Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zagreb... (II)

| E diele, 21.11.2010, 08:57 PM |


SHQIPTARET USHTARË TË APJ-SË NË ZAGREB PERSEKUTIMET DHE TERRORI KUNDER TYNE VITI 1981 - 1982

 

Nga Selim Hasanaj

 

Sado që eproret jugosllavo komunist kishin ba llogari per rritjen e gradave dhe plani ju shkojë huq, megjithate deshmija dhe faktet që unë i pata per tua prish planin nuk mjaftuen që neve ushtaret shqiptarë megjithate mos të maltretoheshim dhe persekutoheshim. Qysh kur shkuem në drekë në sallen e ngranjes plasi nji sherr mes disa ushtarve serb dhe nji shqiptari të cilit nuk ja kamë mbajtë mend emnin. Fatmirsishtë eprori kujdestar në restorant ishte nji flamurtar , nji njeri në moshë para pensionit dhe edhe njeri i mirë, ai e qetsojë situaten, por edhe unë si ma i vjetri ushtarë me mosh në krejt kasermen shkova dhe i fola ushtarit shqiptarë i cili ishte revoltue shumë nga provokimi i nji serbit sa pa nji pa dy e kishte grushtue dhe dergue në boten e andrrave, pra me nji kroshe e kishte dergue në nokaut dhe donte ta rraf mirë sepse serbi e kishte sha me nanën shqiptare, i kishte thanë ku jeni juve VATERPOLISTET juve doni ta sjellni SHQIPNINË e Enver Hoxhes he unë nanen e juve shqiptare. Per fatë ky djalosh i ri por korpuloz e trim si zana më ndegjojë, unë besa edhe i bertita, i thash se ai nuk duhet ta qel ma gojen derisa unë si ma i vjeter jamë këtu, mos harr traditen o djalë i thash dhe ai u skuq, më kerkojë falje dhe u qetsue. Eprori ishte vertetë burr i mirë. Ai as që e lajmrojë as shenojë kund rastin. As këti nuk ja kamë mbajt mend emnin, kamë mbajt mend se kishte nji handikep në gishta të dores së djathtë dhe kur pershendetke dukej se po pershendet me grush dhe bahej qesharak.

Shumë ditë pas rastit pata pas nji bisedë të lirë me te dhe ai më tha, ndegjo ushtar Hasanaj, unë di se juve shqiptarve ju provokojnë shumë, dhe nuk pajtohem me këtë, por as nuk pajtohem me reagimet e juve , pra me temperamentin e juve të rrept sepse jeta asht e tillë dhe njeriu duhet me durue, mirpo ai rast ishte diçka tjeter sepse të shahet nji komb nuk asht e lejueshme, andaj ai që shau e mori ate që e meritojë. Per këtë unë nuk e lajmrova rastin.

Pra ishte ky nji njeri i sinqertë dhe i urtë. Neve na ofendonin në shumë forma, na quenin vaterpollist dhe ate per shkak të PLISIT tonë të bardhë. Ata e krahasonin atë me kapuqat e lojtarve të vaterpollos dhe per të na ofendue na thirrnin: hej ti vaterpollist.

Mirpo të këthehem te ngjarjet me radhë. Pasi hangrem dreken dhe dolem jasht mue më erdhi nji ushtarë dhe më tha , pse u perziva unë, a jamë unë baba i shqiptarve këtu? Ik i thash, neve kemi adetet tona dhe unë u nisa nga ai prizem, u nisa per të pajtue dhe ja arrita, çka po don ti tash?! Jo veq deshta me ditë a banë me ta q... motren , më tha dhe fillojë të zgerdhihet. Unë kisha në dorë nji shishe birrë dhe pa nji pa dy ja dredha, or njeri unë kamë moter, por serbin kurr nuk muj e bajë dhanderr andaj ik sa ke kohë me ik dhe mbaje mend ma kurr mos më del para sysh. Ai ishte mbush taksirat dhe mu rras te hunda, ishte shumë ma i lartë me shtat se unë, ishte edhe ma muskuloz. Po pse kush je ti që nuk po pranojke serb per dhanduer, apo ty nuk të paska shti në dor serbi ende dhe nuk po na njofke. Ti lexon gazeta revizioniste dhe tash nuk ke moter per mue. Do e kesh do e kesh, ja me hater ja me zor.

Isha në shoqni me Sylë Haziraj dhe me Zoran Otasheviq, serb ky nga Bellopoja e Istogut. Pak ma tutje ishin pothuej të gjithë ata që ishim dalë në fotografi, ishte edhe kunati im Skender Hoxha. Unë ashtu i qetë dhe pa humb kontrollin e qellova me gju në mes kambve pikrisht në organet gjenitale dhe derisa ai u ba dyfish unë e godita me sa pata fuqi në maje të mjekrres dhe para se të rrëxoeht e godita me shishe të birres në kokë. E mbulojë gjaku. Filloj të piskas, u ba tollovi, por ishim shumë shqiptarë dhe unë vrapova në çetetn time dhe mora nji bajonetë. Kur më panë me te në dorë iken të gjithë. Mbeta me ushtaret shqiptarë. Pas pak erdhi nji epror dhe më piskati; gaditu, hudhe atë thikë shpejt. Çka të shof ishte ky kapiteni Cvetkoviq me të cilin kisha pas të bajë në Bihaq. Më arrestuen ushtaret e rojes së kasermes dhe më pranga në dorë më derguen në dhomen e para burgimit.

Aty mi hoqen lidhsat e këpucve ( në këpucen e majtë unë ashtu i kisha hjek vetë sepse kisha problemin me kambën), ma hoqen rrypin nga pantollonat dhe më perplasen deren pas meje në nji dhomë të vogel ku ishte nji shtrat me dyshek të papaster dhe me dy batanije të pista.

Në qoshe të dhomes pash nji grumbull revistash e gazetash. Fillova ti shfletojë ato per ta humb kohen.

Aty më mbajten 5 ditë e netë. Askush per këtë kohë nuk më mori në pyetje dhe as që foli me mue.

Ishte pak mirë kjo sepse nga aty shkoja i pari per ta ngren buken, këtë e banin per të mos u takue me ushtaret e tjerë dhe gjithmonë në restorant më dergonte roja e kasermes.

Kaluen edhe ato pesë ditë dhe nji major që ishte kujdestar i kasermes më tha se pasi ta ha mengjesin duhet të shkojë në çeten time sepse koha e denimit tim me paraburgim asht krye.

U këtheva në mesin e ushtarve të çetes time të bukpjeksve. Kur erdha pash se ma kishin dhunue çiftelinë, ja kishin këput telat, dhe kjo nuk më bante fort nervoz sepse unë në kuletë kisha tela rezervë, por ata ma kishin shkarravitë me tush ku kishin vizatue flamurin e trobojkes jugosllave. Desh u çmenda. Pata perdorë shumë kohë dhe mund per ta fshi atë flamur.

Duhej të baja këtë msheftazi sepse dija se ata qellimisht kishin ba atë flamur, per të më akuzue pastaj se unë e kamë perdhos pasi e kamë fshi.

 

Vazhdon.

 

Selim M. Hasanaj

Sarpsborg-Norvegji

20.11.2010