E shtune, 27.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Faleminderit

Keze (Kozeta) Zylo: Lamtumire Zonja Bhutto!

E premte, 28.12.2007, 12:00 AM


Nga Keze (Kozeta) Zylo

Lamtumire Zonja Bhutto!
Lamtumire Princesha Myslimane!

Benazir Bhutto
Te pakten sot nuk mund te heshtja ne dhimbjen time, nqs nuk do te me kishte telefonuar qe ne mengjes studentja nga Pakistani: -Alo, alo, kam nje lajm te keq!  Zonja Bhutto vdiq, degjohej zeri qe vinte me dritherima ne linje telefonike per gruan me karizmatike ne kete fillim shekulli.
Ishte zeri i kesaj vajze me besimin mysliman me pikepamje moderne, nje simpatizante e devotshme e kauzes se Zonjes Bhuto, ish kryeministres e zgjedhur dy here nga vota e popullit.  Kjo vajze u dashurua me artikullin tim te shkruar para ca kohesh, (ne fakt dashuria i perkiste Zonjes Bhutto) dhe fal websiteve dhe gazetave qe e publikuan, une pakutptuar kishja bere shume miq pakistaneze, ku vajza qe me telefonoi jua kishte derguar linkun e publikimit, edhe pse artikulli ishte ne gjuhen shqipe.
Deshperimi i saj te trondiste shpirtin, e ne kete tronditje gelltisja lotet per tragjedine e saj, per dhimbjen qe moren miliona pakistaneze, miliona miq te saj rreth e rreth globit, te cilet humben simbolin e qendreses dhe te civilizimit njerezor.
Ate e vrau terrorizmi, e perfshiu murtaja e zeze, nje epidemi qe eshte perhapur si metastaza te kancerit ne te gjithe boten.
Por gruaja e zgjedhur nder 50 grate me te bukura te botes, inetelektualja e diplomuar ne universitet me prestigjioze ne bote, si ne Harvard dhe Oxford, udheheqesja e partise kryesore te opozites ne Pakistan fitoi pergjithmone pavdekesine.
E terhequr shume pas kesaj figure karizmatike per te dhene nje kontribut sado modest ne shtypin shqiptar, shpesh rrija e fokusuar pas intervistave te saj duke i ndjekur direkt ne kanalet televizive si CNN etj...Ajo cka me bente pershtypje me se shumti ishin: guximi titanik i saj qe luftonte pa ju dridhur qerpiku ne demonstrata e kudo edhe pse vdekjen e shikonte ne sy.  Ajo u perball me sulmet vetevrasese, nje nga shpikjet me te zeza te qenieve njerezore, ku perpara syve te saj humben jeten 150 simpatizante te saj, pikerisht ne ditelindjen e saj!
Menyra teper e kulturuar e te folurit ne publik ne TV, e tregonte ate dhe me inteligjente fal natyres se saj, por njekohesisht dhe te fituar gjate edukimit se ne familje dhe ne shkolla. Ajo dinte se si t’ju pergjigjej pyetjeve te gazetarit te CNN, ku vecanerisht mua do te me ngelet ne kujtese nje nga pergjigjet e saj, kur gazetari e pyeti se:  A jeni e sigurte se Partia juaj do te fitoje ne zgjidhjet e ardhshme?  Ajo me nje ze tejet te vendosur tha:  Jam e sigurte tek Liria dhe perparimi i popujve, keto dy parime duhet ta udheheqin boten, prandaj nuk do te ndalem deri ne frymen e fundit.
Dhe ja sot rri e shokuar para ekranit, ku shoh bllaca gjaku ne trup te zonjes Bhutto dhe te vrareve te tjere, qe duket sikur akoma degjojne betimin tend, betimin solemn per ta kthyer Pakistanin ne nje vend mysliman modern, ku te mbrohen me ligj te gjitha te drejtat civile.
Ti luftove per kete, luftove ta mbaje premtimin, biles sapo kishje mbaruar fjalimin, gjaku i trupit tend dhe mijra njerezve te tjere sperkaten rruget e Pakistanit, shkaktuar nga pabesia e hijeve te Djallit.
E ndersa shkruaj per Ty Zonja Bhutto, krenohem se tepermi qe te kushtova shkrime per figuren tende si simbol i gruas qe lufton  per Lirine dhe perparimin e Kombit.
Gjithashtu u perlota se tepermi tashme pa i gelltitur, por rreshqisnin pa kuptuar, kur telefonatat dhe e-mailat nuk pushonin duke shprehur ngushellimet ne shenje respekti per shkrimet qe te kushtova..
E nder keto ngushellime do te vecoja mesazhin ngushellues te ardhur nga Prof. Peter Prifti, nje figure poliedrike dhe nje nga intelektualet me ne ze te Diaspores Shqiptare, qe e di mire se cdo te thote te luftosh dhe te shijosh Lirine e Kombit tend.
Ai shkruan:
E nderuara znj. Zylo.
Ngushellimet e mia te perzemerta per vrasjen tragjike te znj. Benazir Bhutto. E marr me mend sa e deshperuar ndihesh nga cmenduria qe i rrembeu jeten nje gruaje te rralle si ajo, grua perparimtare, inteligjente dhe trime, qe rrezikoi jeten duke u kthyer ne Pakistan per t'i sherbyer popullit te vet ne rrugen demokratike dhe humane.
Artikulli yt per te, i shkruar kohet e fundit me aq dashuri, kuptim e admirim, do te ruaj  vleren e vet dhe do te sherbeje tash e tutje si nje elozh i shtrenjte per ate figure te larte
e te ndritur.
Do te te shkruaj se shpejti,
Peter Prifti
E pas ketij mesazhi nuk kishja se si mos te kujtoja e-mailin e Z.Kopliku, ish zv/kryeministrit shqiptar,  ku pas shkrimit tim te meparshem me dergoi pergezimet dhe nje prej fotove te tij dal me Zonjen Bhutto ne nje miting ne rang nivelesh te larta qeveritare. Z.Kopliku me shprehte konsideraten me te larte per kete zonje qe po sakrifikonte jeten per lirine e vendit te vet nga diktatura ushtarake e vendosur ne Pakistan.
Por njekohesisht kujtova dhe anen tjeter te medaljes, pavaresisht se  i harrova dhe i fala, kur ndonje gazete e rralle nuk e botoi shkrimin, apo dhe kundershtimet qe me vinin me e-maila per mospublikimin e shkrimit ne forume te ndryshme...
I fal se misioni i saj ishte fisnik, rrezatonte kulture, paqe, luftonte per modernizimin e vendit te saj.
Sidoqofte une mendoj se duhet shkruajtur, se ashtu sic thote Gabriel Garcia Marquez:
Mesohu te shkruash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon, sepse askush nuk do te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta...
Lamtumire Zonja Bhutto, qe i besove deri ne fund idealit te drejtesise!
Lamtumire Zonja Bhutto, simboli i gruas se jashtezakonshme ne boten myslimane dhe kudo!
Lamtumire Martirja e Lirise, simoboli i qendreses dhe i mbrojtjes te te drejtave civile ne bote!
Lamtumire Zonje qe e mbylle jeten me keto fjale perballe plumbit ne kraharuar:
Une po e rrezikoj jeten dhe po perballem me rreziqet qe i kanosen vendit tim, po luftoj sepse besoj qe femijet e Pakistanit i kam aq te dashur sa dhe femijet e mi.
Une dua qe keta femije te kene nje te ardhme me te shkelqyer se gjenerata ime!
Lamtumira Princesha Myslimane!
U prefte ne Paqe shpirti tend!
Amen!

27 Dhjetor, 2007

Duke klikuar Ketu, mund te lexoni artikullin e meparshem te zonjes Zylo (Diktatoret njohin vetem nje rruge: Rrugen e dhunes)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora