| E shtune, 27.11.2010, 06:38 PM |
Çlirim Uça
M`pritë Europë
M`prit
N`zemer tande dua t`hy
Me ta sjell pak gjak te ri
Gjak t`flamurit kuq e zi.
.
Tash sa kohe rrugtoj kah ti
Mbi nje rruge me plot stuhi
Neper bore e neper shi
Nepër terr e nepër dritë
Veq me ardhe të ti një dite
.
Në këtë rrugë me plotë mundime
Tepër gjatë kamë qenë jetime
Pa pase ndihme e pa pase krah
Bishes sllave me ju nda.
.
Nena ime hallemadhe
Me shume plage e me shume varre
Osmanlise sa ju nda
Nji dite t`bardh pa e pa
Me lot n`sy mbeti tu qa
Kur pa bishen tu m`perla.
..
E mbete vete ashtu e mjere
Kam kalu at nate te zeze
Kurr pikllimi pa mu nda
Syri ime gjithnji tu qajte.
…
Nata e`gjate s`dinte mu sose
M`rrinin t`kqijate përmbi koke
Tu`m`sjell zi e tu`m`sjell kob
Veq me ike me lane kete bote.
…
Por nuk doja veten me dhane
Trupin tim tjetri me marre
Ashtu n`vujtje e n`mjerim
Rrita bij per vendin tim.
…
Por nji dit te mrekullise
Nji kalors tek une ish nise
Jeten time nji here me pa
N`at ziun Ferr me plot hata.
…
Aj kish qene biri`i Mesise
Dale me pa vujtjet njerzise
N`ato kampet e mizorise
Ku sundonte fjala partise.
…
Syri i mire sa m`vezulloj
Pamja ime e trishtoj
Me at breng ashtu ne shpirt
Tek Mesija shpejte eshte nise.
.
Sa pat ni Mesia at turp
Pat marrë armtë pat dale ne lufte
Bijve t`mi me ju ndihmu
Edhe une lirin me gzu.
…
Që at dite bota ndryshoje
Iku terri e mjegulla shkoj
Syri yte ka mujte me pa
Bijte e tu ç`far m`patën ba.
………………………….
Ata bijë që vet i bane
Si kopila t`dashnise tende
Ken t`pa shpirt e ken mizor
Mekatar qe t`bane hore.
…
Ata emrin ta kane njullos
Nderin tand ta kan perdhose
Dhe at ftyre sa here pergjake
Bere per t`qare dhe t`shkretate grate.
.
Tu qene larg vemendjes tande
Ma bene trupin kasaphane
Mi kan mbushë fushate me varre
Sikur ty n`luften e madhe.
.
Tash te shohe e turpeuar rrin
Qe ke pase k`ta bije katil
Bijë te hurit e t`litarit
Monstra turpit e kopje t`djallit.
…
Qesh hidheru kur m`paten thane
Troje te mija ju pate dhane
Sikur une t`mos isha gjalle
Per vend timin n`lufte me dale
…
90 vjete une kame renku
Gjamte e mija larg kane shku
Dhe s`kame mujte kurr mu pajtu
Nen kembe t`shkaut me jetu.
…
Me kan vra sa e sa here
Shume here trupin ma kane djege
Gjith jeten ma banë terr
Per me lype me shku ne ferre.
…
Pas do kohesh pata ndegju
Per gabimin ishe pendu
Kishe nise edhe me vujte
Por nuk dije si mem ndihmu
Gjersa vete jam rrebelu
…
Syri yte s`kam dashte me qa
Kame dashte zemren me ta ngrohe
Met tregu se s`je e mjere
Bijte e mi te bajne ndere.
…
Fale Mesisë qe pom perkrahë
Kam vendose kete ndere me t`ba
Kame kriju une UÇk-ne
Mi ndjeke bishat nga vendi im
…
90 vjete dhembja s`mu nda
90 vjete tu vujte nene shka
Duke prit dita me ardhe
Bijte e mi mi nxerre ushtare.
…
Kur u rriten keta vigana
Nuk durun me ju qajte nana
Rroken armet me luftu
Nderin nënës n`vend mi pru.
…
Ky nderim qe bijte me bane
Eshte edhe ndere per emrin tande
Eshte imazh i nje bote t`re
T`jeshe e mire per t`gjith ne.
…
Mi ndero bijte e lavdise
Kane luftu per nder t`Shqiperise
Me pase paqe edhe n`Ballkan
Me sjelle ketu vyrtytin tand.
…
Mi tregu fqiut tone barbare
Teper gjate kish ndejt si horr
Tuj dhunu trojet e mija
Tuj vra njerzit neper shtepija
…
Bijte e mi armet kane marre
Horrat jashte me mi largu
Edhe une lirin me gezu
N`zemer t`nenes si zoje me shku.
…
E atje une kur do t`vi
Me Flamurin kuq e zi
Ne at qiellin e lirisë
T`bashkuar vllazerisht
Do festoj me krenari
Tu kujtu une bijte e mi.
…
Gjaku i tyre me dha jete
Me dha zemer e me dha shpirte
Me dha force e me dha shprese
Te mos jeme as une e shkrete.
.
Mundi i tyre me dha drite
M`hapi rrugen e ardhmerise
Me kembe t`mija sot me ece
Si nje nuse e verete.
.
Kemba ime atje sa t`shkele
Dua nga ti edhe nje ndere
Nje perulje per respekt
Me nderu Mesin perjete.
..
Bijte e saj ketu kan rene
Tu luftu me maskarenj
Pjella t`liga t`gjinis tane
Qe ta bene at ftyre zhelane
…
Si meteorë mbi ty kan zbrite
Me ta sjelle dhe ty pak drite
Edhe ti me rrezatu
Imazh tjeter n`bote me qu.
Lexusve dhe botusve: Nje urim i perzemert per festen e 28 Nandorit