| E shtune, 27.11.2010, 10:59 PM |
GËZUAR FESTA E FLAMURIT 28 NËNTORI
Nga Neki Lulaj
Dita e Flamurit është një datë dhe ditë e rëndesishme e shënuar në historinë e lavdishme të kombit tonë. Flamuri ynë simbolizon aradhën e gjatë të patriotëve dhe atdhetarëve të kombit që u sakrifikuan gjatë shekujve,dekadave dhe viteve në luftën për liri, për ti dalur zot atsheut ne mbrojtje .
Ndër këtë Flamur edhe Skënderbeu ,ngadhnjeu dhe doli fitimtarë,ai ngadhnjeu kundër padrejtësive, tradhëtive, lakmive,dhe pashalleqëve mizore të Anadollit dhe të apetiteve bolshevike të Beogradit dhe atyre vendeve që kufizoheshin me Shqiperinë natyrale.
Flamuri ynë tregon qendresën e pa tundur patriotike, atdhetare, fisnike dhe burrërore në luftërat e rrepta për mbrojtjën e tokave tona të shenjëta.
Flamuri ynë është shenja e qendresës,e vendosmërisë, sakrificës, trimërisë dhe betimit që popullit dhe vendit që i garantoi lirinë e merituar.Flamuri ynë ka lundru mbi lumenj,ka valuar në duart e heronjëve dhe trimave mbi fushat e nderit nëpër betejat e përgjakshme gjatë luftërave për fitore, ka kaluar male e suka ,Alpe e bjeshkë,Shkëlzen e Ulqin ne Gjeravicë e Manastir,Boletinë e Bujanovc,Çakorr e Ohër,Çamëri e Luboten , Preshevë,Kumanovë e Sharr , Medvegjë e Mitrovicë,Shkup e Ohër , Prishtinë e Kërçovë, Gostivar e Tiranë , Dibër e Tuzë,Plavë e Guci,pra ne të gjitha ato vende ku bukës i thonë bukë e ujit-uji me kënaqësi.
Flamuri i krenarisë valoi ne Prekaz e Gllogjan,Loxhë e Koshare në Likoshan e Cerrabreg, Lapushnik eJezercë ,në Carralevë e Kaqanollë nëLlapashticë dhe në mjediset tjera duke u bartur krenar nga dora e trimave atdhetarë dhe duke e nxjerrë gurin e kufirit ugurëzi qe padrejtësisht ndante dy zemra të një nane,pra duke bashkuar kufirin shqiptaro-shqiptar.
Me këtë Flamur pat luftuar edhe Skënderbeu.Nismën për shpalljën e Pavarsisë e morën patriotët ne krye me Ismal Qemali ne shtëpinë e atdhetarit Xhemil Beu në të cilën merrnin pjesë 37 delegat.Kështu në Vlorë me 28 Nëntor të vitit 1912 u shpallë Pavarësia e Shqiperisë,para këti Flamuri ra ne dy gjunjët dhe e puthi patrioti Isa Boletini , si shenjë rrespekti .Me këtë Flamur edhe Dr. Ibrahim Rugova,na prezentoi ,nëpër vendet Demokratike të Botës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet,me këtë Flamur luftoi edhe Salih Çekaj,Adem Jashari,Tahir Zemaj,Ekrem Rexha, Ramush Haradinaj dhe të gjithë trimat e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,të cilët vranë frigën dhe I këthyen armikut okupues,pra ky është Flamuri i krenarisë tonë kombëtar që ka një histori të gjatë të mundimshme por edhe të lavdishme.
Ky Flamur u valvitë në duart e shqiptarëve edhe atëherë kur lirija matej me grosh, edhe gjatë ahengjeve,dasmave gëzimeve por edhe gjatë ceremonive mortore,kur soldateska çetniko sllave na i kthente ushtarët tonë në arkivola.Ky Flamur ka valvitur mbi kulmet e kullave shqiptare edhe gjatë festave kombëtare ,andaj ky ishte është dhe për jetë do të ngelët Flamuri i Fitoreve dhe i Fatbardhësive tona kombtare,simbol i unitetit nderë shekuj.
Me suksese të reja në Familje ,punë dhe në të gjitha lemit e jetës
Të gjithë shqiptarëve ne mbarë Botën…..!
Me fat 28 Nëntori shpallja e Pavarësisë dhe Festa e Flamurit……!