| E diele, 21.11.2010, 08:56 PM |
Reflektime nga mërgimi:Zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Kosovës nga një prizëm tjetër:
Zgjedhjet për Zgjidhje dhe jo për Partinë...
Nga Agron Shabani
Pas dorëheqjes së imponuar( kushtetuese dhe juridike) të Dr.Fatmir Sejdiut nga funksioni i kryetarit të Republikës së Kosovës dhe prishjes së të të ashtuquajturit "koalicionit të madh" qeveritar dhe politik në mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë. Kosova u ndodhë si të thuash papritur dhe kujtuar as vet përballë një krize(agonie) të thellë institucionale dhe konstitucionale .Për të mos thënë këtu përballë një të të "fikëti" ose "infrakti të vogël" legjislativ dhe ekzekutiv me pasoja të paparashikuara shtetërore, nacionale dhe politike që mund të kenë implikime dhe eksplikime të ndryshme eksterne ose indiskrete në zhvillimët dhe procesët e ardhshme politike dhe organike të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme kosovare në një periudhë të rëndësishme, furioze, hektike , evolutive dhe tepër dinamike të konsolidimit të përgjithshëm dhe tranzicionit.Ndërkohë që pas "mocionit të votëbesimit" ndaj kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës -nën Hashim Thacin dhe shpërbërjës së legjislativit(parlamentit) kosovar.Nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh edhe ushtruesit të detyrës së kryetarit të Republikës së Kosovës, Dr.Jakup Krasniqit u caktua afati për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme(të jashtëzakonshme mbase) parlamentare dhe qeveritarenë Republikën e Kosovës me 15 dhjetor të këtij viti.Në këtë menyrë njerëzit dhe lidershipi i gjithëmbarshëm politik ose partiak në Republikën e Kosovës sikur u gjendën të papërgatitur për një "maratonë të re" elektorale ose paraelektorale e cila shumë lehtë mund t´i nxjerri në sipërfaqe "Spartakët" ose "imperatorët" e rinjë. Ndonëse, duke menduar këtu në ritmin dhe dinamikën e njohur të ngjarjeve, zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme shtetërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive të sotme njerëzore ose qytetare ku ngjarjet dhe zhvillimët e mesipërme jo rrallë sikur ecin dhe levizin me shpejtësinë e dritës.Duke i nxjerrur dhe prodhuar kështu edhe akterët, personazhet dhe protagonistët e tyre kryesor.Përkatësisht, liderët dhe lidershipin e ri(rinjë) shtetëror dhe politik në këtë sfond.Se këndejmi, përderisa e ashtuquajtura ´filozofia postmoderne´mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare parasegjithash është një "levizje furioze, hektike, fluide, masive dhe tepër eklektike " e mbëshjellur dhe karakterizuar për nga ngjarjet, zhvillimët, procesët dhe natyra e ashpër dhe tepër dinamike.Filozofia moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë ndërkaq, me tepër do të mund të definohej, konceptohej dhe anticipohej si një studim ose vështrim i gjithëmbarshëm kritik dhe analitik i cështjëve , aspektëve dhe kërkesavë të njohura(fundamentale ose supstanciale) të shoqërisë së sotme njerëzore ose qytetare në funksion të periodizimit, klasifikimit, ravijezimit, konturimit, enkodimit, eksplorimit dhe harmonizimit (konvencionalizimit) të cëshjëve dhe kërkesave të mesipërme në fjalë.Kjo në radhë të parë për faktin se në fokusin dhe agjendën kryesore të Filozofisë moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë janë metodat, studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe humaniste në funksion të organizimit dhe një strukturimi(ose ristrukturimi) sa me të mirë dhe fondamental të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Përkatësisht, në funksion të disajnit, strukturës, arkitekturës, infrastrukturës, superstrukturës, etikës, estetikës , edukatës, kulturës , rezonansës dhe performansës së njohur institucionale dhe konstitucionale si sfidat ose provokimet kryesore të filozofisë moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë.Aty janë edhe teoritë dhe praktikat e njohura shkencore dhe metodologjike në funksione dhe dimenzione të ndryshme sociopolitike, socioekonomike, sociofilozofike, sociopsikologjike dhe të tjera që kanë për qëllim përsosjen dhe avansimin e vazhdueshem të edukatës dhe kulturës së njohur shtetërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara qytetare dhe demokratike.(Kujto këtu veprën kulminante të filozofit të shquar britanik, D.Mur me titull "Principia Eticha" etj).Përse kjo? Sepse, procesi i gjithëmbarshëm i evolucionit dhe zhvillimit të përgjithshëm kulturor, politik dhe organik tek shtetët dhe shoqëritë e zhvilluara qytetare dhe demokratike të Perëndimit në instancë të fundit edhe sot e kësaj dite vazhdon të rrjedhë dhe zhvillohet mbi bazat e njohura të "Konsenzusit të gjithëmbarshëm" të August Komtit, "Vetëdijes Kolektive" të Emil Dyrkhemit, "Etikës Protestante" dhe "Rëndësisë së Aksionëve(Reaksionëve) Individuale" të Maks Veberit, "Karakterit Nacional" të Meadovuasë, "Karakterit Referent" të Talkot Parsonit dhe kështu me radhë. Ndërkohë që në këtë sfond të njohur të edukatës, kulturës dhe emancipimit të gjithëmbarshëm(esencial ose supstancial) të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara njerëzore ose qytetare ekzistojnë qasje, metoda, ide, koncepte, teori dhe formulime të larmishme politike dhe filozofike si më poshtë: 1. Qasja e njohur e Klod Levi Shtrausit(Cloud Levi Strauss) e njohur përndryshe si "Ideja e Filozofisë Praktike".Përkatësisht, si ide dhe një përqasje e thellë rekonstruktive dhe diakronike ndaj cështjëve dhe aspektëve të ndryshme praktike dhe teorike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në frymën e një tradite dhe kulture të njohur liberale, parlamentare dhe demokratike.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe thyerjet ose "frakturat moderne" ose bashkohore të ideve, konceptëve dhe teorive të njohura(klasike) të Makjavelit, Bodenit, Hobsit, Lokut, Rusoit, Kantit, Hegelit, Monteskiut, Marksit, Engelsit, Sen Simonit, Millit, Tukivillit etj.Në funksion të ideve, konceptëve dhe teorive moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë.2.Në vazhdim e kemi Teorinë konvencionale.Respektivisht, teorine e marrëveshjeve ose konventave të rëndësishme shtetërore dhe politike në funksion të një teorie të përgjithshme komparative dhe harmonike mbi "paqën sociale dhe politike" në mes qytetarëve dhe lidershipit të njohur shtetëror ose politik.Gjegjësisht, mbi legjitimitetin, imunitetin, sovranitetin dhe autonominë e njohur shtetërore dhe politike(sipas Makjavelit, Bodenit, Hobsit, Rusoit, Lokut, Kantit etj.).3.Autonominë ose legjitimitetin dhe sovranitetin e garantuar të lidershipit dhe politikës së njohur shtetërore ose institucionale në funksion të një shtetin dhe pushteti modern qytetar dhe demokratik.Përkatësisht, në funksion të një shtetit ligjor dhe demokratik ku të të gjithë qytetarët dhe i tërë spektri(mozaiku) i tij politik ose partiak janë të mbrojtur dhe të garantuar me ligj.Respektivisht, janë aleat, participant, anticipant, pretendent dhe aspirant të njejtë dhe të barabartë në të mirë të shtetit dhe shoqërisë.4.Teorine Politike si një postulat të njohur shkencor ose metodologjiko-paradigmatik së bashku me "Shoqërinë Qytetare" dhe "Shtetin Politik" (që nga Platoni, Aristoteli, Loku, Hobsi, Bodeni, Makjaveli dhe gjër në ditet tona..) në funksion të faktaroëve, indikatorëve dhe predikatorëve të ndryshëm determinant, alternativ dhe paradigmatik të identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit , subjektivitetit dhe sovranitetit të garantuar shtetëror dhe politik e kështu me radhë.Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Metodat dhe Diskursët tjera politike dhe filozofike (Në kuadrin e njohur të Filozofise Praktike dhe Analitike) mbi shtetin dhe shoqërinë.Politika shtetërore dhe nacionale në instancë të fundit e nënkuptojnë moralin(etikën), kulturën, edukatën, drejtësinë, barazinë, paqen dhe harmoninë e gjithëmbarshmë( në relacionet ose dimenzionet e njohura horizontalo-vertikale dhe anasjelltas)shtetërore dhe qytetare.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu(ndonëse, me një theks të posacëm) edhe eëdukatën dhe kulturën e njohur parlamentare dhe demokratike në mes partive ose subjektëve të ndryshme qofshin ato në pozita ose opozita të njohura qeveritare dhe parlamentare me njëra tjetrën.E kundërta e tyre janë relativizimi, komercionalizimi, uzurpimi, privatizmi ose monopolizimi i moralit të gjithëmbarshëm shoqëror ose qytetar që ne rastin konkret nuk është asgjë tjetër përvec një të të ashtuaquajturi "morali makjavelist".Për të mos thënë këtu Makjavelizmi politik.Atmosferat ose situatat e ndryshme paradoksale, infantile, destruktive, dekononstruktive, kontraproduktive dhe të tjera mund të krijohen pikërisht atëherë kur nga ana e grupëve ose individëve të ndryshëm në një formë a tjetrën fillohet (qaset) me fosilizimin, klanizimin, relativizimin, komercionalizimin, privatizimin dhe monopolizimin e pronës dhe politikës së gjithëmbarshmë shtetërore ose qytetare.Kësaj në rastin me të butë i thonë "politikë partiake ose ideologjike" e partive-shtet ose shtetëve-parti.Për të mos thënë këtu slogane dhe recidive të njohura të fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste të regjimëve të dikurshme despotike dhe komunopansllaviste që i davarisen dhe shpartalluan ngjarjet dhe zhvillimët e fuqishme epokale dhe demokratike në kontinentin dhe planetin tonë.Në këtë spektër ja vlen t´i rikujtojmë së bashku "Epistemologjinë Revolucionare" të Tomas Kuhnit, "Logjikën e Zbulimëve Shkencore" të Karl Poperit, "Metafizikën e Moralit" të konceptuar dhe anticipuar sipas formulimëve të njohura humane dhe filozofike të Imanuel Kantit, Maks Veberit, Sen Simonit etj.Ndonëse, pa i harruar këtu edhe sociologjinë politike si kritkë shoqërore dhe humaniste në mes trashegimisë së gjithëmbarshme politike dhe ideologjike në kontekstin e njohur të ideologjisë dhe revolucionit.Madje, shkencën dhe teknikën si "ideologji moderne" shtetërore ose nacionale në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme industriale dhe kapitaliste së bashku me Analizat e njohura strukturale dhe funksionaliste në kuadrin e një Sociopsikologjie të Përgjithshme Refleksive dhe Pozitiviste.Sidomos atëherë kur flasim dhe mendojmë mbi liberalizmin, pluralizmin dhe parlamentarizmin e njohur politik dhe demokratik si Sfidë dhe Një Racionalizëm i njohur shkencor dhe humanist kundër kaosit, anarkizmit dhe iracionalizmit të njohur shoqëror ose politik. Dhe, kjo aq me tepër duke menduar në paradoksët, anomalitë, patologjitë, destruksionet dhe dekonstruksionet e shumëta(strukturale, politike dhe organike) të "koalicionit" të mesipërm në fjalë( në mes PDK-së dhe LDK-së) për "shtetin": Ku është thënë dhe shkruar shpesh se "koalicioni" i mësipërm "shtetëror" ose "qeveritar" në relacinonin PDK-së-LDK-së që në krye të herës i ngjasonte si të thuash një të të ashtuquajture "kulle të Babilonisë" ku krahu i djathtë i saj nuk dinte asnjëherë se cfarë po bënte dhe mendonte krahu i majtë i saj ose anasjelltas. I ngritur dhe sendërtuar me tepër në saje të"projektëve" dhe "planimetrive" të ndryshme konjukturale dhe ideologjike të qarqëve dhe nomenklaturave të caktuara konjukturale dhe burokratike( nga vendi dhe bota):Koalicioni i lartëpërmendur (PDK-së-LDK-së) në fjalë :"partneritetin" ose "aleancën" e tij për "shtetin" që në fillim duket se i kishin ngritur dhe projektuar mbi "supstratin" ose "nukleusin" e njohur të interesave të ngushta individuale ose kolektive të grupëve dhe individëve të ndryshëm që nuk kishin asgjë të përbashkët me aspiratat dhe interesat madhore dhe fondamentale(supstanciale) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare.Në këtë vorbull mbase edhe raportët ose marëdhënjët e ndryshme "miqësore" dhe "institucionale" në mes "partnerëve" ose "participantëve" të ndryshëm në "koalicion" me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë sikur kishin zënë t´u ngjanin atyre "marëdhënjëve" ose "raportëve" të njohura në mes Dashurisë dhe Urrejtjës!(...). Ku "patriotizmi", "partneriteti" dhe ajo "dashuria e rrejshme" dhe lajkatare në mes "partnerëve në koalicion"(gjithnjë fjala mi PDK-së dhe LDK-së) patjetër asokohe të shpienin të mendoje dhe reflektoje një trohë me thellë në antitezat, quaziidetë dhe pseudoteoritë e ndryshme elitare, egalitare dhe egocentrike në kuadrin e "teorive" të njohura "elitare" dhe "proteksioniste"( të Xhorxh Soreli, Vilfrid Paretit etj.) mbi shtetin dhe shoqërinë.Gjegjësisht, në snobizmin, egocentrizmin, anarkoindividualizmin dhe makjavelizmin e njohur shtetëror dhe politik të funksionarëve ose titullarëve të ndryshëm shtetëror dhe qeveritar në kuader të "koalicionit të madh" në fjalë .Ku kishte mungesë të theksuar respekti, mirëkuptimi, rezonance, vizioni, performanse dhe refleksioni(ose vetëreflektimi) të thellë etikë dhe metaestetik ndaj obligimëve të njohura kushtetuese dhe juridike ndaj popullit dhe shtetit të tyre në njerën anë si dhe ndaj partneritetit të tyre qeveritar dhe politik në anën tjetër.Nuk kishte "konventa" ose platforma të mirëfillëta shtetërore, qeveritare ose politike në kuptim e gjërë( gjeopolik ose gjeostrategjik ) të nevojave dhe kërkesave të njohura esenciale dhe supstanciale të shtetit dhe shoqërisë kosovare.Me tepër kishte anarkizëm, amulli, diletantizëm, burokratizëm, antiprofesionalizëm, pseudopatriotizëm dhe quaziinstitucionalizëm të paqëndrueshëm dhe tepër rixhid.Aty ishin instaluar anarkoliberalizmi, pseudopatriotizmi, quaziinstitucionalizmi dhe antikonstitucionalizmi i pashëmbullt shtetëror dhe politik së bashku me antivlerat, mediokritetët dhe anomalitë tjera politike dhe kadrovike.Shih për këtë: edhe pse i paramenduar ose imagjinuar si një "koalicion i madh për shtetin":koalicioni i mesipërm në fjalë në esencën dhe supstratin e tij me tepër ishte një "koalicion i mylllur" dhe hermetik që vazhdonte të "prodhonte" ose "fabrikonte" politikë partiake ose egocentrike dhe makjaveliste.Mbase, një politikë të mbyllur dhe të izoluar partiake, krahinore, nepotiste, klanore dhe ideologjike (të shtetit-parti ose partisë-shtet) e cila e kishte për qëllim determinimin dhe relativizimin e skajshëm dhe përfundimtar të moralit të gjithëmbarshëm shoqëror dhe qytetar në vendin tonë.Përkatësisht, komercionalizimin, privatizimin, parcializimin, uzurpimin, personalizimin(individualizimin), identifikimin, relativizimin dhe monopolizimin e gjithëmbarshëm dhe përfundimtar të moralit dhe pronës së përgjithshme shtetërore ose shoqërore në Republikën e Kosovës për interesa të ngushta politike ose partiake dhe jo për interesat madhore të shtetit dhe shoqërisë së gjërë kosovare.Mbase, bëhej fjalë pra mbi "partneritetin" ose "koalicionin e madh" në mes atyre (PDK-së) që e bën dhe e fituan luftën e njohur clirimtare dhe heroike të UCK-së dhe të tjerëve(LDK-së) që e kishin mohuar dhe prejudikuar( duke e prolonguar dhe pënguar) luftën e lartëpërmendur në Kosovë.Thonë se flokët i bashkon uji, metalet furrat ose temperaturat e larta, ndërsa rivalët ose kundërshtarët e mocëm ushtarak dhe politik(në rastin konkret:PDK-së me LDK-së) asokohe dukët se i bashkuan vetëm frika ose rreziku i përbashkët dhe permanent nga njëri tjetri.Aty ishin edhe "mbretërit" ose "perandorët" e ndryshëm ndërkombëtar së bashku me manjatët ose pasanikët (patriarkët)e ndryshëm partiak ose politik të cilët u futën në Kosovë me qindra miliona euro ose dollar amerikan (!!!!) dhe u bën "politikan" dhe "patriot të mëdhënjë" institucional dhe politik brënda natës! Ku krijuan parti dhe subjekte të ndryshme parlamentare dhe politike në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta nacionale, politike, sociale , ekonomike dhe të tjera.Duke i shfrytëzuar dhe keqpërdorur "mjeshtërisht" skamjen dhe varfërinë e skajshme të pjesës dërmuese të njerëzve dhe popullatës së gjithëmarshme në Kosovë.Si dhe duke lozur tmerrshëm dhe në menyrë dinake e tepër përfide me ndjenjat dhe sentimentët e lënduara të njerzve dhe popullit tonë me premtime dhe slogane të ndryshme "spektakulare" dhe bombastike që i shpartallon dhe davarisë mengjesi. Duke i përbuzur, mohuar, injoruar dhe relativizuar në këtë drejtim etikën dhe estetikën e njohur shtetërore dhe patriotike së bashku me moralin e gjithëmbarshëm njerëzor ose qytetar si parimet dhe postulatët kryesore dhe ambivalente të humanizmit dhe racionalizmit të njohur shkencor dhe metodologjik mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Se këndejmi, 1:"Në qoftë se jamë me i pasur ose me i kamur se tjetri, kjo nuk është meritë imja personale.Por një dhuratë e cmuar e prej qiellit dhe Perëndisë. 2.Atë pasuri që kam nuk është imja! Por, tërë pronën ose pasurinë time me duhet ta ruaj dhe dedikoj për njerëzit dhe gjeneratat e ardhshme në nevojë. 3..Kapitalin ose pasurinë time si të thuash asnjëherë nuk guxoi ta reklamoj dhe keqpërdori në sytë e të tjerëve.Por, me pasurinë time kam obligim të kryej blatore, dhurata dhe shërbime(punë) të mira në favor të shtresave të varfëra shoqërore ose qytetare." Në esencën dhe supstancën e saj kjo është formula kryesore dhe ambivalente e etikës dhe estetikës së njohur qytetare dhe politike të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara dhe përparimtare-demokratike kudo në botë.Politika në radhë të parë PRA nënkupton moralin, etikën, humanizmin, estetikën, refleksionet e thella etike dhe metaestetike, racionalizmin , strukturalizmin, funksionalizmin , objektivizmin, subjektivizmin etj..Në të kundërten:politika e mbyllur, e izoluar, individuale ose egocentriko-karieriste është hipokrizi, demagogji dhe makjavelizëm i myllur anarkoliberalist.Dhe..si të dilet nga kjo(ajo) situatë? Në këtë sfond pashmangshëm sikur shtrohen pyetje dhe dilema të shumëta politologjike, filozofike, sociopsikologjike dhe të tjera në prag të zgjedhjëve të lartëpërmendura parlamentare në Republikën e Kosovës.Në këtë spëktër është i njohur fakti se shkencat e njohura politike ose politologjike në fokusin dhe agjendën e tyre kryesore dhe supstanciale i kanë zhvillimin dhe avansimin e tezave dhe teorive të njohura refleksive, normative, strukturale dhe pozitiviste me anë të studimit dhe analizave të thella shkencore dhe metodologjike.Duke e bërë dallimin themelor ose esencial në etikës(moralit), kulturës dhe analizës së mirëfillët shkencore dhe politike dhe asaj strategjike të strukturave dhe superstrukturave të ndryshme shoqërore dhe politike .Madje, të trendëve, tendencave, standardëve, ritmëve, zhvillimëve, fenomenëve , levizjeve dhe procesëve të ndryshme lineare, evolutive, politike, organike, tredimensionale, multidimenzionale, matriksiale, inkarnative, retrospektive, introspektive etj.Ku kapitali ose potenciali i njohur social, kulturor dhe politik së bashku me mjetët e komunikimit masivë( mas-mediat) paraqesin si të thuash risi ose një inovacion të fuqishëm konceptual dhe paradigmatik në kuadrin e politikës së njohur komparative dhe harmonike mbi "paqën sociale" dhe harmoninë e sipërpëemendur shtetërore dhe qytetare në këtë sfond.Dhe, kjo sidomos atëherë kur flasim dhe mendojmë mbi të vecantën dhe të përbashkëtën (esenciale ose supstanciale) e shkencave politike me shkencat tjera shoqërore ose filozofike.Përkatësisht, mbi dallimin themelor ose esencial në mes shkencave politike(politologjike) dhe shkencave të tjera shoqërore ose filozofike ? Që paraqesin si të thuash "lëndën e parë" ose "derivatin kryesor" të filozofisë së gjithëmbarshme shtetërore dhe politike.Dhe, mëqe akoma nuk kemi si të thuash traditë të gjatë dhe aq të zhvilluar kulturore, politike, qytetare dhe demokratike të shtetformimit dhe jetës së njohur institucionale dhe konstitucionale si në shtetët dhe shoqëritë e konsoliduara qytetare dhe demokratike të Perëndimit.Atëherë do theksuar në vazhdim se edukata, kultura, pluralizmi i njohur parlamentar dhe demokratik, dialogu, mirëkuptimi, kompromisi, konsenzusi, toleranca, refletimet e mirëfillëta dhe konstruktive, krtika e njohur qytetare dhe demokratike, ligjet, rregullat dhe kontrolli...Së bashku me mas-mediet e mirëfillëta dhe profesioniste janë në funksion të zhvillimëve dhe procesëve të njohura evulutive dhe paradigmatike të shtetëve ose shoqërive të ndryshme në konsolidim e sipër dhe në tranzicion.Në këtë frymë alternuese, eksploruese, reformatore dhe konvencionaliste:Radio-televizionet e njohura nacionale ose publike së bashku me gazetat dhe Agjensitë e ndryshme shtetërore dhe ose nacionaletë Lajmëve( si "Kosovapressi", RTK-së, "Kosova Sot" në Republikën e Kosovës apo "ATSH-së" RTVSH-së etj. në Republikën e Shqipërisë si për shëmbull..):E krijojnë mendimin dhe oponinonin e njohur qytetar dhe politik.Madje, e përhapin dhe afirmojnë respektin dhe besimin e gjithëmbarshëm shoqëror ose qytetar ndaj lidershipit dhe institucionëve të njohura shtetërore dhe politike.Në stilin dhe manirin e njohur të një "industrie të fuqishme" kulturore dhe informative në shtetët ose shoqëritë tona përkatëse ose respektive në kuptimin e njohur simbolik dhe paradigmatik e ngrisin dhe afirmojnë vazhdimisht të vërtetën ose "realitetin global" në mesin e njerëzve ose qytetarëve të rendomtë dhe kështu me radhë..Në ketë frymë duhet nënkuptuar kulturën informative(kulturën mediale), kulturën participuese, kulturën e reciprocitetit, kulturën e besimit dhe respektit të ndërsjellë ose reciprok etj. Sepse, në instancë të fundit (sic është cekur edhe me sipër) qytetarët dhe të të gjitha institucionet e mundshme politike, kulturore, informative, shkencore dhe të tjera janë participant, anticipant, aspirant , pretendent dhe aleat të përbashkët dhe të barabartë për shtetin dhe shoqërinë e tyre përkatëse ose respektive.Aty duhet përfshirë dhe nënkuptuar madje edhe rolin dhe funksionin e rëndësishëm(determinant dhe participant) të partive ose subjektëve të ndryshme politike.Në funksion të ngritjes(konstituimit) dhe konsolidimit të jetës së gjithëmbarshme institucionale dhe konstitucionale në vendin e tyre.Në rastin konkret në vendin tonë(Republikën e Kosovës) në prag të fushatës së njohur elektorale ose paraelektorale në Kosovë(...).
Ndryshe nga kjo, sic dihet: Me aspiratat dhe pretëndimet e njohura shtetërore, nacionale, politike dhe historike për anëtarësimin dhe inkuadrimin e saj të shumëpritur në Unionin Europian(UE) , madje në Aleancën e Madhe Veri-Atlantike të Natos, në OKB-së si dhe në të të gjitha institucionet dhe mekanizmat tjera relevante ndërkombëtare:Kryeminstri aktual(në dorëheqje) i Repulikës së Kosovës, respektivisht ish udhëheqësi i shquar politik i UCK-së, z.Hashim Thaci së bashku me të gjithë deputetët e parlamentit kosovar me 17 Shkurt të vitit (të paharruar) 2OO8 e Shpallen dhe Miratuan Deklaratën e famshme kushtetuese dhe juridike mbi shtetin dhe pavarësinë e gjithëmbarshme shtetërore dhe politike të Repulikës së Kosovës që me kalimin e kohës do ta njohin dhe pranojnë shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.Se këndejmi, gjatë tërë procesit të lartëpërmendur revolucionar dhe historik të lirisë(clirimit), shtetëformimit dhe pavarësimit të plotë shtetërore dhe nacional të popullit dhe atdheut tonë në Repulikën e Kosovës u deshën(deshtën) luftëra, beteja, përpjekje dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të njerëzve dhe popullit tonë shqiptar në Kosovë.Të cilat në menyrëm më sublime dhe emlematike u kurorëzuan me luftën dhe revolucionin e famshëm clirimtar dhe patriotik të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë kundër soldateskës dhe regjimit kriminal dhe gjakatar të Serisë në Beograd. Aty ishte edhe Aleanca e Madhe Nato-UCK-së në një kohë kur popullit dhe atdheut tonë të përbashkët (Në Republikën e Kosovës etj.)asokohe iu kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë serbo-pansllaviste në fyt. UCK-së nga toka dhe forcat ajrore të Natos nga qielli atëotë(1998-1999) njëherë e përgjithmonë ua zunë pritat muzgujve dhe atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës . Në këtë frymë të lartëpërmendur epokale dhe historike të luftës dhe revolucionit të lartëpërmendur clirimtar dhe patriotik të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike! Me tërë forcën, shkëlqimin dhe madhështinë e tyre politike, nacionale dhe historike lindën dhe u shfaqen fuqishëm dhe përjetësisht liria, shteti dhe pavarësia e shumëpritur e Kosovës Sonë Martire dhe Heroike.E thënë dhe deshifruar ndryshe kjo donë të thotë se me rastin e Luftës se lavdishme dhe heroike të UCK-së me tepër dhe me bukur se kurrë i celën dhe hapën sytë endërrat dhe aspiratat e kahmotshme të njerëzve dhe popullit(kombit) tonë shqiptar në Republikën e Kosovës dhe kudo tjetër që në Rastin konkret në menyrën më sublime i bëjnë nderë dhe i shkojnë për shtati karakterit dhe mesazhit të njohur kombëtar ose patriotik të vëllezërve dhe motrave tona kudo ku ndodhën në këtë prag Feste të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare!(...) Në këtë Frymë liridashëse dhe patriotike duhet kuptuar edhe Zgjedhjet e lartëpërmendura parlamentare dhe politike në Republikën e Kosovës.