| E hene, 22.11.2010, 10:56 PM |
RREZE DRITE MBI KOSOVË
Lindi dielli n’ maje t’ Kitkës –
Ç’ po shkëlqejnë bjeshkët e Rugovës ...
Me urimet e Republikës –
Rreze drite i ranë Kosovës !
Refreni:
Moj Kosovë , kala kreshnike –
Rreth e rreth male kurorë ,
Ma gëzofsh ti, Republikën ,
Fatin tënd e ke në dorë !
U zgjuan Llapi e Gollaku ,
Kaçanik , Shalë e Bajgorë ...
Krah me ta dhe Karadaku –
Hedhin valle dorë për dorë .
Refreni:
Moj Kosovë , kala kreshnike ...etj.
Buzëqeshë Sharri – shtizë flamuri ,
Gjeravica e Pashtriku ,
Kanë lidhë besën t’ fortë si guri –
Kurrë n’ këtë tokë s’ do t’ shkelë armiku !
Refreni:
Moj Kosovë , kala kreshnike ...etj.
Morava, Ibri e Drini ,
Rrjedhin këndshëm valë – valë ...
Gëzon Drenica e Dukagjini –
Rritën tonë s’ ka kush që e ndalë !
Refreni:
Moj Kosovë , kala kreshnike ...etj.
Gjilan, më 21.11.2010. Demir KRASNIQI