Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Letër Ambasadorit Christopher Dell

| E diele, 21.11.2010, 08:58 PM |


Letër Ambasadorit Christopher Dell

 

Ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Kosovës, zotit Christopher Dell, përse i kërceu delli i ballit!?

 

Nga Kadri Mani

 

Zotni Ambasador,

 

Po na duket veprim jodiplomatik, të  thush se nuk do të takoheni me Vetëvendosjen?

Dhe disa veprime që i keni bërë qëkur keni ardhur, disi po na duket si të dyshimta: po flitet se keni biznese në Kosovë e në Serbi, madje angazhimi jua për privatizimin e Postës, po flitet se keni lidhje me një kompai austriake për përfitime personale?

Në partinë Vetëvendosja është edhe një kushëri juaji dhe yni, zotni Florin Krasniqi, Ju edhe këtë e keni injoruar!? Dhe faktikisht kur i thoni Florinit- JO, po ju thoni kundërshtarëve të tij-PO. Edhe me rastin e bastisjeve të “peshqve të mëdhënj” nga EULEX-i, të nesërmën jeni parë duke u përqafuar me ta!?- andaj Daci doli në gjyq për pak send, e peshqit e mëdhenj i kaluat nën rrjetë!?

Nazim Bllaca po i shpjegon krimet, por gjyqet e korruptuara po heshtin: përse Ju po i mbroni Ndërkombëtarët me aq zell!?

A keni reaguar për Veriun e Mitrovicës, për sjelljet fashiste të: Karla Del Pontes, Naom Chomsky-t, Xhon Bolton-it... a keni shkuar në Shqipëri në një shtëpi private ku ne shqiptarët jua kemi transplantuar organet serbe!?- dhe të dilnit e të thoshit se ajo punë mund të kryhet në spitalet e specializuara, se kjo është një gënjeshtër me bisht?

Po del se Ju nuk po i përfaqësoni interesat e Amerikës?

Mosnënshkrimi i marrëveshjes me hajnat e ditës nga ana e Vetëvendosjes, ishte zenitore, si Ju shkelët në atë dërrasë të kalbtë?- në mos për t’i përligjur keqpërdorimet?

Ju lutemi të mos silleni si pasha!