Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Tregime nga Podguri

| E hene, 22.11.2010, 10:07 PM |


TREGIME ODASH NGA PODGURI

 

Nga Selim Hasanaj

 

TRAKTORISTET E LLUGAVE TË DRINIT

Per me shkue në Lluga të drinit patjeter duhet me kalue neper Ozdrim. Disa traktorist të ri banin zhurem kur kalonin andej duke kendue, piskat e ra burijave të traktorve.

Adem Arif Helshani nji ditë ju del para dhe ju thotë: O djem, kjo asht rrugë e tanve , por ta dini se po të kisha dasht zhurem e piskama do e maroja shpinë te stacioni i trenit.

 

DAUT LOSHI DHE MUSAFIRET

I vin do musafir Daut Loshit dhe ai ju banë muhabet, ju qet edhe mjaltë per darkë. Ata pasi hajnë e pijnë fillojnë të zihen mes veti dhe fillojnë me u rrah. Disa mashkuj të familjes së Dautit i thojnë, baca Daut, hajde ti dajmë se ata po rrehen, por Dauti ju thotë, jo mos i ngucni, ata kanë ardhë per qef dhe tash masi hangren mirë darkë edhe le të rrehen per qef.

Të nesermen disa komshi e provokojnë Dautin dhe i thonë, o Daut kemi ndegjue mbram hallakam te ti në kullë dhe jemi ba marak. Jo more nuk ishte asgja, masi pshtova veq me nji kalanicë në rrasë të gjoksit.

 

SHABAN TAHIR RUGOVA I CERROLLUKES

Në fshatin Cerrollukë njifar malisha kishte pas kjen deputet në kohen e mbretnisë së Jugosllavisë mbretnore. Shaban Tahir Rugova nji ditë e pyet, o Malishë, alahile a me tregon, po a nuk ka Jugosllavia njeri ma të meqem se Tita a? "Bogami" ( per Zoten) o Shaban vetem në Beograd janë nja 100, por ai e ka nxan tash venin.

 

AZEM BEJTA DHE ZHUK HAXHIA

Ishte pas shkue Azem bejta në Rugovë dhe ata sipas adetit e presin mirë, me respekt e muhabet. Derisa rrinin mas darke dikush e vet Azem bejten se a din ai me u frigue. Azemi ja dredh se nuk frigohet kurr. Zhuk Haxhia nuk ishte kjen atë natë aty, dhe kur ai vjen të nesermen i tregojnë se Azem Bejta ju paska thanë se ai nuk frigohet. Zhuk Haxhia ju thotë; per zoten ka rrejt Azemi se me kanë si nuk frigohet ai kish me dal perditë në Velikë e në Shekullar me e ruejtë kufinin nga malazezet.

 

KALLJA E MEHMET SMAJLVE TË KASHICËS

Mehmet Smajlt e Kashices i kishte pas kaplue nji zjarr i madhë dhe atyne në ndihem ju shkojnë fshataret e fshatrave per rreth. Nder ta edhe ata të Cerrollukes. Derisa ata luftonin me zjarrin nji njeri pshtjell nji cigare dhe pasi nuk kishte pas shkrepse ai kerkon shkrepse nga dikush. Shpend Avdyli i Cerrollukes ja hudh para nji duk tallë tue u kallë flakë. Dheze o jaran se neve zjermin e kemi sot me bollak.

 

MUSTAFË RUGOVA PREJ CERROLLUKE DHE SHENJAT E PIKSIMIT

Kur kishte pas dalë Mustafë Rugova prej Cerrolluke në mergim ai i shkruen leter të vëllait Ismailit që ishte në Suedi. Ja dergon leter mas letre dhe pas seciles leter Ismaili e kritikon se Mustafa nuk po i perdor me vend e ku duhet shenjate e piksimit. Nji ditë Mustafa lodhet dhe i shkruen Ismailit. O vëllau im unë neser do i mbledhi të gjitha shenjat e piksimit dhe do ti futi në nji pliko e ti pastaj gjejau vendin seciles.

 

Sarpsborg-Norvegji

20.11.2010