Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Timothy Wangusa: Dëshira e Nënës Terezë

| E merkure, 24.11.2010, 10:57 PM |


Dëshira e Nënës Terezë

 

Nga Timothy Wangusa, 2003

 

Pezullojeni gostinë e Oslos

Organizuar për nderin tim

Për çmimin botëror Nobel të Paqes

Për vitin 1979 të Hyjit Tonë.

 

Përcilluani kërkimfaljet e mia për

Mospjesëmarrje

Shumë zonjave dhe zotërinjve

  kanë blerë kostume mode mbrëmjeje

Në pritje të kësaj dite me bujë.

 

E pastaj me zemërmirësi ma dërgoni mua në

Kalkutë

Barasvlerën e të hollave të ndejës

Që të ushqej 400 fukarenjtë e qitur të Qytetit

Me dreka e darka për 366 ditët e vitit.

 

Përktheu: Dodë Ndrecaj