Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Koço Danaj, intervistë ekskluzive për JUGpress

| E premte, 19.11.2010, 10:58 PM |


KOÇO DANAJ për JUGpress

 

BASHKIMI I SHQIPTARËVE DHE BASHKIMI I SERBËVE

 

Krijuesi i Listës për Shqipërinë Natyrale Koço Danaj, në intervistën ekskluzive për JUGpress-in, flet për bashkimin e Shqiptarëve por edhe për bashkimin e Serbëve në regjion si dhe për arsyet se përse nuk po fillojnë bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

 

JUGpress - Cila është fuqia e vërtetë e Listës së Shqipërisë Natyrale?

 

Danaj - Ajo përfaqëson një lëvizje të përgjithshme Shqiptare, e cila synon bashkimin e Shqiptarëve eksluzivisht me mjete demokratike.  Deri më tani, Lista e Shqipërisë Natyrale ka rreth 124,000, anëtarë nga të gjitha territoret ku Shqiptarët jetojnë.

 

 JUGpress - Po paralajmëroni se Lista e Shqipërisë Natyrale do të marrë pjesë në zgjedhje në shtetet ku edhe jetojnë Shqiptarët, a do të thotë kjo se duhet të pritet pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës?

 

Danaj - Ne do të marrin pjesë në të gjitha zgjedhjet edhe atë anembanë trojeve Shqiptare që nga ky moment, edhe në ato lokale edhe në ato parlamentare . Për shembull, në Shqipëri do të marrin pjesë direkt me slloganin "Lista e Shqipërisë natyrale". Në Maqedoni, do të mbështesim Deputetët që do të punojnë qartë  për bashkimin e trojeve Shqiptare. Në Kosovë do të mbështesim Albin Kurtin, përkatësisht Lëvizjen “Vetëvendosja”, të cilët kanë qenë gjithmonë të qartë se do të luftojë për bashkimin e trojeve të Shqipërisë. Mund të ndodhë që në qytetet Pejë, Mitrovicë dhe Kaçanik do të dalim me kandidatë të pavarur të Listës së Shqipërisë Natyrale. Qëllimi ynë kryesor është të bëhemi pjesë integrale e Institucioneve, në mënyrë që kërkesat tona për Shqipërinë Natyrale të jenë të ligjshme.

 

JUGpress-Keni paralajmëruar se së shpejti do të vijë deri te vendimi për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. A prisni që kjo të ndodhë shpejt?

 

Danaj - E quajta të shpejtë këtë bashkim për disa arsye. Fjala është për dy shtete Shqiptare. Që të bashkohen këto dy shtete Shqiptarë duhen vendimet e të dy Parlamenteve, në radhë të parë me vetë faktin se në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë lejohet bashkimi me Kosovën. Prandaj unë pres që në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012 të lindë Konfederata  Kosovë-Shqipëri.

 

 JUGpress - Kur prisni se territoret tjera, të them ashtu, do ti bashkohen kësaj bashkësie  mes Shqipërisë dhe Kososvës? mendoj para se gjithash për Luginën e Preshevës.

 

Danaj – Ka një problem i cili është hedhur në politikën regjionale nga ana e politikës zyrtare, i pari e tha Zëvendëskryeministri Serb Ivica Daçiq, i cili dy herë ka potencuar se dy gjëra në Ballkan nuk kanë përfunduar ende, çështja Shqipëtare dhe ajo Serbe, i dyti është Presidenti Serb Boris Tadiç, i cili tha se patjetër duhet zgjidhur mosmarrëveshjet shekullore mes Shqiptarëve dhe Serbëve. Pra, për herë të parë hapur pranohet nga fqinjët tanë, përkatësisht nga Serbia se çështja Shqiptare nuk është e zgjidhur përfundimisht, pra, kjo nuk vie fare në kundërshtim me Platformën e Shqipërisë së Bashkuar.

 

 Edhe ashtu po themi le të flasim për të gjitha gjërat, kush ka më shumë argumente le ti nxjerrë mbi tavolinë. Brenda këtyre diskutimeve pashmangshëm do të diskutohet dhe negociohet edhe për Luginën e Preshevës, po aq  sa edhe për problemet e tjera të mundshme që do ti nxjerrë pala tjetër. Prandaj ne po e publikojmë kërkesën për verifikimin e validitetit të vendimeve të Konferencës së Londrës.

 

 JUGpress - Çka po ndodh me Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi? A ekziston ideja se edhe ata do të jenë pjesë e kësaj bashkësie?

 

 Danaj - Më duhet të them se ne nuk jemi për një shtet të pastër etnik. Ne i pranojmë paraprakisht dhe pakicat kombëtare në Shqipërinë Natyrale, ashtu si ju në Serbi poashtu si edhe ata në Mal të Zi, por assesi nuk  pranojmë të jemi  si popull-themelues të një shteti, siq është populli Shqiptar në Maqedoni, ashtu si edhe  nuk pranojmë që Greqia vazhdon ta mbajë në fuqi gjendjen e luftës me Shqipërinë, dhe ashtu si ajo nuk e pranon se ka bërë një gjenocid sistematik kundër Krahinës Shqiptare Çameria, duke shkelur hapur vendimet e Konferencës së Podsdamit 1945.

 

 JUGpress - Ideja për formimin e Shqipërisë Natyrale do të thotë rivendosje e kufinjëve në Ballkan. A mendoni se Komuniteti Ndërkombëtar do ta mbështesë këtë ide dhe a ka mundësi që e tëra kjo të shkaktojë luftëra të reja?

 

 Danaj - Unë mendoj të kundërtën. Shqipëria Natyrale është një Platformë për paqe, progres, mirëqenie, dhe stabilitet në rajon. Pra, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë nga ajo që na takon. Përkundrazi, duam ta eliminojmë këtë jostabilitet, i cili ende vazhdon në gjithë Ballkanin.

 

 Ne duam që në vend të boshtit Beograd - Athinë, të krijohet trekëndëshi Beograd –Tiranë - Athinë. Ne duam ti heqim Vilajetet neo-otomane, të cilët ende ekzistojnë në kombin Shqiptar si në Tiranë, poashtu edhe në Prishtinë dhe në Tetovë, dhe të krijojmë një shtet modern, që në të gjitha drejtimet të jetë i aftë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

 JUGpress-Në anën tjetër, Beogradi ende e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, dhe në atë hapsirë jetojnë një numër i konsiderueshëm i Serbëve.

 

 Danaj - Asnjëra nga  pakicat kombëtare në Shqipërinë e sotme nuk ankohen se nuk kanë të drejta. Gjashtëdhjetë për qind të minoritetit Grek votojnë për partitë etnike Shqiptare. Pra, Shqiptarët nuk kanë asnjë shenjë të vogël racizmi ndaj minoriteteve dhe në këtë drejtim askush nuk duhet të ketë as edhe frikën më të vogël.

 

  Dhe, do t'ua them një pikë të Kanunit të Lekë Dukagjinit  "Shqiptarët, shtëpinë ia lejojnë dhe mysafirëve edhe Perëndisë", që do të thotë se ne i respektojmë pakicat më mirë se ato veten e tyre. Qëndrimi ynë ndaj pakicave është më i mirë se ndaj vetë Shqiptarëve.

 

JUGpress – A e përkrah këtë ide Pushteti zyrtar i Tiranës?

 

 Danaj - Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Traktatet anti-Shqiptare e kanë ndarë në pesë shtete kombin Shqiptar. Unë jam i sigurt që pas tetë nëntorit, pas  liberalizimit të vizave, politika shtetërore e Shqipërisë do ta bëj një hap të ri, gjithashtu jam i sigurt se pas publikimit të Listës së Shqipërisë Natyrale, Shqipëria dhe politika e saj zyrtare do të jenë krejt ndryshe dhe  se bisedimet e ardhshme do të bëhen mes Tiranës dhe Beogradit, dhe jo mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

JUGpress - A do të thotë kjo se bisedimet e paralajmëruara midis Beogradit dhe Prishtinës për Kosovën nuk do të mbahen, por do të nisin bisedimet midis Beogradit dhe Tiranës?

 

Danaj - Duke filluar nga kriza e provokuar në Kosovë, vehet në dukje vonesa e bisedimeve  që po ndodhë kohët e fundit. E gjithë kjo po bëhet që edhe Tirana të futet në bisedime.

 

 JUGpress-Cili është qëndrimi i fuqive të mëdha rreth kësaj ideje, sepse ata ishin palë garanci nënshkruese në Marrëveshjen e Londrës? Po mendoj në radhë të parë për Amerikën dhe Rusinë.

 

Danaj - Kam analizuar vizitën e fundit të Hillary Clintonit në Ballkan. Deklarata e saj në Sarajevë, kur Milorad Dodikut  iu përgjigj: "Ne do të jetmi të vendosur kundër një referendumi për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja".

 

 Pesë vjet më parë ajo u shpreh ndryshe "Nuk do të ju lejojmë."  dhe kemi një zhvillimit në këtë drejtim, i cili korrespondon me deklaratat Daçiqit dhe Tadiqit. Zvarritja e zgjedhjeve në Kosovë tregon qartë se fuqitë e mëdha janë duke marrë parasysh se çfarë të bëjë. Në një protektorat siq është Kosova, puna rreth zgjedhjeve mund të kryhet për një ditë. Kjo do të thotë se vonesa është duke ndodhur qëllimisht.

 

  Bashkësia ndërkombëtare me qëllimi e len hapur, kinse po bisedohet, derisa përgatitë atë që thash më parë. Dakordimi i dy fuqive të mëdha, Gjermanisë dhe Britanisë, të cilat do të marrin pjesë në publikimin Listës për Shqipërinë Natyrale, më lejon të mendoj se seriozisht mendohet dhe punohet në gjetjen e zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare Shqiptare në Ballkan.

 

JUGpress-Atëherë,  a do të kenë të drejtë Serbët për të bashkuar territoret ku ata jetojnë në Ballkan?

 

 Danaj – Në rrugë demokratike gjithsesi po. Personalisht unë, në asnjë mënyrë nuk jam kundër një referendumi në Republikën Serbe për bashkim me Serbinë. Gjithçka që kërkoj për veten pranoj edhe për të tjerët. Unë edhe më parë ka thënë se të gjithë duhet të ulemi rreth tavolinës dhe të bisedojmë në mënyrë demokratike.

 

JUGpress – Çka nëse kjo do të thotë ndarje e Kosovës dhe bashkimin e veriut me Serbinë?

 

 Danaj - Edhe kjo është çështje tavoline për diskutim. Pikërisht për këtë edhe kam thënë "Dialog me të gjithë, dialog për gjithçka." Te ne në Ballkan themi jo, pa u ulur fare në tavolinë për të biseduar. Bisedime do të thotë kompromis, pra, kompromisi është ulja rreth tavolinës.

 

 JUGpress – Po supozoj se një pjesë e Maqedonisë, rreth një e treta e këtij shteti, ku kryesisht jetojnë Shqiptarët, do të bëhet pjesë e Shqipërisë Natyrale?

 

 Danaj - Është problem shumë më i thjeshtë në Maqedoni. Ka një detaj shumë interesant, në fakt emri i Maqedonisë dhe vonesa rreth këtij emri nuk është esenca e problemit. Kjo bëhet vetëm për të mbuluar disa gjëra. Problemi kryesor është se bashkësia ndërkombëtare nuk di se çfarë të bëjë me Maqedoninë. Marrëveshja e Ohrit është e vdekur dhe nga të vdekurit nuk kërkohet ndihmë. Për ta mbajtur atë ashtu siç është nuk ka mundësi, Gruevski nuk dëshiron të jetojë së bashku me Shqiptarët. Po të  ishte vetëm për emrin në marrëdhëniet me Greqinë, ekonomia e së cilës është në gjendje katastrofale, do të rregullohej vetëm për tre minuta. Por ndërlidhshmëria e gjërave është krejtë tjetërkund. Nuk do ti kishin dhënë miliona euro Greqisë për të kapërcyer krizën. Dhe e dyta, më e rëndësishmja, Shqiptarët në Maqedoni e kanë të drejtën e një referendumi për bashkangjitje Shqipërisë.

 

 JUGpress - Çfarë do të bëhej me monumentet historike dhe fetare të serbëve dhe të kulturës serbe në Kosovë nëqoftëse ideja e Shqipërisë Natyrale do të realizohej në lidhje me Kosovën?

 

 Danaj – Do të ruhen më mirë se me policinë Serbe. Në Turqi është një monument i madh i kulturës greke nga i cili dolën tre filozof të mëdhenj, Alesi, Anaksimendri dhe Anaximanderi. Sot, Turqia e ruan shumë më mirë  këtë Monument. Në Itali, në qytetin  Protone, kishin lindur dhe jetonin tre filozof të mëdhenj Grek Pitagora, Anaxagora dhe Protagora. Italia i ruan shumë herë më mirë se sa do të mund ti ruante polica Greke. Atëherë, përse ne duhet të jemi mbi gjithë këtë? Dhe përse duhet të paragjykohet gjërat paraprakisht?