| E diele, 21.11.2010, 05:02 PM |
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
Tel 00389/ 70 811 180
illyricumlibertas@live.com
Komunikatë
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, është duke ndjekur me vëmendje proceset që kanë të bëjnë me statusin formal-juridik të shqiptarëve në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë.
Në këtë drejtim edhe statusin kushtetues dhe ligjor të gjuhës së komunitetit të dytë më të madh në këtë republikë ish jugosllave, atë të gjuhës shqipe.
Nga ana tjetër duke vlerësuar në maksimumin e mundshëm kontributin e madh dhe të pamohueshshëm që ka dhënë, jep, dhe do të vazhdojë të japë edhe në të ardhmen, kreu i delegacionit të KE në vend, z.Ervan Fuere, nuk mund të mos reagojmë ndaj deklaratës së tij të fundit në lidhje me gjuhët shtetërore apo zyrtare në vend.
Zoti Fuere, është shprehur tekstualisht se, citojmë, “Për ne, gjuhë shtetërore është gjuha maqedonase. Ndoshta për 20 vite do të jetë edhe gjuha shqipe, gjithashtu edhe sërbishtja, romishtja. Në Afrikën e jugut ka 11 gjuhë ku pranohen të gjitha grupet e ndryshme etnike”.
Zoti Ervan Fuere është edhe përfaqësues special i BE për IRJM. Në këtë detyrë tepër delikate