| E premte, 26.11.2010, 10:54 PM |
Republika e viktimave 24.11.09. Era e jone
Thirrje!
Te dashur qytetare!
Kujdes nga rreziku i dites, bajgate !
Fjala s`eshte ketu per jashteqitjet e kafshve
Per ato qe i shkelim e nuk hidherohen
Per ato qe i hedhim ne kopshtije, livadhe e ara,
e pastai na vie e mbara.
.
Jo, kesaj radhe fjala eshte per bajga njerzore,
qenje me personalitet, dinjitet e imunitet,
me hyperaktivitet,imoralitet e banalitet,
dhe me seksualitet te larte, dmth me ardhmeri te sigurte.
.
Si pasoj e ndryshimeve globale poli-klimatike,
perkatesisht zhdukjes se luajve,
u shfaqen ne mbare vendin tone keto qenje trishtuse
me natyre kafshuse, perdhunuse, likujduse…
.
Keto qenje ngjasojne me bajlozate e detit
Me perbindeshate e hapsirave
Me ujkun e Perralles se Kesulkuqes
Me piratet e shpellave
Dhe me vet Neronin.
Te dashur qytetare!
Ju bejme thirrje per evakuim te menjihershem:
Ikni, fshihuni nder malet tona
Larte e me larte, atje ku rrine shqiponjate.
.
Ne pyll jetoni si te mundeni,
me rrenje, me fruta, me lepuj, me keca e drenusha.
Te na runi faren e perplasur ne fatkeqsi.
.
Me vete merrni Perkrenaren e Skenderbeut
Kanunin e Lek Dugagjinit
„Lahuten e Malsise“
dhe shamine e Nenes Terez.
Qe nje dite t e mund te shfajsoheni,
para gjyqit te civilizimit.
Qytetare te dashur!
Po deshet jete urbane
Ikni, hyni ne bunkerete e Enver Hoxhes
Ata jane bere nje here per ju
Tash erdhi koha edhe mi gezu.
Engjulli Mbrojtes