| E hene, 22.11.2010, 10:58 PM |
Reagim ndaj fyrjeve dhe perbuzjeve te z. Pirro Priftit
Nga Çlirim Uça
I nderuari z. Prifti
Siç shihet nga permbajtja e tre artikujve te fundit, por dhe nga letra qe m`keni derguar mu, komunikimi per Ju, nuk paraqet nje vlere ballafaqimi te fakteve dhe argumenteve. I ngulitur thelle ne pozita interesi, vazhdoni ti beni jehone punes se „mrekullushme“ te Janullatosit, pa nenvizuar as edhe nje te keqe te asaj pune. Thuse ne jemi te verber e nuk shohim se çfar eshte bere dhe po behet atje.
Ne perputhje me detyren dhe interesate tua, vazhdoni te kembengulni ne politike „–ekuilibrimi midis komuniteteve“, ne nje gje qe nuk eshte ndegjuar ndonjehere me pare.
Per te qene edhe ma e keqja, shqetsimeve tona ju pergjigjeni me nje varg akuzash qe s`kane gje te perbashket me realitetin, porse vetem me trillimin e akuzusit, nje dobesi kjo jo e vogel per nje analist si Ju.
Nje dobesi tjeter e madhe, qe me ra ne sy, eshte dhe: berja dhe gjujtja e shtrigave. Ja argumentet e kesaj qe theme: Ne letren tuaj me quani nacionalist, racist, frigacak, pseudo-nacionalist, revanshist, miop, tabularasa, mjeran dhe pasataj, sikurse ta do vesi, me nxirrni edhe ne paravi, si sherbtor te atyre njerzve qe Ju i njihni per armiqe tuaj, real apo te trilluar. Te njejten gje e beni edhe me pr. Kristo Frashrin, duke e nxjerrur at si hargat, zedhens e babagjan te atyre nacionalistve frigacak qe rrikan fshehur pas dikujte. Ky apsurditet me ra ne sy gjate leximit te shkrimit tuaj kritik ne faqen Z.Sh. me titullin „ Kur gabon …pr.Kristo Frashri“.
Perderisa i merrni ne thumb komunistet, te pakten eshte dashur te hiqni dore nga vesi i tyre i keq: berja dhe gjujtja e shtrigave. Apo ndoshta kete ves e keni te marrur nga mesimet e shkolles se Janullatosit ( Kishes Greke), se fryma dhe shpirti i ketyre mesimeve ka qene prore pjese e kesaj loje te zeze.
Po, pse ju z. Prifti beheni me mu kaq i rrept, duke me ngritur akuza kaq te pa kuptimta? Po a mos thashe une, te rrembejmi armet dhe te sulmojmi greket? Po ç`nacionalist e racist jame une, qe vetem sa ngrita zerin kunder rreziqeve qe luhen ne ate pjese te atdheut tim?
Po si guxoni te jeni kaq i pa ekulibruar e t`mos provokoheni nga ngjarje kaq poshtruse, si bie fjala: loja me eshtra ne Permet, perbuzja e varreve ne Boboshtice, deklarata e konsullit greke, -se Korqa eshte Greqi? Apo edhe per kerkesen e Qeverise Greke per nje pakt detar, ku vendi yte duhet te humbe qindra km2 det?
Ne nje shkrim tujin , permendni Mbretin Zog, si shits te trojeve tona dhe po ashtu Enver Hoxhen, si rrezikus per ti kethy ato ne nje republike te 7- te te Jugosllavise, por e heshtni marveshjen e Berishes me greket, per hapsire detare. A mos vetem pse ketu perfituse eshte Greqija?
Me akuzoni edhe si mosnjohes te historise se ortodoksise shqiptare, duke ma kujtuar kontributin e 905 rilindasve, qe vertete jane faqe e lavdishme e historise tone. Une, historine e popullit time e njohe relativisht mire. Por ate e njohe pa kopertina komunitetesh, se ajo e ketill ka qene dhe te ketille e kame mesuar. Sikur une te isha nga ajo pjese e Atdheut, natyrishte qe do te dija edhe imtesi te asaj historije, si p.sh deri edhe se sa here eshte djegur shtepija e prindve dhe gjysherve te mi, nga vet dora e grekve, te frymzuar nga zeusi i tyre, Kisha Greke.
Deri sa jemi tek rilindasit, desha te te pyse, po nga e moret Ju ate te drejte, qe t`i pervetsoni ata figura, duke i futur ne kopertinat e komunitetit tend? Kur e bete kete gje , a me pytet mua, nese une te lejoj ne grabitjen e te mirave qe me takojne edhe mua, po aq sa edhe ty?
Jame rritur dhe edukuar me frymen e tyre dhe sot eshte po ajo fryme qe me jepe ze te reagoj kunder poshtrimeve qe po behen ndaj idealeve, vatrave dhe varreve te tyre?
Perderisa Ju flisni ne emer te atyre burrave dhe per derisa ne anen tjeter mbani mardhenje te mira me Janullatosin( jeni zedhens i ti) dhe kishen greke, me thoni, pse nuk keni kerkuar nga keta te fundit, larjen e mekateve per krimet e bera ndaj nje numri te mire te ketyre burrave.? Sot kerkimfalja eshte bere nje vlere njerzore e moralit te kohes. Jane bere deri me tash kerkimfalje ne te kater anet e rruzullit, por kan mbetur te rene ne kete provim vetem Kisha Greke dhe politika e ati sheti. Apo ndoshta nuk mendoni te kene ndodhur fare keto krime, porse i shihni vetem si trille te nacionalisteve shiptare, vetem sa per ti prishe mardhenjet tona me popullin fqi greke?
Dhe per perfundim, nje sçarim: Erdoganin ne Kosove nuk e prita une, por sivllezrit tu. Me ate rast ata, nuk bene as me pak dhe as me shume se sa beni ju atje.
Reflektoni pozitivisht zoti Prifti, sepse atdheu eshte me i shtrejte se gjithqka tjeter. Pse te mos jeni edhe ju ne ate mesin e arte te atyre burrave qe me mburrje mi keni permendur, pasi mundesite intelektuale Ju dhene mundesi te jeni te koka e ati ari.
Pershendetje, Çlirim Uça