Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Kaba (Qabja) dhe Kremlini, Guri i Zi dhe Kulla Spaskaja (II)

| E diele, 21.11.2010, 08:58 PM |


Kaba (Qabja) dhe Kremlini, Guri i Zi dhe Kulla Spaskaja (2)

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Muhameti e ndërtoi Islamin si një doktrinë sundimi dhe duke bërë këtë u tregua mjaft pragmatik, duke sinkretizuar elementë të Judaizmit dhe Krishterimit me mitologjinë arabe paraislamike, madje edhe me Zoroastrizmin persian.

Asgjë nuk e sinjifikon më mirë projektimin nga Muhameti të fesë së re mbi kultet idhujtare arabe, se ruajtja dhe përshtatja në Islam e kultit të Gurit të Zi të Mekës. Kurani nuk thotë kurrgjë për Gurin e Zi. E megjithatë kulti i Gurit të Zi është në zemër të ritualit më të rëndësishëm dhe të shenjtë të Islamit, haxhit. Haxhinjtë (pelegrinët) rrethojnë Kaabën, ndërtesën kubike në Mekë, duke kryer atë pjesë të ritualit të Haxhit që quhet Tawaf. Haxhinjtë kërkojnë që të puthin Gurin e Zi, por nuk ia dalin se janë shumë, kështu që thjesht zgjasin duart në drejtim të tij, në të shtatë rrotullimet që bëjnë rreth Kaaba. Adhurimi i gurëve ishte në qendër të mitologjisë arabe paraislamike. Hisham Ibn-Al-Kalbi shkruan në “Libri i Idhujve”:

“Arabët qenë të përkushtuar me shumë pasion në adhurimin e idhujve. Disa prej tyre ndërtonin për vete një tempull rreth të cilit ata përqëndronin adhurimin e tyre, ndërsa të tjerët adoptonin një idhull të cilit ata i ofronin adhurimin e tyre. Personi i cili ishte i paaftë që të ndërtonte vetë një tempull, ose që të adoptonte një idhull, do të ngrinte një gur në ballë të Shtëpisë së Shenjtë (Kaaba e Mekës- K.M.), ose në ballë të ndonjë tempulli tjetër të cilin ai do ta parapëlqente, dhe pastaj vinte rrotull tij në të njëjtën mënyrë në të cilën do të vinte rrotull Shtëpisë së Shenjtë. Arabët i quanin këta gurë baetyls (ansab). Kahdo ku këta gurë ngjanin me një qenie të gjallë, arabët i quanin idhuj (asnam) dhe imazhe (awthan). Veprimin e ardhjes përreth tyre ata e quanin dawar. Kurdo që një udhëtar ndalonte në një vend për të pushuar ose për të kaluar natën, ai do të përzgjidhte katër gurë, do të merrte më të mirin mes tyre dhe do ta adoptonte atë si zotin e vet, dhe do t’ i përdorte tre gurët e mbetur si mbështetëse për enën e tij të gatimit. Kur të largohej, ai do t’ i linte ata pas dhe do të bënte të njëjtën gjë në ndalesën tjetër”. (Hisham Ibn-Al-Kalbi: “The Book of Idols”, Princeton University Press 1952, f. 28-29)

Derisa Kurani nuk thotë asgjë për origjinën e Gurit të Zi të Mekës, tradita islame është kontradiktore sa i përket origjinës dhe funksionit të tij. Sipas një tradite Islame Kaaba u ndërtua nga engjujt para se Allahu të krijonte njerëzit. Allahu urdhëroi engjujt që të ndërtonin në tokë një shtëpi për adhurimin e tij, sipas modelit të shtëpisë së tij në qiell, të quajtur Al-Baytul Ma’ mur (Vendi i adhurimit të engjujve). Sipas traditës Islame ndërtesa u dëmtua nga Përmbytja e Madhe dhe Guri i Zi është e vetmja mbetje prej saj, të cilën e përdori Ibrahimi (Abrahami) në rindërtimin e Kaaba, dhe gjendet në këndin lindor të Kaaba. Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se ku shkuan në shkretëtirë gurët e tjerë të themelit të Kaaba? Nuk është se mund të kenë shkuar larg, me gjithë Përmbytjen e Madhe.

Sipas një tradite tjetër islame, guri ra nga qielli, për t’ u treguar dy njerëzve të parë, Adamit dhe Havasë (Adamit dhe Evës) vendin se ku duhej të ndërtonin një tempull dhe t’ i ofronin flijime Allahut. Që ka rënë nga qielli kjo është e sigurt, se të gjitha të dhënat tregojnë se Guri i Zi është një meteor i rëndomtë. Kur Guri i Zi u rizbulua në vitin 951, pasiqë ishte vjedhur 21 vite më parë, u tha se ai u identifikua se po lundronte mbi ujë. Kjo do të thotë se është agate (një copë llave bazalti), meteorit i gurtë. Këto copëra kanë në brendësi zgavra të mbushura me gaz, të cilat i mundësojnë masës së gurtë që të lundrojë mbi ujë. Të tillë ka shumë në krateret e Wabar në vendin e quajtur Rub al khali, në lindje të Mekës, ku gjashtë mijë vite më parë kanë rënë meteorite të cilët janë coptuar. Pas të gjitha gjasave, Guri i Zi i rigjetur në 951, nuk ishte ai që gjendej në Mekë në kohën e Muhametit, por një tjetër copë e marrë në krateret Wabar.

Çdo lexues sadopak i vëmendshëm i Kuranit e kupton se Muhameti nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë fragmente nga librat e shenjtë të Judaizmit dhe Krishterimit, Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri, të cilët i ka përfshirë në Kuran, duke e shpallur veten si vazhdues të kësaj tradite dhe Islamin si fenë e vërtetë të cilën Zoti ua kishte shpallur profetëve të Testamentit të Vjetër dhe të Ri. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përkryerje e traditës arabe të grabitjes së karvaneve të deveve, ashtu që beduini më i shkathët grabit devenë që i pëlqen dhe pastaj merr pajimet e deveve të tjera, për të pajisur devenë që e ka bërë të vetën, duke e zbukuruar edhe me  sendet e veta më të shtrenjta. Në Testamentin e Vjetër, ku qartësisht ka bërë plagjiaturë Muhameti, nuk thuhet asgjë për rënien e Gurit të Zi nga qielli si shenjë për Adamin dhe Evën. Atje nuk thuhet as ajo që pretendonte Muhameti se tempulli dhe Guri u zhdukën gjatë Përmbytjes së Madhe, për t’ u gjetur më pas nga Ibrahimi (Abrahami), i cili urdhëroi djalin e vet që të ndërtonte një tempull të ri në atë vend dhe të vendoste në të gurin e shenjtë. Kështu supozohet që të jetë ndërtuar tempulli i Kaaba. Por, arkeologjia na thotë se Meka, si qytet, nuk është më hershme se shekulli IV pas Krishtit, ndërsa Abrahami kishte jetuar 2400 vite para kësaj kohe.

E vërteta është se Arabia Saudite sot pranon zyrtarisht vitin 1570 si datën më të hershme të ndërtimit të Xhamisë Al-Masjid al-Haram në Mekë, ku gjendet Kaaba. Ky ndërtim u bë nga sulltani osman Selimi II, nën sundimin e të cilit gjendej Meka dhe Gadishulli Arabik. Kurse për ndërtimin e vetë Kaaba, data më e hershme është viti 1629.

Teologët islamë thonë se fakti që ndërtimi i Kaaba në Mekë dhe Guri i Zi nuk përmenden në Testamentin e Vjetër dhe të Ri nuk do të thotë se ato nuk janë të vërteta, se për ta burimi kryesor është Kurani. Por ja që Guri i Zi nuk përmendet as në Kuran! Kundër asaj që thotë tradita islame për Gurin e Zi, ka edhe një argument të fortë logjik. Zoti nuk mund ta ndërtonte shtëpinë-tempull të Ademit dhe Havasë në shkretëtirën arabike.

Teologët islamë sot thonë se Guri i Zi nuk është objekt adhurimi, e megjithatë shihet qartë se turmat e besimtarëve gjatë Haxhit shprehin adhurim ndaj tij, zgjatin duart ndaj tij, duke pasur dëshirë secili që ta puthë atë. Ata e bëjnë këtë se Muhameti vetë e puthi Gurin e Zi, kur u rikthye në Mekë si triumfator. Muhameti nuk dha ndonjë shpjegim se përse e trajtoi Gurin e Zi si idhull, duke e puthur, në një kohë që pretendonte se u kishte dhënë fund riteve të adhurimit të idhujve. I vetmi shpjegim i këtij veprimi të Muhametit ishte vazhdimësia mes kultit idhujtar të Kaaba dhe Gurit të Zi, si dhe Islamit. Tempulli Kaaba dhe vetë Guri i zi i përkasin një kulti politeist arab dhe mbaheshin si vend i shenjtë, përkatësisht objekt i shenjtë, që shumë kohë para Muhametit. Në kohën kur arabët qenë paganë, ata e adhuronin Gurin e zi si një objekt të shenjtë dhe mendonin se ai ndrynte imazhin e 360 zotave (meshkuj dhe femra). Kur Muhameti krijoi fenë islame, ai u tregua shumë praktik, si tregtar që ishte. Derisa ai shpalli me fjalë ndalimin e idhujtarisë, me vepra i inkorporoi objektet e shenjta të kulteve idhujtare në fenë e re. Kështu, tempulli pagan i Kaaba në Mekë u bë tempulli më i shenjtë i Islamit dhe Guri i zi, objekti i shenjtë i fesë islame. Arabët mund ta pranonin një fe të re më lehtë në rast se ajo integronte kultet e mëparshme idhujtare. Ky qe sekreti i suksesit të Muhametit. Në të vërtetë adhurimi i gurëve që supozohej se kishin rënë nga qielli ishte idhujtaria më e përhapur ndër popujt semitikë, duke përfshirë edhe arabët. Çdo fis arab kishte Kaaba-n e vet, me gurin e vet të shenjtë.

Muhameti tregoi një fantazi të madhe për të integruar ritualet idhujtare në fenë e re, që supozohet të ishte kundër idhujtarisë, në mënyrë që arabët idhujtarë të pranonin fenë e re. Kështu, arabët idhujtarë e kishin zakon që të ecnin përreth tempullit Kaaba shtatë herë. Muhameti e përfshiu këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se kështu kishte bërë Ibrahimi. Arabët idhujtarë e kishin zakon që të puthnin gurët e tyre të shenjtë. Muhameti e përfshiu edhe këtë rit në fenë islame, edhe pse kjo ishte idhujtari flagrante. Arabët idhujtarë e kishin zakon që të hidhnin gurë gjatë ritualeve të shenjta. Muhameti e përfshiu këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Hagari, gruaja e Ibrahimit dhe Ismaili, djali i tij,  kishte gjuajtur me gurë djallin, kur ky u shfaq për të tunduar Ibrahimin. Arabët idhujtarë e kishin zakon që gjatë ritualit të vraponin mes dy kodrave, Isaf dhe Naila. Muhameti e përfshiu dhe këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Hagari, gruaja e Ibrahimit, vrapoi mes dy kodrave kur shkoi të mbushte ujë për Ismailin, djalin e saj.

Adhurimi prej muslimanëve i Gurit të Zi është një gjë e qartë derisa Kaaba me Gurin e Zi është për muslimanët Kibla, do të thotë kahu se nga ata drejtohen gjatë faljes. Pesë herë ditën, të gjithë muslimanët praktikantë të botës që falen, kthehen në drejtim të Kaaba-s, ku si objekti më i shenjtë është Guri i Zi. E gjithë bota shikon me sy se siç do vit turmat e islamikëve nga gjithë vendet islamike tubohen përreth Kaaba-s (Qabes) ku është Guri i zi. Çka tjetër tregon kjo veç faktit se ai është objekti më i shenjtë i fesë islame. Nëse nuk është kështu atëherë çka bëjnë këta njerëz rreth këtij guri dhe përse ai gjendet në tempullin e Kaaba? Këtë pyetje të arsyeshme do ta bënte edhe një deve, sikur të kishte gojë të fliste.

A nuk është ogurzezë që të gjithë muslimanët e botës drejtohen kah një Gur i Zi? Këtij guri, në traditën islame i atribuohen veti mrekullibërëse me përmbajtje të qartë idhujtare. Kështu, tradita islame i jep një shpjegim mistik edhe tipareve të tjera të Gurit, faktit që ai është i zi në sipërfaqe, dhe që vjen duke u bërë i bardhë në brendësi. Sipas kultit islamik të Gurit të Zi, ky në fillim ka qenë i bardhë, por u bë i zi se thith mëkatet e njerëzve. Kjo është aftësia mrekullibërëse që i atribuohet atij. Ndryshe përse adhurohet në atë mënyrë? Guri i Zi është coptuar në shumë pjesë, të cilat mbahen së bashku nga një kornizë, që është mbërthyer me thumba të argjendtë. Një idolatri e vërtetë!

Kulti i Kaaba-s me Gurin e Zi që gjendej dhe gjendet në të, u bë në thelb një kult i sundimit politik dhe ekspansionit të dhunshëm. Ashtu si bolshevikët me Leninin dhe Stalinin e bënë Kremlinin qendrën dhe tempullin e kultit të pushtetit të tyre, edhe islamikët me Muhametin e bënë Kaaba-n me Gurin e Zi kultin dhe tempullin e sundimit dhe ekspansionit të dhunshëm. Edhe sot, i vetmi titull zyrtar i mbretit të Arabisë Saudite është “Kujdestari i dy xhamive të shenjta” (Khadim al-haramain al-sarifain), duke u kuptuar me këtë xhamia në Mekë brenda së cilës gjendet Kaaba dhe xhamia në Medinë ku gjendet varri i Muhametit. Mbreti saudit Fahd e ndërtoi pallatin e vet të ri në një pozicion të tillë që të mbikqyrë xhaminë Al-Masjid- al Haram (xhaminë më të shenjtë islame në Mekë, në të cilën gjendet Kaaba) dhe krejt zonat e faljes përreth.

Kaaba ishte një vend flijimesh. Muhameti e ruajti ritin idhujtar të flijimeve. Në Sure El Na’ më ka dispozita për flijimet (kurbanin). Kjo ishte pjesë e kompromisit me idhujtarinë. Derisa në Krishterim, me flijimin e Krishtit u eliminua riti i flijimit me gjak, Islami mbeti një fe gjakësore. Edhe Kremlini ishte një vend ku priteshin koka, pafund, me urdhër të sundimtarëve. Ai që veç të tjerash një tempull flijimesh në altarin e sundimit.

Nëse e shikon Gurin e Zi të Mekës, ai të bën asosacion me një vrimë të zezë kozmike. Vrimat e zeza janë një zonë e hapësirës, të cilën nuk mund ta përshkojë asgjë, as drita, e cila nuk mund të dalë prej saj. Vrima e zezë quhet e tillë se ajo thith krejt dritën që rrezeatohet tek ajo, pa rrezeatuar asgjë. Përreth vrimës së zezë ka një hapësirë e cila shënon pikën e moskthimit dhe që quhet Event Horizon. Islami është një vrimë e zezë e historisë, që zhduk dritën, kohën dhe hapësirën për të gjithë nacionet dhe vendet që hyjnë në rrezen e tij. A nuk është kalendari hënor islamik ku dita fillon në perëndim të diellit, simbol i antikohës? A nuk është shkrimi arab, nga e djathta në të majtë, në të kundërt të sensit orar, simbol i antihapësirës? Islami u shfaq në historinë shqiptare si një Vrimë e zezë në trajektoren e një planeti të banuar. Në qendër të Vrimës së zezë ka një pikë ku dendësia e lëndës është shumë e madhe. Guri i Zi është qendra e Vrimës së zezë islamike. Islami me Gurin e Zi si simbol të tij është antikoha dhe antihapësira për shqiptarët.              

Një idhujtari e ngjashme me Gurin e Zi është edhe adhurimi i Pusit Zamzam të Mekës. Ai nuk është veçse një pus i rëndomtë. Pusi është 30 metra i thellë dhe ka një diametër nga 108 deri në 266 cm, pra një pus mëse i rëndomtë në çdo pjesë tjetër të botës, veç shkretëtirës. Adhurimi i tij është një gjë e kuptueshme, se ishte një pus në shkretëtirë. Arabët idhujtarë të shkretëtirës adhuronin puset, çka ishte e kuptueshme. Kaaba u ndërtua në atë vend se atje ishte pusi. Me siguri nga udhëtarët sumerë. Pusi Zamzam është 20 metra larg Kaaba, në lindje të saj. Pikërisht në drejtimin ku është Guri i Zi. Uji i pusit nuk ka kurrgjë të jashtëzakonshme. Në ujin e pusit gjendet me tepri sodium chloride (kripa e rëndomtë), çka i jep ujit një shije të kripur. Muhameti e përfshiu kultin idhujtar të Pusit Zamzam në Islam, duke thënë se  Hagari, gruaja e Ibrahimit (robina e tij në fakt) vrapoi mes dy kodrave, Safar dhe Marwah, duke kërkuar ujë dhe Allahu i zbuloi pusin Zamzam. Të gjithë ata shqiptarë që besojnë tek kjo përrallë bëjnë mirë të shkojnë e të mbyten tek Pusi Zamzam.

Ylli Tetëcepësh Kuranik, Ylli i Kuq i Moskës, Guri i Kremlinit, Guri i Zi i Mekës përbëjnë anë të një medaljeje të së keqes historike që e ka msyrë kombin shqiptar gjatë historisë. Derisa Ylli Kuranik dhe Guri i Zi i Mekës simbolizojnë Arabizmin Islamik, Ylli i Kuq dhe Guri i Kremlinit simbolizojnë Sllavizmin ortodoks, i cili me komunizmin u shfaq ashtu sikur përthyhej në prizmin ideologjik.