| E shtune, 27.11.2010, 10:58 PM |
Jorgo S. Telo
MA GËZOFSH FESTËN E MADHE!
(Mbi motivet e isopolifonisë)
Shokë do flasim me këngë
Për flamurin, historinë.
Do këndojmë për vatrën tënë
Rrahur nëpër suferinë…
Shqipëri, zemra me derte,
E varfër, por kryelartë.
Gjithnjë ece, kurrë s’fjete.
Rruga jote – prush e flakë.
Shqipëri, o shkëmb e hekur;
Trëndafil me gjak vaditur,
Ndezur trojet nëpër shekuj.
Për liri zemërshuritur.
Shqipëri, të ndriti syri
Në nëntorin faqezjarrt’.
Shqiponja me Ismailin
Flamurin e ngritwn lart.
Shqipëri, sa shtigje cave
Me gjak e çave çdo udhë.
Ti lirisë nuk iu ndave.
Jo, moj, jo, s’i ndahesh kurrë!
Shqipëri, Shqipja në male,
Mos hiq dorë nga liria.
Ma gëzofsh Festën e Madhe,
T’u rritt nderi dhe lavdia!
Shqipëri, shpirti i Ballkanit
Shqipëri, merak i Globit;
Shqipëri, djep i shqiptarit,
Shqipëri, o zemr’ e Kombit!
Shqiperi, shume e duruar,
Mot e jete - thesar i cmuar!
Dhe pse fort e copezuar,
E mban flamurin lartuar.