| E diele, 21.11.2010, 08:57 PM |
Albin Kurti: Shembulli i udhëheqësit me duar të pastërta
Nga Gani Qarri
Flugit të fushatave zgjedhore nga partitë konkurrente,përveç shpalosjes së ofertave të tyre krijimit të aleancave dhe përkrahjeve të brendshme iu janë bashkuar edhe prononcimet e ndërkombëtarëve,të cilat ndodhë të jenë, jo çdo herë ndihmuese dhe të balancuara.
Ndërkombëtarët e pranishëm me mision të OKB-s ,në vendin tonë,në mënyrë të veçantë, Evropianët dhe Amerikanët,e dinë po aq mirë sa edhe vetë ne,sa falënderues,është populli i Kosovës për ndihmën e dhënë në çlirimin e Vendit,dhe për admirimin e madh që kishim dhe kemi për vlerat dhe kulturën e perëndimit.
Por gjendja e tanishme që ka përfshirë Kosovën me papunësi në rritje, korrupsion shumë të përfolur dhe varfëri gjithnjë e më të madhe ,e cila sidomos tani para zgjedhjeve po bëhet temë gjithnjë e më e nxehtë e debateve dhe fushatës parazgjedhore, sjelljet pak a shumë të pa vendosura dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve,ndaj gjendjes në Kosovë,na lënë për të dëshiruar.
Mbështetjet seleksionuese publike të këtyre ditëve,dhënë për disa nga partitë politike,përfshi edhe ato më të rejat të formuara së fundi në Kosovë , që për herë të parë do të garojnë në zgjedhjet parlamentare nga cilido ndërkombëtar qoftë,do duheshin shpërfaqur në mënyrë më diplomatike,dhe pa u përmendur në konotacion “negativ” ndonjë parti apo grupacion garues në zgjedhje,e në këtë rast as lëvizja “Vetëvendosje” qoftë edhe nga ambasadori i SHBA-s i cili u deklarua se nuk do të shkelë në selinë e lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti.
Lëvizja vetëvendosje ka kritikuar herë pas here qeverinë për vasalitet ndaj ndërkombëtarëve dhe ka protestuar e vetme, kundër padrejtësive që iu bënë në vazhdimësi mbi 90 për qind,të popullit shqiptar,përfshi këtu edhe pavarësinë e kufizuar të vendit dhe mosrespektimin e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje.
Ndoshta për këtë arsye “Vetëvendosja” nuk është parë me sy të mirë dhe tentohet,pa të drejtë të anashkalohet edhe tani nga ambasadat perëndimore në vendin tonë për ç`arsye, lideri i saj Albin Kurti edhe përkundër peticionit me 175 mijë nënshkrime nga të gjitha trojet shqiptare,për pezullimin e gjykimit të tij të paradokohshëm, ai u burgos disa herë radhazi në të kaluarën. Por nëse nisemi nga ky fakt,së paku në një nga rastet e burgosjes së Albin Kurtit ,edhe Adem Demaqi ishte prononcuar nga universiteti se Politikanët e Kosovës janë YESMAN të ndërkombëtarëve.
Të gjithë e dimë se Albini është deklaruar gjithnjë hapur edhe për bashkim kombëtar dhe me paraqitjen e lëvizjes Vetëvendosje për pjesëmarrje në zgjedhje e cila ka gjasa të mëdha të përfaqësohet me një numër të konsiderueshëm të deputetëve në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës,përkundër frikës së ndërkombëtarëve, se kjo lëvizje në rast fitoreje,mund të hap çështje të reja për gjendjen e shtetësisë së Kosovës,kjo lëvizje te shqiptarët e të gjitha trojeve ka ringjallur dëshirën dhe forcuar edhe më tej shpresën e kahmotshme të këtij populli për bashkim kombëtar.
Shtetet e Bashkuara si miku më i madh i shqiptarëve,me gjithë deklaratat e ambasadorit të tyre në Kosovë,nuk besoj të jenë kundër shprehjes së dëshirës sonë për bashkim,si e drejtë demokratike e secilit popull të ndarë, dhe shpresoj fort se vota e popullit në favor të kësaj të drejte do pranohej dhe gjente mbështetje pikësëpari nga vet SHBA,si kampione për të drejta të njeriut dhe demokraci në botë.
Madje sa i takon kësaj çështje,bashkimin kombëtar e mbështesin shqiptarët e të gjitha trojeve. Kjo vërtetohet edhe nga sondazhet më të reja të kryera nga Gallup dhe Fondi Evropian për Ballkanin,të cilat tregojnë se 81 për qind e të anketuarve në Kosovë, 62 për qind në Shqipëri, dhe 51.9 për qind e të anketuarve në Maqedoni mbështesin formimin e Shqipërisë Natyrale.
Dhe krejt kjo është arritur në një masë të madhe, fal angazhimit të pandërprerë të lëvizjes vetëvendosje,ngase vetëm para dy tre vitesh,sondazhet tregonin se rreth 31 përqind e shqiptarëve shpreheshin për bashkim. Madje mu këto ditë,është emetuar një Hartë reale e Serbisë, pa Kosovën lindore,duke mos përfshirë zonat shqiptare të Luginës së Preshevës dhe më gjerë.Mu kjo hartë iu është shpërndarë turistëve evropian për nevojat e tyre të udhëtimit në këto anë. Pra ky është realitet është një hartë që e shfrytëzojnë turistët nga vendet e Bashkimit Evropian,hartë në të cilën Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe deri në afërsi të rajonit të Vrajës hyjnë në territorin e Kosovës,pra si paranisje për njohjen e europianve me territoret e Shqipërisë Etnike dhe shtrirjes së vërtetë gjeografike të popullit shqiptar në Ballkan.
Agjencitë turistike në Bruksel bëjnë të ditur se harta është marrë nga një faqe interneti e Bashkimit Evropian,ndërsa edhe përfaqësuesit e BE-së, dëshmojnë se kjo është një hartë e agjencisë amerikane të inteligjencies CIA. që jep informacionet për qytetarët evropian të cilët udhëtojnë në këto vende,pra edhe një dëshmi më tepër se SHBA,përkrah dëshirën tonë për bashkim dhe shtrirjen reale të trojeve shqiptare.
Të gjithë e dimë se ekzistenca e tërsisë së kombit apo kompaktësia territoriale shqiptare qëndron ndaj edhe Pavarësia e shpallur me 28 Nëntor të vitit 1912 ishte shpallur për të gjitha territoret e banuara me shumicë shqiptare duke përfshirë të katër vilajetet e saj me mbi nëntëdhjetë mijë kilometra katrorë,pa marrë parasysh ndarjet e tanishme ngase gjysma e territoreve tona u copëtuan pa dëshirën tonë nga fqinjët tanë.
Kjo vërteton edhe një herë më shumë se procesi qindravjeçar i formimit të shteteve-kombe në Ballkan nuk ka përfunduar,ndaj edhe harta nuk është e rastit,dhe ajo ka dalë që nga momenti kur shqiptarët e Kosovës lindore kërkonin autonomi dhe se, publikimi i një harte të tillë është një gjest nismëtar për hapat e mëtejmë në trasimin e rrugës së bashkimit të kombit tonë si tërësi.
Përveç qëndrimit të njohur për bashkimin e kombit,lëvizja Vetëvendosje sjell edhe RISI të pa njohura deri më tani,në fushatat e kaluara elektorale,me dëshmi autentike për duar të pastërta në politikë dhe qeverisje me sinqeritet,udhëheqje me transparencë deri në sakrificë personale,duke i ngjallë Shpresat e shqiptarëve më në fund edhe me një shembull shumë sublim të filluar nga vet udhëheqësi i Vetëvendosjes i cili për të arritur mundësin e vazhdimit të fushatës elektorale duke mos dashur ta zhgënjej elektoratin për ngritje të mundshme dyshimesh mbi mundësit e financimit të kësaj fushate dhe për të mos u zhytur në donacione të dyshimta, ai shiti edhe banesën e tij personale.
Deri më tani i kemi provuar pak a shumë të gjitha partitë,të cilat patën “fatin” të formojnë qeveri normale, qeveri nën hije, qeveri në diell dhe asi nën dritën e hënës, duke ëndërruar ta vazhdojnë këngën e vjetër varfëruese ndaj shqiptarëve me të cilat pothuajse nuk mbeti shqiptar i pa zhgënjyer nga papunësia shumë e madhe, gjendja e rënd ekonomike,varfëria e skajshme,dhe dëshprimi nga izolimi total që po mbretëron në Kosovë.
Ndaj e vetmja lëvizja Vetëvendosje është një libër ende i pa lexuar, i dalur rishtas në tregun e politikës vendore si një “Bestseller” i freskët ,me personazhet kryesore shumë interesante dhe të dëshmuar disa herë deri më tani edhe kombëtarisht, të pa përlyer në afera korruptive,të sinqertë,të drejtpërdrejtë dhe të afërt me popullin të cilët e meritojnë besimin e elektoratit,kësaj radhe.
Ndaj qoftë edhe vetëm për momentin, këta janë ndër të rrallët si bartësit e vetëm të shpresës së madhe të këtij populli, për sigurimin e një të ardhme më të mirë të këtij vendi dhe kombit shqiptar ,të cilëvet duhet dhënë mundësia që të shpalosin idetë e tyre optimiste dhe shfrytëzojnë mundësit që ofron pushteti për përparimin e vendit,zhvillimin e tij ekonomik,luftimin e njëmendët të korrupsionit,kthimin e gjendjes normale në vend,dhe fillimin e procesit të natyrshëm për bashkim kombëtar dhe integrime euro-atlantike.
Këto besojmë se lëvizja Vetëvendosje, do bënte të pamundurën me tërë sinqeritetin e mundshëm që ti arrinte në praktikë dhe realizonte në vepër.
Dhe nëse Vetëvendosja do të arrinte kthimin e një jete normale në vend për qfar ëndërrojnë të gjithë banorët pa dallim,ajo do të dilte edhe mbi vetveten siç edhe është dëshmuar shumë herë deri më tani,vite me radhë ,për vënien në lëvizje të lokomotivës shqiptare në binarët e bashkimit kombëtar.
Kjo Lokomotivë do të kishte vetëm një stacion në të cilin do të zbrisnin të gjithë shqiptarët për të festuar realizimin e idealit kombëtar,dhe ai stacion do të ishte “HAUPTBAHNOFI” i Shqipërisë Natyrale...
Kurse Albin Kurti, a do të jetë një Hasan Prishtinë i ditëve tona?!......përfundimin e njohur të të cilit, nuk do të donim që ai ta përjetonte