| E diele, 21.11.2010, 07:20 PM |
Neki Lulaj
KRENARIA E DUKAGJINIT
(Poezi kushtuar Din Mehmetit të Mehmet Dinës, poetit të madh të Poezisë shqipe)
Kush e qendiste vargun,bukur
i ngarkuar si një mal me borë,
mbi supe mbante vitet e ndrydhura,
por kurrë nuk tha se jam plakë e lodhë.!
Atë ditë murmuroi Dukagjini,
krismë ishte emri yt,
krismë qe jeta dhe vdekja,
„Bacaloku“ besnik i konakut tim.
Kur këputet vargu,ne mes
dënesë rima, dhe strofa,
në heshtje gjëmon,metafora
zë rrënqethës lëshon Kosova.
Kur ndërron jetë, kriuesi
varfërohet edhe poezia,
Gjocaj, Juniku dhe Gjakova,
evakuojnë në heshtje kujtimet e tia…!
I urti,shtatin e rriti nëpër kulla guri,
duke ndenjur me trima patriot dhe me burra,
të menqurit që ndanin pleqëri,
dhe pinin duhan kaçak me llulla.
Ylberi i Dugagjinit ishe,
që latove vargun kaltërosh,
Poezisë shqipe ia dhe kuptimin,
nuk të quajtën krejtë rastësisht “ Bacalok”…!