| E enjte, 25.11.2010, 10:58 PM |
SHQIPTARET USHTARË TË APJ-SË NË ZAGREB, PERSEKUTIMET DHE TERRORI KUNDER TYNE GJATË 1981 - 1982
IV
Nga Selim Hasanaj
Pra neve na interesonte se çka do na thotë gjenerali shqiptarë Dr. Ramiz Avdyli që ishte në sherbim të armates jugosllave dhe atë në postin e Drejtorit të Akademisë Ushtarake në Zagreb.
Mbledhjen e hapi nji kolonel dhe ai i dha fjalen Gjeneralit Grigoriq. Ky gjeneral fjalimin e ti e fillojë paksa me "hezitim" sikur të hulumtonte ato që i thoshte para se ti thotë. Shkurtazi ai na informojë per situaten në krahinen jugore të vendit ( kështu e quenin Kosovën ata), per rrezikun që i kanosej shtetit dhe rendit socialist dhe bashkim-vëllaznimin e kombeve dhe kombsive të Jugosllavisë. Ai nuk ngurrojë ti quen anmiq të shtetit shqiptaret e Kosovës. Mbajë mend se nuk bani perjashtime, pra ti quente demostruesit, por ai anmik e cilsojë popullin e Kosovës. Neve na "këshillojë" që të kemi kujdes se çka bajmë perndryshe ligjet ushtarake do jenë të pamëshirshme. Pra ai thjeshtë na kerrcnojë dhe paralajmrojë. Nuk guxoni të rrini bashk ma shumë se dy veta dhe ma shumë se pesë minuta juve ushtaret shqiptarë nga Kosova. Çdo tubim i juvi do thotë se juve paraqitni rrezik potencial per sigurinë e kasermes, të ushtarve dhe të rendit shoqnor të shtetit. Këto ishin perafersishtë fjalet e gjeneralit Grigoriq që ishte komandant i armates së 5-të të ish Jugosllavisë me seli në Zagreb, në kuadrin e të ciles armatë ishin 18 kaserme ushtarake nga vetë Zagrebi dhe rrethina si p.sh. Kerestinac, Jastrebarsko, Pleso etj, etj.
Kur perfundojë fjalet e tia kerrcnuese gjenerali Grigoriq la mundësinë per ta pyet ate nese dikush ka diçka të pakjart.
Prita pak dhe pash se nji ushtarë serb diku nga rrethi i Gjilanit bani nji pyetje. Pyetja e ti ishte qesharake, ai donte ta dinë se sa janë të rrezikuem ushtaret serb nga Kosova që sherbejnë në këtë kohë sot, dhe cilat janë masat që do mirren per ti sigurue ata. Nuk mbaj mend pergjigjen që i dha gjenerali Grigoriq, por di se disa paten qesh pas pergjigjes dhe se ai serbi ushtarë pat ulë koken.
Unë vloja dhe pyeta Magjistrin Gani Pllana a të bajë nji pyetje, doja mendimin e ti dhe derisa unë peshperitsha me te, mu drejtue kujdestari i sallës,"qetsi atje, mos folni , po patet diçka folni haptas..." këto fjalë më trimnuen disi sepse më nxiten me provokimin e tyne. U ngirta pothuej pernjiherë me doren që ngrita per ta kerkue fjalen.
U prezantova dhe ju drejtova gjeneralit me këto fjalë: " Shoku gjeneral, juve na kerrcnuet se nuk guxojmë të kontaktojmë me njeni - tjetrin, unë personalishtë mendojë se kjo asht masë e panevojshme sepse neve këtu jemi ushtarë dhe jo vetem se nuk paraqesim rrezik per dikend, por perkundrazi neve jemi roje e rendit shtetnor, kufijve dhe kushtetutës së Jugosllavisë. E themë këte sepse personalisht per këtë sado me nji handikap në kambë unë erdha të kryej detyren per shtetin, besojë se per ta krye këtë janë këtu të gjithë këta djem nanash andaj mendoj se ndalimi i kontaktit tonë mes veti asht i panevojshem per mos me thanë i padrejtë. Personalisht kamë këtu në të njejten kasermë kunatin tim, a do thotë kjo se as me ate nuk guxojë të shoqnohem dhe të rri e kalojë kohen?! "
Mbretnojë qetsi varri per nji kohë, ndegjova nji za mas meje që pershperiti, heu po qe hanger qeky, po si po flet ashtu budalla?! Unë deshta të këthej kryet e të shof kush foli, por ato qaste u ndegjue zani i Grigoriqit. Ushtari Hasanaj, ato që i thash nuk janë kerrcnime, por janë urdhen. Ti si ushtar duhet me zbatue urdhnat në perpikni, nese këtë nuk e banë denohesh. Kaq, kjo asht pergjigjeja ime per ty dhe per të gjithë juve.
Heshtje, askush nuk bëzani, ato qaste koloneli që hapi mbledhjen prezantojë per neve Gjeneralin Dr. Ramiz Avdylin të cilit i dha fjalën. Isha i ulun në radhen e parë dhe ja ngula sytë, nuk ngopesha së shiquemi atë burr me moshë diku rreth të 50-tave, kishte pak koken tullace apo sikur thomi neve nga Dukagjini i kishin ra flokët nga pjesa e perparme. Ishte i pashem dhe rrezatonte urtësi e burrni sa po mos të ishte i mbuluem me grada, paleta e yje do mendonte njeriu se ai asht nji filozof i urtë , nji engjull. Unë jamë Ramiz Avdyli, jamë nga Peja dhe shrbejë në armatë, ku në akademinë ushtarake të Zagrebit jamë Drejtor. Juve jeni të informuem per ato që po ndodhin në vendlindjen e juve, atje ka protesta dhe shprehen pakënaqësi nga studentet dhe edhe populli per të drejta e barazi me kombet e kombësitë e tjera të Jugosllavisë. Ju jeni ushtarë, duhet të bani kujdes dhe ti zbatoni me perpikni detyrat dhe urdhnat që ju shtrojnë eproret.Nuk guxoni të implikoheni në konflikte të cilat pastaj do mirreshin si pretekst per tu trajtue si konflikte ndernacionale mes ushtarve. Keni ardhë të shendosh me sherbye dhe duhet edhe ma të shendosh të këtheheni kur ta mbaroni sherbimin te familjet e juve. Fliste me nji matuni dhe disa herë fshiu djerset e ballit me nji faculetë, shifej se ishte i piklluem, dhe se frigohej per fatin tonë. Nuk foli shumë, ai na informojë në pika të shkurta per historikun e Akademisë në të cilen ai ishte Drejtor dhe na tha se në kasermat e Zagrebit sherbejnë edhe nji numer i eprorve të kombit shqiptarë.
Edhe këti gjenerali ju banë disa pyetje të cilat nuk ishin të ndonji natyre që meritojnë ti kujtojë tash. Pasi kreu fjalen e ti Gjenerali Ramiz Avdyli, fjala ju dha nji kapiteni të cilin na e prezantojë referuesi i mbledhjes dhe tha se per fjalë me iniciativë të vetë asht paraqitë Kapiteni i Klasit të parë Ahmet Krasniqi, epror ky në kasermen " MARESHALI TITO" në Zagreb.
Në foltore doli nji burr me uniformë që në shtatin e ti kreshnik rrinte aq mirë sa ishte kënaqësi per ta pa. Mustaket e ti të zeza, të holla sipas rregullores ushtarake të rregullueme me mjeshtri ja zbukuronin pamjen këti pinjolli të Familjes me nam Zhilivoda të fshatit Zhilivodë të Dardanisë. Ky burr me pamje markante , me hunden e ti si sqep shqiponje, me sytë e ti si engjull, por me qendrimin stoik po sikur Herkuli në kohnat antike, po sikur Akili në duel me Agamemnonin na u drejtue me këto fjalë:
" Të dashtun ushtarë nga Kosova që sherbeni në kasermat e Zagrebit dhe rrethines, unë jamë Kapiten Ahmet Krasniqi dhe jamë nga fshati Zhilivodë e rrethit të Vushtrrihut. Unë di se pjesa derrmuese e juve sot këtu nuk dini gjuhen serbokroate apo nuk e dini në atë nivel sa të keni kuptue të gjitha ato që u thanë këtu nga gjeneralet pak ma parë. Dhe pse juve nuk e dini gjuhen nuk asht faji i juve. Andaj unë do kerkojë falje gjeneralve por per juve do flasë në gjuhen shqipe, tek e fundit ky tubim asht me qellim që juve të gjithë të merrni informata të duhuna dhe asnji nga ju mos të mbetet pa kuptue pse jemi sot këtu." Këto fjalë i tha në gjuhen serbokroate dhe menjiherë, pa pritë miratimin e gjeneralve apo të tjerve ai fillojë të flasë në gjuhen shqipe.
"Të dashtun ushtarë, vëllazen të nderuem, unë sherbej si epror dhe këtë profesion e zgjodha vetë me vullnet, nuk do thotë se jeta ime asht e shtrueme me ari, edhe unë ashtu sikur edhe këta gjeneralet këtu që ju folen ma parë kemi telashet e jetës, kur themë telashet mendojë si ato profesionale ashtu edhe ato private. Unë jamë ushtarak, por në radhë të parë jamë Ahmet Krasniqi, shqiptarë nga Kosova. Andaj ato që ndodhin në Kosovë unë i percjell me vemendje dhe jamë i frustruem. Megjithate unë këtu nuk jamë tash per tu mbajtë juve orë politike sikur i keni juve per çdo javë neper çetate e
juve, unë kerkova fjalen me qellimin të ju flasë juve si ushtarak i APJ-së por ma shumë si shqiptarë. Ushtaret e mi, komandant i të cilve jamë në kasermen "MARESHALI TITO" njohin qendrimin tim rigoroz të disciplines ushtarake me të cilin qendrim unë shperblej dhe respektojë ushtaret e mirë dhe të disciplinuem, por ndeshkojë ashper ata që nuk dinë te respektojnë rend as ligj. Rregull as hierarki.
Andaj ju lusë tash këtu edhe juve, ju lusë si vëlla i juvi e jo vetem si ushtarak, mos lejoni të baheni element i sulmit, mos i jepni askujt pretekst per tu ndal, per tu qortue e kritikue. Ruejeni dinjitetin dhe burrninë. Juve jeni burra të gjithë. Mos lejoni që per nji pakujdesi sikur ta zamë; pullat e shperthekueme, pa kapele në krye, pantollonat e pa hekurosun, i pa rruem dhe i perlloqun, të jipni pretekst që nji epror me nji ose dy shirita në krahnor, apo edhe nji kapiten e gjeneral të ju ndalë, të ju shanë bukë dhe Zot, dhe të ju pshtynë në ftyrë. Ju premtojë se po pata rastin të shof ndonji nga juve që hasni në situata të tilla ta dini se do kerkojë të ju denojnë ashper me punë detyruese. Nuk guxoni ti hapni gojen askujt që të shfryen mllefin e vetë në juve....."
Foli shumçka ky burr dardan, nuk kamë mbajtë mend të gjitha, por këto këtu ishin perafersishtë fjalet dhe këshillat vëllaznore të Kapiten Ahmet Krasniqit, Kolonelit të mavonshem dhe Ministrit të parë të Mbrojtjes në Çeverinë e Republikes së Kosovës të cilin e vran në Tiranë forcat barbare të territ antishqiptaret e poshter.
Këtu fillojë respekti im per këtë burr dhe këtu edhe fillojë miqësia reciproke mes nesh per tanë kohen sa sherbeva në Zagreb.
Pas fjalimit të Ahmet Krasniqit mbledhja perfundojë dhe krejtë kjo kishte zgjatë pak ma shumë se tri orë. U këthyem në kasermat tona dhe drejt e në shtrat per ta ba gjumin.
Nuk fjeta pothuej tanë naten, me tmerronin fjlaet kerrcnuese të gjeneralit Grigoriq, më dhimsej Gjenerali Ramiz Avdyli sepse shifej se ai ishte i trishtuem në shpirt dhe kishte merak per fatin tonë, por më fascinojë guximi dhe fjalimi madhështorë i Kapiten Ahmet Krasniqit, fjalim ky që aspak nuk ju pelqeu eprorve serbo jugosllav dhe posaqërishtë gjenralit Grigoriq. Gjenerali Ramiz Avdyli e shiqonte me mallë dhe shifej se zemra i bahej mal nga guximi dhe nga qendrimi i trimit Ahmet Krasniqi.
Vijon neser me shkrime nga ngjarjet e tjera në atë kohë.
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg Norvegji
24.11.2010