Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Eduard M. Dilo: Madhështorja

| E shtune, 20.11.2010, 08:57 PM |


"MADHESHTORJA" - dedikuar Prof. Safete S. Juka

 

Nga Eduard M. Dilo

   

Nentor 2005- Nentor 2010, pese vjet qe ne token qe e lindi prehet trupi i Prof. Dr. Safete S. Juka .

Ne kujtim te Saj po botojme poezine kushtuar Asaj , ispiruar ne takimet qe kam patur me Te.

 

"MADHESHTORJA"

 

Shkencetare eshte

Piktore, poete, arkeologe

Jeton mes nesh, pa u ndale punon

E fare pa buje.

 

Oqean dijesh eshte

Safete S. Juka, nje emer

Emri i se ciles nuk vdes kurre.

 

E thjeshte deri ne madheshti

Eshte kjo Dora d'Istrie e dyte shqitare.

Si koha qe i lindi te rralle jane njerez te tille,

Te paperseritshem, ne kete prag mijevjecari te ri.

 

                    ******

            

Shkeputur nga vellimi poetik " SHPIRT I  TRAZUAR " Autor  Eduard M. Dilo

botuar ne Bukuresht , 2010.