Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zagreb... (III)

| E marte, 23.11.2010, 10:58 PM |


SHQIPTARET USHTARË NË ZAGREB, PERSEKUTIMET DHE TERROI KUNDER TYNE VITI 1981 - 1982

 

Nga Selim Hasanaj

 

Nuk kisha çka bajë, pasi fillova të fshijë atë flamur, vendosa që mos ta bajë atë punë. Diçka në thellsinë e shpirtit tim më pershperiti; mos , mos e banë atë punë se do të kushtojë me jeten.

Mendja më shkojë te familja ime, te prindet por edhe te nusja ime e cila priste të na gëzojë me femiun e parë. Çiftelia më dukej e shemtueme, nuk ja vuna telat e ri fare, e vara te kryet dhe per shumë muej nuk e preka ma me dorë. Per qudi as ushtaret e tjerë nuk e preknin. Perpara vinin ushtarë të kombeve tjera dhe më pyesnin per te dhe më lutnin të ekzekutojë diça sepse ata nuk kishin ndegjue kurr se nji instrument aq i vogël me vetem dy tela mund të nxjerr tanë ato tinguj. Njani më pat thanë njiherë, mirë por ti aty mund të bash vetem muzikë shqip. Neve me harmoniken tonë mund bajmë edhe muzika tjera, unë qesha dhe aty per aty fillova ta ekzekutojë vallen "ÇAÇAK" dhe ate "MORAVAC". Serbi u skuq dhe pranojë se kjo qenka nji instrument i mirë.

Çiftelia ime doli nga qendra e vemendjes, por aty isha tash unë dhe ushtaret e tjerë shqiptarë në atë kasermë. Në vendlindje situata ishte e tendosun. Demostrata e protesta pothuej per çdo ditë neper të gjitha qytetet dhe fshatrat e Dardanisë. Orë politike në dhomat e ushtrimeve që u thoshin "uçionica" per çdo mbramje. Na raportonin per ato që ndodhnin në qytetet e Dardanisë dhe sa mundnin shanin e nuk leni fjalë pa thanë per shqiptaret. Neve ziheshim në vete, por duhej të banim kujdes që as me qehren e ftyres mos të japim shenja se nuk pajtohemi me ato që ata i flisnin dhe me ato shamje që na i adresonin.

Kishte shumë ushtarë shqiptarë, dhe të gjithë ishin djem të mirë e të ndershem, mirpo mes tyne kishte edhe të tillë që gati ishin analfabet. Unë frigohesha per ata sepse mendoja se nuk din të gjinden. Sa herë kisha shanset ju flisja dhe i porositja të jenë të urtë e ti kryejnë detyrat me perpikni sepse kjo nji ditë do merr fund. Sherbimi do kryhet , por nese nuk  bajmë kujdes mund edhe të mos arrijm me e krye kurr. Jua perkujtoja arkivolet me ushtar shqiptarë që vinin pothuej per çdo javë  e muej në vendlindje. Jo me të gjithë guxoja të flasë kështu , por me pjesen dermuese po, dhe besa unë me atë natyren time direkte dhe të hapun sado që mundohesha nuk muj rrija pa folë, pa këshillue, dhe kunder eprorve e ushtarve provokues edhe pa reague.

Nji ditë na thanë se të dielen e ardhshme do shkojnë të gjithë ushtaret e Krahines Autonome Socialiste të Kosovës në qytet në selinë e Komandes së Armates së V (5) ku do na mban nji ligjeratë Komandanti i kësaj armate Gjeneral koloneli Grigoriq ( nuk ja mbaj mend emnin Pavle apo Grigorije njeni nga këta mendojë se ishte) si dhe drejtori i Akademisë ushtarake të Zagrebit Gjeneral majori Ramiz Avdyli. Aty duhet të shkonim të gjithë ushtaret pa dallim kombi që janë nga Kosova. Mendova tanë naten se si do na informojnë aty per situaten në Dardani, frigohesha se si do na flet Gjenerali Shqiptarë, Burri nga Peja Ramiz Avdyli.

Shkuem të nesermen të gjithë të rendisun në kolonë dy nga dy. Çka të shof. Aty kishte me siguri mbi 3000-3500 ushtarë. Kishin ardhë nga kasermet e rajonit apo të gjitha ato që banin pjesë në korpusin e Armates së 5-të. Unë isha në kolonë me Mag. Gani Pllana, nji ushtar nga Mitrovica i cili kishte magjistrue në xehtari dhe tani duhej ta kryente sherbimin ushtarak. Ai ishte në nji çetë tjeter, nese nuk gabojë ka qen nji repart i gjinisë së teknikve apo disi kështu quhej. Para meje në kolonë ishte kunati im Skender Hoxha dhe Sylë Haziraj. Syla ishte i çetes time të bukpjeksve ndersa Skenderi ishte HBO nji gjini kimiko biologjike. Na kishin perzie me qellim dhe ashtu edhe na futen mbrenda në nji sallë të madhe. Ishte aq e madhe sa per qudi sado që ishim mbi 3000 veta megjithate kishte radhë të shprazta në te.

Unë per lexuesin dhe per brezat e ardheshem të shqiptarve me keqardhej pranojë se kurr nuk më ka shkue mendja se këto ngjarje do ishte mirë ti shkruej diku. Po ta kisha ba këtë derisa isha në sherbim atje, apo menjiherë pasi kreva sherbimin padyshim do baja nji deshmi të mirë historike, sot nga ajo kohë, pra nga viti 1981 ku kanë kalue 29 gati 30 vite unë shkruej vetem nga kujtesa ime të cilen e ftova sepse rastësishtë nji mbramje mu kujtue Kapiteni i Klasit të Parë ( në atë kohë) Koloneli dhe Ministri i parë i Çeverisë së Republikes së Dardanisë Ahmet Krasniqi i ndjer. Pra ftova kujtesen dhe fatmirësishtë ajo më qendron besnike. Shumçka e ka ruejt sikur të kishte ndodhë sot dhe unë do provojë sa ma saktësishtë ti shkruej ketu në vazhdime per ta dhanë nji deshmi per nji kohë të vështirë kohë ku njeriu sa qil e mbyll sytë "vetvritej" vritej "aksidentalisht" dhe dergohej në shtepi dhe familje në arkivol. Arkivoli percillej me ushtarak dhe në varrimet e tyne shkrepeshin rafale armesh per "respekt" mirpo kurr nuk lejohej që ato arkivole të hapeshin dhe me plotë arsye qarkullonin fjalë se vetem nji ZOT  e din a ishte kufoma në sanduk a jo. Me këso fatkeqësi janë goditë pothuej të gjitha fshatrat dhe viset shqiptare në atë kohë të asaj ish kreature komunisto-fashiste që quhej Jugosllavia Socialiste Federative. Edhe Istogu im asht godit me disa fatkeqësi të tilla. Në vitin 1983 nese nuk gabojë nga kaserma e Sarajeves në arkivol erdhi Haki Shatri, teknik medicinal i cili diten e fundit të sherbimit "banë vetvrasje". Ai vetem nji javë ma parë kishte qenë në shtepi dhe familje per ti marr rrobat civile. Nuk i veshi kurr, ai u këthye në arkivol. Poashtu në këtë vitë në Vipava të Sllovenisë vritet në luftën fyt per fyt me ushtrinë jugosllave pasi kishte vendos të arratiset ushtari nga Gurrakoci Ukë Ferizi. Padyshim se ikja e Ukes kishte arsyet dhe ato ishin padrejtësitë dhe zullumi që ju bahej shqiptarve. Ky burr trim i Podgurit me nji shok të vetin diku nga rrethi i Kumanoves armatosen deri në dhamb dhe pasi mendojnë se do kalojnë në Austri ikun. Ju vihen pas forcat e shumta dhe Uka qendron burrnisht, vritet vetë, por asht flit se ai ka vra edhe nji epror të naltë të APJ-së atë ditë të luftes së ti heroike. Luftes të pabarabartë. Dy veta me nji brigadë.

Pra kujtesa per Kolonel Ahmet Krasniqin, dhe kujtesa per të gjithë ata ushtarë që erdhen në arkivole e posaqërishtë këta dy istogasit e mi që i kamë njoftë mirë mue më shtyjnë ti shkruej këto shkrime.

Mundohem të jem sa ma i sakt dhe sa ma direkt. Shpresojë se dikush do i shfrytzon këto shkrime dikur per ta ba nji histori në nji të ardhme të afert.

Vazhdon neser me faktet se si u zhvillue mbledhja me gjeneralet.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

21.11.2010