësi, ia hipte pelës e dilte nëpër Pazar të Korçës, lëshonte brezin e kërkonte sherr. (KB-TNZ f. 235). S. shih sin: i hanë bajgat dikujt ; e kërkon belanë me qiri dikush
E KËRKON SHERRIN ME QIRI dikush fr.fol., ftill.- kërkon me çdo mënyrë shkak për t’ u grindur me dikë a të tjerë dikush, është i gatshëm për të bërë sherr dikush.(FGJSSH f. 1614, 1829).S.shih sin: e kërkon belanë me qiri dikush
I MBIN SHERRI MIDIS HAIRIT dikujt fr.fol.,meton.- i ndodh një e keqe e papritur dikujt. (FGJSSH f. 1829).
E NDAN SHERRIN në mes njerëzve dikush fr.fol.,fj.- bën që të pushojë një grindje në mes njerëzve dikush duke i pajtuar të dyja palët. (FGJSSH f. 1829). Ant. ua fut çartën në mes vete (njerëzve) dikush
*NDEZ SHERR dikush, E NDEZ SHERRIN dikush fr.fol., meton.-e nxit, e acaron edhe më shumë diçka (të acaruar) dikush, e ndez, e acaron, e nxit edhe më tepër një sherr, një grindje, një ngatërresë dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 164).-Me petkun progresiv na vjen vërdallë/ dhe sherrin etër-bij kërkon të ndezë,/ ja shkulim dhëmbë e dhëmballë... (DA-P f. 251). S. shih sin : ia vë gacën agzotit dikush
E NDEZ SHERRIN në mes njerëzve dikush fr.fol., ftill.- i përçan në mes vete (njerëzit) dikush, i bën të grinden, të zihen keq në mes vete (njerëzit) dikush, i armiqëson keq në mes vete (njerëzit) dikush. (FGJSSH f. 581, 1015). S. shih sin : ua fut çartën në mes vete (njerëzve) dikush
MOS E NDIZ SHERRIN ! fr.fol.,fj.-mos e nxit, mos e acaro edhe më shumë diçka (një zënkë , një sherr etj.) ! (FGJSSH f. 648).
PËR SHERR fr. ndf., id. -mjerisht, fatkeqësisht. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin: për fat të keq
PËR SHERRIN e dikujt a diçkaje fr.parafj.- për shkakun e dikujt a të diçkaje. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin: për arsye të dikujt a diçkaje
I PJELL SHERRI me dikë dikujt fr.fol.,iron.- ndez me dikë dikush, bie , ndodhet keq, ngushtë me dikë dikush, nuk shkon mirë me dikë dikush, ndesh në vështirësi të paparashikuara në marrëdhënie me dikë dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin : e gjen belaja dikë me dikë
*PLAS SHERRI fr.fol.,fj.-Nxehen gjak-rat, plas sherri,/ Bini djema, u bë beteri! (MUBER te: B, 24 maj
IA SHEH SHERRIN dikujt a diçkaje dikush fr. fol., ftill.-ia sheh të keqen dikujt a diçkaje dikush, dëmtohet prej dikujt a diçkaje dikush, gjen (ka) dëm, të keqe prej dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1829, 1883). S. shih sin : ia sheh rrengun dikujt a diçkaje dikush
SHIKON PËR SHERR dikush fr.fol., id.- kërkon të zihet, të ngatërrohet me dikë a të tjerë dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin: e kërkon belanë me qiri dikush
IA SHTIE SHERRIN dikujt dikush me dikë tjetër a me të tjerë fr.fol.,id.,iron.-i shkakton ngatërresa, zënka dikujt dikush me dikë tjetër a me të tjerë, e ngatërron dikë dikush me dikë tjetër a me të tjerë. (BQ-DSH).S.shih sin: e fut në bela dikë dikush me dikë tjetër a me të tjerë
E ZË SHERRI dikë me dikë fr.fol.,fj.- ngatërrohet, grindet, zihet me dikë dikush., ndez me dikë dikush, bie , ndodhet keq, ngushtë me dikë dikush., nuk shkon mirë me d.ikë dikush, ndesh në vështirësi të paparashikuara në marrëdhënie me dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e gjen belaja dikë me dikë
SHESH-I
E BËN SHESH dikush fr.fol.-1.(diçka a një vend) fj.- e rrafshon, e sheshon ( diçka a një vend) dikush . (FGJSSH f. 134). S.shih sin: e bën dyst diçka a një vend dikush. 2.(diçka a një vend) met.- e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish krejt, fare, deri në themel, me themel diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 980, 1830). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
IA BËN SHESH dikujt dikush fr.fol., iron.- nuk ia bën fjalën dy (dysh) dikujt dikush, nuk e kundërshton fare dikë dikush për atë që flet, ia miraton, ia pranon, ia tumir, ia vërteton dikujt dikush atë që e thotë, që e flet (me arsye e pa arsye, me vend e pa vend). (BQ-DSH). S. shih sin: ia bën dyz dikujt dikush
E BËN SHESHIN BREG dikush fr. fol. ,iron.-vdes dikush. (ART- III f.145, FGJSSH f. 172, 1830). S. shih sin: e kthen barkun nga dielli dikush
E BËN SHESH ME LULE diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.id.- e paraqet shumë të lehtë diçka (të vështirë) dikush, e bën të lehtë diçka (të rëndë) dikush. (FGJSSH f. 133). S. shih sin : e bën çardak diçka dikush
IA BËN SHESH ME LULE diçka dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia paraqet diçka (të vështirë) fare të lehtë (për t' u bërë, për t' u kryer, për t' u zgjidhur etj.) dikujt dikush. (AXH-II f.174, FGJSSH f. 195, 245, 521, 978, 1021, 1570, 1830, 2134). S.shih sin: ia bën bulevard diçka dikujt dikush
*DEL NË SHESH fr.fol.,meton.-1.(diçka) zbulohet diçka, bëhet e ditur, e njohur diçka (e fshehtë, e panjohur etj.), nuk mbetet e fshehtë, e panjohur diçka. (FGJSSH f. 521, 1010).- Pikësynimi i tij del në shesh në orvatjet e tij që ata të bëhet të vlershëm e të proko-pishëm, të dobishëm jo vetëm për kombin, por edhe për njerëzimin. (BQ-PNF f. 72). Para së gjithash, në këtë mes del në shesh edhe bamuria se nivelit të përsosur të dashurisë i përgjigjet niveli i përsosur i bukurisë. (BQ-PNF f. 183). Me bërjen publike të këtyre raporteve edhe shumë çështje të tjera dalin në shesh. (p.a. te: ERE, 14 qershor
DO SHESH PËR PËRSHESH dikush fr.fol.,iron.- kërkon fushë të lirë veprimi dikush, do , kërkon të bëjë si do vetë dikush. (NMUS-SHPK f. 281).
ËSHTË NË SHESH, S’ ËSHTË NË THES diçka fr.fol.,ftill.-është e zbuluar diçka, nuk është e fshehur, e mbuluar diçka, duket sheshit diçka . (NMUS-SHPK f. 282).
S’ ËSHTË NË SHESH, PO NË THES diçka fr.fol., meton.- është e fshehur diçka. (FGJSSH f. 1830, 2062).
GJEN SHESH TË LIRË dikush fr.fol., iron.- ka mundësi të veprojë lirisht e pa vështirësi dikush, ka mundësi veprimi të lirë, të shpenguar dikush. (FGJSSH f. 1004). S. shih sin : gjen dorë të lirë dikush
GJEN SHESH E BËN PËRSHESH dikush fr.fol.,iron.- bën si do vetë dikush, sepse nuk e pengon njeri , përfiton nga rasti a nga rrethanat dikush dhe sillet, bën, vepron si i do qejfi, si ia ka ëndja. (FGJSSH f. 1830). S. shih sin : gjen dorë të lirë dikush
I LË SHESH TË LIRË dikush fr.fol.-1. (dikujt) iron.- e lë , e lejon të bëjë, të veprojë si të dojë, pas qejfit dikë dikush, e lë, e lejon të veprojë i lirë, shpenguar , lirisht dikë dikush, i jep, i lë liri veprimi dikujt dikush, i jep (i lë) mundësi dikujt dikush të veprojë lirisht, shpenguar a të bëjë ç’ të dojë. (FGJSSH f. 971, 1830). S. shih sin : e lë azat dikë dikush. 2. (diçkaje) e lejon diçka që të zhvillohet lirisht dikush. (FGJSSH f. 1005).S.shih sin: i lë fushë të lirë diçkaje dikush
*(E) MERR SHESHIN fr.fol, id.- 1. (diçka) përhapet, shtrihet gjithandej, kudo diçka.- Lulet morën sheshin,/ zunë dynjanë. (NZFR te: SF nr. 1-2/
NUK NXIRRET ASGJË (GJË) NË SHESH fr.fol.,id.-nuk arrihet, nuk fitohet, nuk sendërtohet asgjë (gjë). (BQ-DSH). S. shih sin : nuk
NUK NXJERR ASGJË (GJË, KURR-GJË) NË SHESH dikush fr.fol., met.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton asgjë (gjë, kurrgjë) dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna dikujt, nuk arrin të përfundojë diçka dikush. (FGJSSH f. 384, 1830). S.shih sin: s’ i bën dy bashkë dikush ; nuk qet asgjë (gjë, kurrgjë) në dritë dikush
*(E) NXJERR NË SHESH diçka dikush fr. fol., id.- nuk e fsheh, nuk e mbulon diçka dikush, e përhap, e zbulon një gjë që mbahej e fshehtë e nuk dihej dikush, e shpall diçka dikush, e bën të ditur, të njohur diçka (të fshehtë a të panjohur) dikush, e tregon hapur diçka dikush, e bën të qartë për të gjithë diçka dikush. (AXH-II f. 174, FGJSSH f. 376,521, 1830, 2218, RAHY f. 46, EQSHI f. 161). -Kur dëshiron të nxjerrë në shesh dhe t' i japë bujë një ngjarjeje, një skandali e një senzacioni, atëherë e shtie në punë këtë lloj dialogu anonim. (AA-KK f. 241-2).Një debat i mbajtur para disa ditësh…nxori në shesh një mori kontradiktash, pasaktësish, konflikte interesash…(MEKRA te : KD, 24 janar 2004 f. 25). Disa skica dhe tregime të tjera demaskuan hapur përfaqësuesit e klasave shfrytëzuese dhe nxorën në shesh … rënien e tyre morale e shpirtërore. (SOKJA te : SF nr. 3/ 77 f. 46). S. shih sin: e nxjerr faqe botës diçka dikush
NUK NXJERR (NUK QET) GJË (ASGJË, KURRGJË) NË SHESH dikush fr.fol.,meton.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton asgjë (gjë, kurrgjë) dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : s’ i bën dy bashkë dikush
IA NXJERR NË SHESH diçka dikujt fr.fol.,meton.- a zbulon botërisht, haptazi diçka dikujt dikush, nuk ia lë, nuk ia mban fare fshehur diçka dikujt dikush, ia thotë hapur, sheshit diçka dikujt dikush. (FGJSSH f. 980). S. shih sin: ia qet balladan diçka dikujt dikush
*IA NXJERR SHESH diçka dikujt dikush fr. fol.,meton.- ia zbulon diçka dikujt dikush.- Kjo…ia nxirrte shesh ndjenjat e fshehura…e ia zbrazte jashtë, në dritën e botës e ia derdhte përtokë. (JX-LV f. 43). S. shih sin : ia qet balladan diçka dikujt dikush
NUK QET ASGJË (GJË, KURRGJË) NË SHESH dikush fr.fol., met.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton asgjë (gjë, kurrgjë) dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna dikujt. (BQ-DSH).. S.shih sin: s’ i bën dy bashkë dikush
NUK QITET ASGJË (GJË) NË SHESH fr.fol.,id.-nuk arrihet, nuk fitohet, nuk sendërtohet asgjë (gjë). (BQ-DSH). S. shih sin : nuk del asgjë (gjë) në dritë
RRI SHESH dikush fr.fol.,ftill.-rri, ulet përdhe duke i kryquar këmbët në mes vete dikush. (AXH-XLIV f. 176). S. shih sin : ulet këmbëkryq dikush
SHESH I BURRAVE fr.em.,fj.- vend në fshat ku mblidheshin ose ndesheshin burrat. (FGJSSH f. 1830).
SHESH DITOR fr.em.,fj.- vend i posaç-ëm i pajisur me lojëra e me mjete të tjera të nevojshme, ku fëmijët i kalojnë në mënyrë të organizuar pushimet e ditës. (FGJSSH f. 1830).
SHESH GJEOGRAFIK fr.em.,fj.- ngas-tër toke pranë shkollës, e pajisur me mjete për konkretizimin e mësimit të gjeografisë dhe për vëzhgime që lidhen me mësimin e gjeografisë. (FGJSSH f. 1830).
SHESHI I KËMBËS fr.em.,fj.,anat.- pjesa e poshtme, e sheshtë e këmbës. (FGJSSH f. 1830). S. shputa e këmbës
SHESHI I KOKËS fr.em.,fj.,anat.- pjesa e sipërme e kokës, që vjen si e rrafshët. (FGJSSH f. 1830).
*SHESH I LUFTËS fr.em.,fj.- fushë e betejës.- Kjo që duam të bëjmë ne është njësoj sikur të ikësh nga sheshi i luftës dhe t' i lësh shokët në baltë. (FGJ-K f.334). S. shih sin: fushë e luftës
SHESH ME LULE fr.em., meton.- vend pa pengesa e vështirësi. (FGJSSH f. 2195).
SHESH MONTIMI fr.em.,fj.,ndërt.- vend pranë një ndërtese, ku bëhet montimi I materialeve të parapërgatitura. (FGJSSH f. 1830).
SHESH NDËRTIMI fr.em.,fj., ndërt.- vend ku bëhet një ndërtim dhe ku grumbullohen materialet e nevojshme për këtë. (FGJSSH f. 1830).
SHESH PRODHIMI fr.em.,fj., ndërt.- vend pranë një ndërtese, ku përgatiten materiale të ndryshme ndërtimi. (FGJSSH f. 1830).
SHESH PUSHIMI fr.em.,fj., ndërt.-pjesa e sheshtë në kthesat e shkallëve të një ndërtese, ku nuk ka shkallare, sheshore. (FGJSSH f. 1830).
SHESH QITJEJE fr.em.,usht.- hapësira që duhet të ketë përpara pozicioni i zjarrit, në të cilën mund të bëhet qitje pa pengesë dhe në një kënd sa më të gjerë majtas e djathtas. (FGJSSH f. 1616).
SHESH PËR SHESH fr.ndf., id.- haptas, si burrat, sheshit. (FGJSSH f. 1830). S. shih sin: me bark zbuluar
SHESHI I SHPATËS fr.em.,fj.- faqja e shpatës. (FGJSSH f. 1830).
SHESH VEROR fr.em.,fj.-vend i posaçëm i pajisur me lojëra e me mjete të tjera të nevojshme, ku fëmijët i kalojnë në mënyrë të organizuar pushimet verore. (FGJSSH f. 1830).
SHESHIT
*DEL SHESHIT diçka a dikush fr.fol.,fj.- del botërisht, hapur diçka a dikush.- Po del sheshit që ata farkatarët e mallkuar na e dhanë dërrmën. (BMJ te: KD, 12 prill
SHET
TË SHET E TË BLEN dikush fr.fol.,id. është shumë i aftë, i zoti, i shkathët, i zgjuar dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin : të çan ashka në maje të kresë dikush
SHET E NUK BLEN dikush fr.fol., iron.- flet vetë dikush për t’ ua mbushur mendjen të tjerëve dhe nuk dëgjon fare se ç’ i thonë ata. (FGJSSH f. 1829).
SHËLLIR/Ë-A
ËSHTË SHËLLIRË dikush fr.fol., ftill.- është i pavlefshëm,i pavlerë dikush . (IDMET-SK f. 79). S. shih sin : është si bleta në majë të lisit dikush
ËSHTË REGJUR NË SHËLLIRË dikush fr.fol.,met.- është regjur, argasur, rysur, rryer në jetë dikush, është mësuar nga përvoja, nga vuajtjet, nga pësimet e jetës dikush, ka fituar përvojë të madhe në jetë dikush. (SUAH-SHPPG f. 93). S. shih sin : është zier në lëng çeliku dikush
TA SHET SHËLLIRËN PËR QU-MËSHT dikush fr.fol.,iron.- të mashtron, të gënjen keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush. (JTH-FFGJSH f. 211). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush
SHËLLIRË CIKTH fr.em.,ftill.- shëllirë e qartë , pa grimca djathi. (AXH-XLIII f. 143).
SHËMBËLLIM-I
*KA SHËMBËLLIM me ...fr.fol. –shëm-bëllen me... Kjo pritje nuk kishte shëmbëllim me asnjë pritje tjetër, ta zëmë, me atë pritjen e priftit të dielave. (IBIB te: KD, 24 maj
SHËMBËLLTYR/Ë-A
E KA (E MERR ) SI SHËMBËLLTY-RË dikë dikush fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1832). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush
SHËN MITËR- SHËN MITRI
E FUT NË SHËN MITËR (SHËN MITRIT) DHE E KËRKON NË SHËN GJERGJ (SHËN GJERGJIT) diçka dikush fr.fol.,iron.- kujtohet për diçka dikush pasi bëhet shumë vonë. (VALLA-FSHPE f. 112). S. shih sin: kanë pikur dardhat
SHËNDET-I
I BAJSH ME SHËNDET! fr.fol.,ur.- i urohen dikujt rrobat a këpucët e reja. (BQ-DSH).
E BËN ME SHËNDET diçka dikush fr.fol.,id.- e ha për herë të parë në atë vit një pemë a një ushqim tjetër të stinës dikush. (FGJSSH f. 1833). S. shih sin: e bën sefte diçka (një pemë etj.) dikush