| E hene, 22.11.2010, 10:05 PM |
OPINION: Hysen IBRAHIMI, përmes një telgerami përshëndetës, nga mërgata rreth librit: ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore” të autorit Prof. Fazli Hajrizi.
(Prof. Fazli Hajrizi, ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore” Skënderaj, 2010)
Zonja dhe zotërinjë, të nderuar të pranishëm,
Profesor Fazli Hajrizi, del para lexuesëve dhe dashamirëve të librit shqip, me librin e tij (i shtati me radhë) i titulluar: ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore”, duke dëshmuar se është në vazhdën e krijimtarisë së tij, e cili tani është i njohur si krijues, publicistë dhe intelektual i mirëfilltë në tërësinë hapësirën e shtrirjes shqiptare. Njëkohësisht, edhe si zë i ndërgjegjës kombëtare, duke pasqyruar historinë me tematika të fushave të ndryshme, e po ashtu duke përfshi edhe publicistikën në sferën e historisë.
Vepra në fjalë e Profesor Fazli Hajrizit, nxitë lexuesin, sepse arrinë suksesshëm që të prekë tema me identifikim të bazuar në lëvizjet, ecuritë, arsimimin dhe ekzistencën gjeografike të Kotorrit dhe fisit të tyre Gashi. Të gjitha këto burime, sa historike aq edhe bazike me gjuhën e argumentit, Profesor Fazli Hajrizi, arrinë me impulsin e tij moral, etik dhe kombëtar, të hulumtoj dhe të pasqyroj bindshëm para opinionit të gjërë, se intelektualët siq ishte Prof. dr. Rrahim Gashi e më vonë si vazhdimësi i biri i tij Lah Gashi, realizuan planin e tyre kombëtar të dijes dhe arsimit që më pastaj kjo rezultoi duke nxjerrë gjenerata të tëra të arsimuara. Me këtë arritën të formojnë celulat e arsimit me kuadro të reja dhe ekzistencën e të qenurit ”Shqiptar i Arsimuar” në këtë regjion. Këtu, Profesor Hajrizi, i konsulton me një kujdesë të veçant gjitha dokumentat bazike dhe dëshmitarët okularë, duke i’u dhënë vlerë, përparësi angazhimit të njeriut për arsim, dituri dhe traditë kombëtare, në kohën kur populli Shqiptar ballafaqohej me problemet ekzistenciale dhe kombëtare. Duke i zbuluar të gjitha këto të vërteta, në librin ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore”, do të hasim në ngjarje të vërteta që për at kohë kanë qenë tabu temë, por që i përkasin historisë kombëtare. Ky libër do të zen vend të merituar në sfondin e të gjitha arkivave historike, biblotekare në tërë hapësirën shqiptare, e po ashtu edhe në Europë.
Libri i autorit Hajrizi ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore”, ngërthen në vete të vërtetën më të madhe në pjesëmarrjen e fisit Gashi në lëvizjen kaçake, kundër sunduesëve të huaj, dhe njëkohësisht me punën dhe devotshmërinë e tyre në çështjen kombëtare ngrisin moralin e rezistencës, që u flijuan për të thënë të vërteten dhe për mbrojtjen e historisë së çështjes kombëtare të popullit Shqiptar. Kjo do të shërbej për të vërteten e ngjarjeve për brezat që do të vinë, e cila është sa dhimbëshme, është aq edhe krenare.
Ta dashur vellezër dhe motra,
Libri i cili promovohet sot në Skënderaj, i autorit Profesor Fazli Hajrizi, ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore” edhe njëherë dëshmoi para opinionit, se i mbetet besnik dhe ruan konstantën e pasqyrimit historik, të të gjitha trojeve etnike shqiptare pa dallim, madje edhe konstantën faktike me unitet të përmbledhjeve të temave që ruajnë në vete origjinalitetin e ndodhive nëpër kohë. Kështu me sukses kurorizon vepërn e tij të shtatë dhe është në pragë të kurorizimit të librit të tij të tetë i cili titullohet: "Mitrovica dhe Shala e Bajgores në fokusin e historisë" dhe ky libër do të promovohet më 23 janar 2011 me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar shqiptar, Isa Boletini.
Na gëzon fakti, se krijimtaria e Profesor Fazli Hajrizi, si realitet historik, do të bëjnë të pavdekshme rrënjët e lashtësisë shqiptare, nëpër trojet e veta autoktone të banuara den baba den. Përveç se pasqyron lashtësinë shqiptare, në të njejten kohë ruan historikun e pozitës gjeoigrafike të fshatit të tij Kotorr, veprimtarinë e devotshme të mësuesit të tij të parë Rrahim Gashi, për dëbimin e tij në Shqipëri në vitin 1959, ”Lidhjen Popullore Shqiptare në Mitrovicë” shkollimin në shkollën shqiptaro-amerikane Harri Fultz në Tiranë, etj.
Shumë të respektuar të pranishëm,
Krejtë në fund, e ndjej veten tejet të privligjuar, që pata mundësinë që edhe ne nga mërgata si një degë e një trupi qëndror i Dardanisë Antike, të japim opinionin tonë, së pari duke pasur parasyshë vlerën e këtij libri dhe librave të tjerë të Profesor Fazli Hajrizi, dhe me vlerat e temave që ai din t’i trajton dhe t’i shtjellon me një kujdes të veçant, mund të them se ka bërë lëvrimin e duhur duke e hudhur çdo dilemë të propagandave anti-shqiptare për historinë kombëtare shqiptare.
Prandaj, unë e uroj Prof. Fazli Hajrizi për botimin e librit të tij të shtatë ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore” me shpresë se edhe në të ardhmen do të na ofrojë knaqësi me libra të tjerë, sepse në krijimtarinë e tij, ai ma shkathtësi ka arritur të identifikojë natyrën e ngjarjeve ku ka zënë ”FARA E ATDHETARIZMIT SHQIPTAR”.
Zoti e bekoftë veprën ”Mesuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore” dhe tërë krijimtarinë e Prof. Fazli Hajrizit. Zoti e bekoft popullin Shqiptar kudo që ndodhet.
Më 20 nëntor 2010, Stockholm/Suedi.
Vëllazërisht, i juaji,
Hysen Ibrahimi.