Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: SHIK-u i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik

| E marte, 23.11.2010, 10:58 PM |


Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik   në Kosovën e pasluftës.

 

Nga Faik Krasniqi

 

SHIK-u mund të jetë krijuar për t'i likuiduar shërbëtorët që i kanë shërbyer okupatorit,mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim çdo ditë,që pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët e Kosovës,pa asnjë frikë.Madje,një pjesë e madhe e tyre janë të shpërblyer me  poste nëpër institucionet  vendore.Kurse ata që njëmend luftuan ,u harruan,u nëpërkëmbën,u burgosën dhe u njollosën.

Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës.Flasin,dëshmitë,faktet,datat,se Kush është SHIK-u dhe çfarë ka bërë në Kosovën e pasluftës,kush është vrarë dhe nga kush është vrarë.

Dihen edhe urdhërdhënësit ,dihen edhe ata, që kanë marrë pjesë në të gjitha vrasjet ,prej vrasjes së parë politike  në Kosovë e deri të fundit,andaj duhet ta kenë të qartë politikanët e Kosovës që mbështesin SHIK-un se faktet flasin ndryshe, nga akuzat dhe fabrikimet që nuk kanë forcë as peshë dhe janë të drejtuara ose të dorëzuara organeve jo përkatëse ,kjo edhe dëshmon se është e tëra lojë e SHIK-ut të Kadri Veselit dhe Azem Sylës që janë të mbështetur nga politikanët e ekstremit të majtë, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit të tyre ,që tash e 11 vite kanë vënë Kosovën në një vend të pasigurtë me gjithë praninë e NATOS-KFOR-it përsëri vriteshin(vriten) njerëzit mu në pikë të ditës nga "persona të panjohur"

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)