| E premte, 26.11.2010, 09:32 PM |
Sipas një artikulli të gazetës së përditshme “Irish Times” Enver Sekiraqa jeton në juglindje të Irlandës. Por ai nuk është ekstraduar sepse nuk ka marrëveshje ekstradimi mes të Republikës së Irlandës dhe Kosovës. Gjithashtu mekanizmi i fletarrestit evropian nuk e mbulon Kosovën. Megjithatë, një kërkesë nga autoritetet në Kosovë për të ndihmuar në kthimin e tij për gjykim nuk është pranuar nga autoritetet irlandeze.
Zyrtarë të lartë nga Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Departamenti i Drejtësisë kanë qenë në bisedime me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në një përpjekje për të sajuar një mekanizëm ligjor për ta kthyer atë në Kosovë për gjykim. Sekiraqa është duke u kërkuar nga Interpoli dhe dyshohet si kreu i një bande etnike shqiptare të krimit. Ai dyshohet se është përfshirë në krimin e organizuar për disa vjet. Gjithashtu ai është i kërkuar për t'u hetuar në Kosovë në lidhje me këto aktivitete kriminale, duke përfshirë përfshirjen në tregtinë e seksit, dhe për t'u pyetur për vrasjen e një oficeri të policisë që njihet me emrin Triumf Riza.
Burime nga Garda kanë thënë për Times irlandez se ata janë të vetëdijshëm për praninë e z. Sekiraqa në Republikën Irlandeze dhe janë të vetëdijshëm se ai është i kërkuar në Kosovë.