Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rina Turkeshi-Saliu: Rrahim Ganiu ''Balada mbi gurë''

| E diele, 21.11.2010, 03:47 PM |


Reçension-romanit

 

,,BALADA NË GURË’’

 

RRAHIM GANIU

 

Nga Rina Turkeshi-Saliu

Shkrimtare dhe kritike Letrare

 

DISA FJALË PËR AUTORIN

 Rrahim Ganiu Lindi në fshatin Mateç të Kumanovës, aty ka kryer pesë klasë fillore, ndërsa pjesën tjetër të arsimimit fillor deri në klasën e tetë e ka kryer në Kumanovë. Kjo ka ndodhur kështu për shkak se fshati Mateç, diku para viteve të ’60-ta, është zbrazur për disa ditë, meqë banorët e tij, ndër ta, edhe një pjesë e madhe e familjes së Rrahim Ganiut si lumi që rrjedh, mjerisht  kanë migruar në Turqi dhe kështu shkolla fillore pothuajse është mbyllur. Është e njohur s'e këtë fat e përjetuan të gjithë shqiptarët që jetonin në Jugo - sllavitë të mbretit të Titos të Millosheviqit. RR.Ganiu detirohet shkollimin e mëtejshëm ta vazhdon në Kumanovë, edhe pse duhej të udhëton  20 kilometar në ditë.

   Pasi mbaron shkollën fillore arsimimin e vazhdon  në Shkollën Normale në Shkup. Autori tho s'e k'jo shkollë në vitet ’60-të ishte si një universitet arsimimi në gjuhën shqipe. Kam pasur arsimtarë të shkëlqyeshëm që zhvillonin me vetëdije të lartë njerëzore, profesionale  dhe patriotike procesin edukativo -arsimor. Më vonë, po në Shkup ka kryer Fakultetin Filozofik, degën e filozofisë. Kam pasur fatin dhe nderin të dëgjoj ligjërata nga sfera e filozofisë, etikës dhe estetikës te profesori i madh Vuk Pavlloviq nga Zagrebi me origjinë hebreike. Thot RR.Ganiu.

Ka diplomuar në temën: “Monadat e Lajbnicit” te profesorët Vuk Pavloviq, Zagorka Miçiç nga Beogradi dhe Ferid Muhiq nga Shkupi.

Pasi mbaron fakultetin në vitin 1970, punësohet në Radio-Shkup, Programi në gjuhën shqipe.

Në këtë institucion ka kryer detyrën e gazetarit, pastaj redaktor i redaksisë, komentator dhe redaktor përgjegjës i Programit, detyrë që e ka ushtruar më shumë se tetë vjet,pastaj dhe përgjegjës i programit shkencor.

Si gazetar dhe redaktor vazhdimishtë me shkrimet gazetareske dhe me aktivitetin redaktorijal ka kontribuar në avansimin e të drejtave të popullit shqiptar, pëfshih këtu edhe kontributin që ka dhënë në themelimin e Univerzitetit të Tetovës në zgjërimin e programit në gjuhën shqipe të Radio Shkupit prej 2 orë sa ishte në 09 orë,themelimin e disa festivaleve s'iç ishte në vitin l993 ,,Këngë jeho'' të Strugës, zgjërimin e rrjetit të korespodentëve edhe në botën e jashme si dhe në Shqipëri në Kosovë, si dhe në afirmimin e çështjes së Kosovës në takimet me ndërkombëtarët dhe çështjen shqiptare në Maqedoni...  

Gjatë punës gazetareske emiton shumë përmbajtje të zhanreve të ndryshme gazetareske, si lajme, informata, intervista, reportazhe, vështrime e komente, emisione shkencore. Ka përgatitur mëse 1000 emisione shkencore e letrare të sferave të ndryshme që janë emetuar në emisionin të njohur “Horizontet e diturisë” .

Prej vitit 1990 e gjer më vitin 1999 ka emetuar ç'do javë informata vështrime intervista komente javore etj. kushtuar çështjes së Kosovës. Në program ka emetuar edhe një sërë recensionesh.

 

Me punime publicistike dhe shkencore është paraqitur edhe në gazetat “Flaka” , “Fakti,”“Rilindja” e Prishtinës,,,Koha’’,,Lajmi’’ si dhe në revistat “Jehona” dhe “Vlera.”Ka marrë pjesë edhe në shumë simpoziume shkencore dhe publicistike në vend dhe jasht venfi duke u prezentuar me punime nga sfera e publicistikës, filozofisë dhe estetikës. Gjer më tani ka botuar pesë libëra me poezi titulluar:,,KTHIM NË PELLAZGJI.'',,MARAMENDJE KOHE'.' '' SYTË DHE YJET'' ,,KUSHTRIM SHKËMBI’’,,,TA VODHA SHIKIMIN’’,nga sfera e estetikës ,, MARRAMENDJE METAFIZIKE E ARTIT’’ MENDIME FILOZOFIKE E ESTEIKE PËR ARTIN’’(Nga antika dei më sot) ka edhe një sërë librash në dorëshkrim një ndër ato edhe romani ,,BALADA NË GUR’’

Romani ,,BALADA NË GUR’’është vepër e re nga proza nënkuptohet tani në dorëshkrim. Kur e lexova këtë vepër sinqerisht them se më erdh keq pse gjer më tani nuk është botuar.Është humbje e madhe për autorin për lexuesin dhe për letërsinë shqiptare që një vepër kaq voluminoze në 600 faqe  me një përmbajtje kaq të pasur mos ta shikon dritën e botimit. Autori Rrahim Ganiu edhe 5 libra nga sfera e poezisë që i përmendëm më lartë i ka botuar me mjetet e veta finasiare dhe një libër nga sfera e estetikës filozofike gjitjashtu me mundësitë e veta materiale.

Tani më nuk kam mundësi thot autori,prandaj edhe kaq libra në dorshkrim presin ditë më të volitshme.

Ndërkaqë,në se fillon ta lexosh  ,,Baladën në gur’’rëndë e ke të ndahesh e ke pattjetër të shkosh gjer në fund të librit.,,Balada në gurë’ të mahnitë të shqetson me ngjarjet e një pas njëshme që të shpiejn prej një bote në një tjetër shpesh herë tronditëse po edhe madhështore tragjike skena të bukura po edhe ballafaqim me drama realiste njerëzore.

Dramën njerzore autori në roman e fillon që nga viti 1912 e përfundon në prag të vitit 1960.Gjat kësaj peridhe derdhen një mori ngjarjesh më shumë të këqija të disfarshme tragjedi të vërteta shumë më të rëndë se ato të Shekspirit të madhë.Të gjithë këto të këqinja derdhen edhe mbi supet e dy të rinjëve të pafajshëm dhe mbi një popull të pa mbrojtur nga as kush që edhe fati ja kishte këthyer shpinën.

Aktor kryesor janë Besiana Dardane dhe Kreshniku të cilëve terri dhe skëtëra e të tjerve e okupatorëve uzurpatorëve ua kishte vjedhë dashurinë ua kishte ndërprer fatin e jetës dhe bashk me popullin e vet të cilit i kanë takuar i kishte hjedhur në humnerë të thellë.

Këta dy të rinjë dhuna dhe gjenocidi i ndanë ja u shfarosë familjet i dëbon nga shtëpitë dhe vatani i vet.E gjithë këjo ngjan në syt e botës.Po shqiptari do të rojë do të bënë dasma do të gjallëron.Tiranët mundën të vrasin shqiptar gra fëmij pleq të djegin të plaçkisin shtëpi tua rrëmbejn pronat po nuk mundën ta shuajn dashurinë për liri e drejtësi për jetë më të mirë.Dashuria nuk vritet thot autori i ,,Balada në gurë’’.Fati do të don që Besiana ta gjen të dashurin e vet Kreshnikun edhe pas 50 vjetëve dhe në harmoni e qetësi shpirtërore siç është veti e shqiptares dhe fetares së denjë të ndrronë jetë në spitalin e të dashurit të sajë.Vuajtjet shpresa vullneti për jetë nuk mund të përshkruhen tërësisht në asnjë libër.Autori thot se në këtë roman ndoshta tregohet vetëm një grimcë e xhenemit  të madhë të golgotës së popullit tonë në kohë e hapsirë në trojet e veta,golgotë që edhe sot vazhdon.

Në katundin Dardan diçka, diçka kishin filluar punët bujqësore të pranverës por nuk ishin intensive.Ardhja e krushqëve u shoqërua me 20 pajtona dhe disa karroca të posaçme e çeze për shkak se Shkupi nga katundi Dardan ishte larg 34 km.Nisjen e krushqëve e paralajmëruan shumë të shtëna armësh dhe muzikë me tupana dhe me instrumente tjera. Krushqit nja 100 m. para dyerve të mëdhaja i pritën antarët e familjes dhe të tërë mahallës dhe shumë dashamirë nga katundi që ishin rradhitur në një rresht të gjatë. Pasi u vendosën në oborrin dhe në sallonin e madh të çajtores së xha. Krenarit që ishte një sallon i madhë, pothuajse se aspak nuk u ndalë muzika kënga dhe vallet. Më tepër luanin krushqit për shkak se ata ishin më të gëzuar.Xha Krenari për këtë rast kishte përgatitur një drekë të madhe me shumë mish dhe ëmbëlsira të ndryshme. Ai për këtë rast kishte therr 2 dema të mdhenjë dhe shumë dele. Këtë drekë e kishin përgatitur kuzhinierë të posaçëm që kishin ardhur nga restorantet më të njohur të Kumanovës. Erdhë edhe te përshëndetja e Besianës dhe uuuuu-ja e saj duke u përshëndetur me nënën e saj vëllezërit shoqet dhe vet babi i vet e vendos në pajtonin e stolisur posaçërisht për nusen e puth në ballë dhe ja puthë syt. Në pajton janë të pranishëm vjera dhe vjeri kunata dhe djali i vogël i kunatës. Mbëritja e Besianës në shtëpinë e burrit u shoqërua me shumë këngë nga vajza dhe gra të reja. Normalisht edhe shumë të shtënë me armë të ndryshme.

 

Gzohu, gzohu nana jonë,

Shume e mirë nusja e jonë,

Hem e bukur, hem e madhe,

Nusja e jonë Besiana

Si xhamija me minare!

Oj Besian me sy të kaltër,

Si qielli dhe deti shqiptarë

Merrja verrës të dy duartë;

Të dy duart o me nji krahë,

Të thotë verra mashallah!

       

          Gjatë daljes së nuses nga pajtoni vjehra e reflektonte me një pasqyrë nga dielli dhe e shikonte nëpërmjet një site të mirë. Domethënë na ardhsh e ndritur. Ndrit si pasqyra, i ndrit shtëpia nusen nga pajtoni e zbriti vjehri babai i Kreshnikut dhe ajo shkeli në tepsi që ishte e mbuluar me një shami të mëndafshtë. Dhëndri e tëhjeki duvakun e nuses që do të thotë takim mes nuses dhe dhëndrit.

             Hyrja e dhëndrrit ishte shumë inspirative Gëzimi sikur kishte arritur kulmin e mundësive se sa i ka kufinjët, ndoshta edhe jasht kufinjëve. U dëgjua Xha Jetoni kur tha:

           -Sonte kallne edhe shtëpinë!Kënga dëgjohej larg e më largë.Dhëndrri hyri duke i ra me këmbë legenit të bakërit që shkëlqente si flori dhe një kohë të shkurtër ishin bashkë dhëndrri nusja dhe një grua që gjer atëherë e ka shoqëruar nusen. Pas pak kohe shoqëruesja e nuses u largua në mënyrë të qetë dhe nusja e dhëndrri ngelën vetëm. Këtu u bë takimi hyjnor ku dy të rinjët filluan jetën e re të përbashkët duke themeluar familje të re. Ashtu si kanë qenë hazreti Ademi a.s. dhe hazreti Hava pa asnjë copë rrobe në trup ashtu edhe këta dy të rinjë si të gjithë të tjerët kur martohen e sidomos natën e parë arrin kulmin e bashkimit, kulmin e ekstazës duke pasur përqafime dhe puthje të zjarrta deri ke ekstaza të bashkimit seksual me qëllim që pas disa kohe natyrale të arrin edhe fëmija i parë si engjull e shumë fëmijë të tjerë po ashtu nga martesa dhe nga bashkimi i dy të rinjëve.Të nesërmit në mëngjes u vizitua dhëndrri dhe nusja në dhomën e tyre dhe të afërmit patën të drejtë ta shikojnë çarshafin e bardhë dhe shenjat e virgjinitetit    përkushtimin për njëri tjetrin.

            Të pranishmit hangrën mëngjesin ku ishin pregaditur petlla me mjaltë dhe pije tjera jo alkoolike. Nusja shpërndau peshqeshe të të gjithë të pranishmive.Dhe kështu u afrua fundi i dasmës madhështore e të bukur në çdo pikëpamje që u kurorzua me bashkimin e dy çiftëve të rinjë. Në këtë rast bashkimin e Besianës me Kreshnikun.Xha Jetoni duke biseduar me shoqen e vet nënën e Kreshnikut thotë se:

           -Më i gëzuar dhe më i lumtur në jetën tyme nuk kamë qenë asnjëherë as nuk do të jem. Ndoshta do të gëzohem pa masë kur do të më vjen në jetë nipi ose mbesa e parë ashtu si ka thënë perëndia.

          -Po po Jeton ke të drejtë ashtu është, edhe unë gëzim më të madhë në jetë nuk kam pasur.Të gjithë gëzohen por më duket se nëna dhe babai diçka më tepër.

          -Zoti le ti ruan le të kenë fatë të mirë dhe perendia ti shpërblejë me shumë fëmijë djemë dhe vajza.

        -Po Jeton ishalla ti ruan dhe të kenë fat në jetë. I faleminderoj shumë perëndisë që na e solli këte fat dhe kënaqësi dhe që e mbrimë ne që të gëzohemi bashk me të rinjët…

           Autori ka dhënë mund të madh si në shtjellimin e ngjarjeve po ashtu edhe në modelimin artistik po thuajse të çdo faqe e fjali të romanit.RR.Ganiu punën e një autori e ka kry me një vullnet të pakrahasueshëm me pedantëri dhe përgjegjësi.Në realizimin e këtij proekti kaq të madhë dhe cilësor ka kontribuar talenti,paisja intelektuale e tij dhe puna këmbëngulse e autorit.Rrahim Ganiu është njohës i madhë i psikologjisë së njeriut filozofisë së ekzistencës njerëzore.Gjer në pefeksionim e njehë etnologjinë shqiptare,prandaj kur e lexon librin ,,Balada në gur’’ ke përshtypjen reale se çdo gjë e nevojshme për një vepër me dimesione kaqë të mëdha është në vend.Unë si krijuese e re i falemnedojë nga zemra shkrimtarit Rrahim Ganiut për kontributin e tij kaqë të madhë që të na dhuron vepra kapitale që gjenerata e re do të din ti çmon.Jam e bindur se poeti shkrimtari esteti filozofi gazetari do ta sfidon  dorështrëngimin e atyre që vendosin dhe s’shpejti do të gjen rrugë të përshtatshme që ti nxjerrë në drië edhe veprat tjera që presin.Unë i urojë suksese të mëtejshme. Prpozoj që Ministria e Kulturës  pranë Qeverisë së Maqedonisë ta finanson romanin e Rrahim Ganiut ,,Balada në gur’’  

 

SHKUP korrik 2010