| E premte, 26.11.2010, 10:18 PM |
Xheladin HAMZA
ANI KOSOVË ANI...
Kosovë,
Dhembja ime
Gjaku im i fërguar
Nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë herë
Mbi zall të flaktë
Të kësaj bote të brishtë
Kosovë,
Dhembja ime
Xhani im i pasosur
Për Ty dhe dëshmorët
E ata janë bijtë tanë
Çdo pëllëmbë të kësaj toke të bekuar
Që e lagën me gjakun e njom
Në heshtje lutem çdo natë
Kosovë,
Dhembja ime
E zhveshur dhe e rrënuar
Në erërat më të frikshme
E larë me shirat e kuq si gjaku im...
Ani Kosovë ani...
Je jeta dhe vdekja ime
Ani Kosovë ani...
Je shpirti im
OH SA SHUMË TË DUA!