| E shtune, 27.11.2010, 10:57 PM |
Dibran Demaku
SHQIPONJË FLAMURI
Në Nëntor e nisa jetën
në fushën e kuqe si gjaku
me vete mora dhe të vërtetën
t`i sjell dritë çdo konaku.
Isha në dorë të Kryetrimit
në luftë me një Perandori
në ato vite të ngadhnjimit
lart më ngrinte me krenari.
Nga dorë e Plakut-mjekërrbardhë
valova në një ballkon shtëpie
bashkë me trimat radhë-radhë
unë u bëra Flamur Lirie.
Në një qytet-si pishtari
në një shekull me stuhi
lart më ngriti Legjendari
për këtë Tokë-gjakim liri.
Nëpër shekuj,nëpër vite
me një komb-sa krenar
së bashku në rënie-ngritje
unë gjithnjë qëndroja n`ballë.
E kur vjen Njëzet e Tetë Nëntori
i shtrij krahët dhe në guri
jam Emblemë e çdo kraharori
e kam emrin: Shqiponjë Flamuri...