Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Stavri Trako: Frang Bardhi (1606-1643)

| E enjte, 18.11.2010, 10:59 PM |


Franciscus  Blanchusei

 

Frang Bardhi (1606-1643)

 

Nga Stavri Trako

stavri_trako@yahoo.com

 

Kapitull  VII

 

Proverba & te ndëntie (të ndigjuara)

 

Epirotarum

 

1.Veç  tënë zon adhuroj(veç zotin tonë adhuroj)

 

2.  Kush  njef  vet-hen  njef tënë  zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)

 

3. Njeriu mbledh  e zot ynë përderdh.

 

4. Veçse  zoti ynë është i pamëkat.

 

5. Ata të mirë qi  të hajsh  s’gijesh e tinzot  ia  hanj.(Ajo e mire që të hash e s’ngopesh e zotit tonë është  haj)

 

6. Shkaku ka shumë arsye.

 

7. Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar  nuk ka vuajtur)

 

8. Çfarë të bësh, bëhe urtësisht.

 

9. Zgjidhe  fjalën më të përçuerm.

 

10. Njeriu i urtë (I mençur)zgjedh  fjalën e vet.

 

11.Gjinden shumë  duer  (lloj) njerëzish.

 

12. Shikomë  stanin, ani(pastaj)të bamtë (bëmat)

 

13. Një frutit  lisi  e mirë  njifet, kish qenë Madha (frutet e një peme të mire njihen se  janë të mëdha)

 

14. E dogj  languan  bushtëra.(E djeg  languan bushtra) 

 

15. Të këqiat  mbëshojnë(rëndojnë)

 

16. Kush nuk është  mbës-huem(mësuem),s’di  me urdhënue (s’di me urdhëru)

 

17.Mbasi ta  kesh  zënë,ani   mbësho.(pastaj  mësho)

 

18.Majmuni nuk të zihet mbë lak.  (Majmuni nuk zihet në lak)

 

19. Anmikun  mos çel  zuun.  (Armikut  mos i çel  synë)

 

20. Me mijtë ha e pi, e treg mos bëj.

 

21.Njëra dorë  lan tjetrën  e të dyja lajnë faqet.

 

22.Armiku plak ,  s’të bëhet  kurrë  mik, e në t’u baftë  s’bëhet i drejtë.

 

23. Skifteri  s’gjitet (nuk u qepet)  mbas mizashit. ( mizash)

 

24.Më  mirë me hesht, se të flasish shumë.

 

25.Për të paditurit ,    pafolurit  është të folë.(të heshturit  është si të flas)

 

 26 .Duke  folë fjalët, e fëdiga (e keqja ) rritet.

 

27. Mos i jep arësye  të paditurit,  thotë Solomoni.

 

28. Fjalët janë gra(për gratë) , të bamet  burra.(bëmat janë për  burra)

 

29.Gjithëkush  duhet të mbaj  një  mjeshtëri  fshehur.

 

30. Një njeri, që ka shumë fjalë na i shkërthen  mendtë.

 

31. Ato  gjaste  (ngjarje)që s’të kanë hije e s’të  përqasen, s’duhet  me dëshirue.

 

32.  Ato  gjaste që të bjejnë(sjellin)të dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.

 

33. Më mire me dekun një here(të vdesësh një here), se me u rreziku gjithëherë.

 

34.Cilido nga zogjtë, o bilbili  e bie  pranverën.

 

35.Kur dro se (druan se)  të del ma  keq ,mos e ban.(bëj)

 

36. Kush  vete  në mulli, doemos do përmjellet.

 

37.Dëshirojmë gjithëherë ato caste, që si kemi.

 

38. Gjithëkush  shikon të mirët e vet.

 

39. Peshku ma parë qelbet  ndë kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar

 

40. Ani  i qeih nuk thehet.

 

41. Dita e mirë njifet ndermenate.(që menatë,pagdhirë)

 

42. Molla  nuk  rëzohet larg  mollës.

 

43. Gjithë gjastet (gjasat)  me mot.(gjithë ndodhitë në kohën e duhur)

 

44.Duhet  me pritur  rend.

 

45. Bushtra që ngutet  me pjellë, bën këlysh  të verbër.

 

46. Kush shkon ngadalë , shkon ku e vendos.

 

47. Ky shekull u ongëthi( u hëngër ) ndasgia.  (ndasish)

 

48. S’bët besë ndë këta shekuj.

 

49. Kush len këmbyem (i marrë), këmbyem (  i marrë) vdes.

 

50. Më mirë me pasun armikun shtruem(hapur),  se sa mikun  e mbyllëm.

 

51.Të folurit e prit.

 

52. Kush dhjet në det,  e gjen në krypë.

 

53. Duhet me shtri këmbët  sa ke  të mbuluemit. (mbulesën)

 

54.Të gjithë jemi bijtë e mortjes.(vdekjes)

 

55. Marinë (mbaren , turpin) s’duhet  me  e harrue, perse  sot  mue  neser ty.

 

56.Si    nderosh, ashtu  ke me qenë nderue. (Si të nderosh, ashtu do të të nderojnë)

 

57. I belbti  merr vesh më mirë  të belbtit.(Belbaku atij  që i merret goja )

 

58. Deti, zjarri, gruaja  tri të këqijat  më të mëdha.

 

59. Kush ha shumë biber(piper)  s’dendet edhe ne lakna.

 

60. Në qind të fitueme ,  s’pagujnë një të pagueme.

 

61. Gruaja e bukur dhe vera e ëmbël  janë helm.

 

62. Të  vobegun ku ta zerë nata ,aty asht pallati i tij.

 

64. Posi leu , ashtu vdes njeriu.

 

65.Kali  është  i atij, që e ngarkon.

 

66,Një  gur  nuk  bën  mur.

 

67.Dheu i zi e bën  bukën e bardhë.

 

68. S’duhet me i shërby  atij, që s’të njef.

 

69. Mjalti  shumë  here  bën të  lëpim  gishtat.

 

70. Kush  ën  fosen (Gropen)  shoqit  vet  bie  ndë  të.

 

71. Kush vete në mulli më parë ,ai më pare  bluan.

 

72. Kush dro(druan) zjarrit , N’timit(nga tymi) ikën.

 

73. Merr pen    do të  gjesh  lëmshin.(kap fillin)

 

74.Ri  shtrembër e fol drejt.

 

75. Kur    shofsh vesht e vetit , tëhere ke me më pa.

 

76. Kush  ngjan,  qan.

 

77. Si më sheh , ashtu më shkruaj,

 

78. Qet (gjuan )shigjetën dhe mçef (fsheh) harkun.

 

79. Në njërin vesh më hyn e në tjetrin më del.

 

80. Ndër të verbëtit, edhe  ti mbëshil sytë.  (mbyll sytë)

 

81. I verbëri heq të  verbërin e të dy ndërfosen e rrëzohen.

 

82. Ai çast që është më i bukur, ai  është  më i vështirë ta kesh. (me e pasun)

 

83. Luftë pa të vdekur , s’është(s’ka)

 

84. Të  dashtunit (dashuria)prej së pamit vjen. (nga atë parit vjen)

 

85. Kush  ka  hov,  shkëcen.  (kërcen)

 

86. Kush  një  kias  ep, dy here ep.

 

87. Kush ka denar(pasuri ), amë  e  atë  ble.

 

88.Gjithka   fal,  ka  për denar. (gjithëka fal është pasuri)

 

89. Kalin e mirë  shpore  nga dhuna.

 

90. Mos    merr, ç’mos    ke dhënë ( mos më merr atë që s’ma ke dhënë)

 

91. Lufta e madhe  e ban pajën e  ëmbël.

 

92. E vërteta  si  pëlqen  gjithëkujt

 

93. Ujku  qimen e ndërron ,  ma vesin se harron.(por vesin se harron)

 

94. Edhe  delet  që i  numëron  i  ha ujku.

 

95. Digjet bari i njomë , ndër për të thatë.

 

96. S’duhet me i zan besë as ujit , as turkut.

 

97. Ku turku ve  kambën  aty  s’del  bar.

 

98. I shkëmbyemi (I  marri) gjithë herë  bën dasëm.

 

99. Gjithë dheu i ka zakonet e veta.

 

100. Unë zot e ti zot,  e  bar  kalit  kush   i jep.

 

101. Unë fisnik e ti fisnik, e kasht kalit kush i shtie.

 

102. Shigjetën e shtime nuk e kthen.

 

103. Mos të  mundoftë  i munduemi.

 

104. Si të bash  ashtu  ke  me  gjetun.  (ashtu do të gjesh)

 

105. S’është  mbare  mos  me ditur, ma  me  mos  dashtun me xan.(por të mos duash të nxësh)

 

104. Vuan  ajo  shtëpi  ku  këndon  pula, e gjeli hesht.

 

107. Me atë masë që të matin, me atë keni për tu matur.

 

108. S’është i urtë (i mençur) ai që mshel (mbyll) derën e oborrit ,  mbasi i vodhën  kanë dhe dhitë.

 

109. Më  mirë me thyem kryet,  se me vu zakon të ri o të lënë.

 

110. Në  të pafsha  nja  tjetër here, ka me qenë e dyta here.

 

111. S’duhet  me  lujt  me gurë  përpjetë.  (Loja me gurë përpjetë të thyen kokën)

 

112. Ma vlen një dhelpër e gjallë,  se një luan i  coftë (më shumë vlen një dhelpër e gjallë se një luan i ngordhur)

 

113.Tuk  i diegj plakesh e aty  përket. Ku i mbaron  vjetët, plakesh,  aty përket.

 

 

I përndrituri Frang  Bardhi  ua dedikonte  Fjalorin  Latinisht  Arbënisht,   gjithë  atyre  Arbëreshëve   që do ta marrin  me  zgjedhur e me nxanë.

 

     Në parathënien e librit,  Ai  thotë: Tue pasun  ditë e për ditë të dashtunit e mij (mbasi  hyra në Kolegj) kujtuam  me  qit (nxjerr)  cope  libër që është  me ndihmue : më njëane  gjuhën tonë  që po  bdaret  e  po  bastartdhohet,  sa  ma parët  e  vë(që sa vete e më), e ma fortë  me  mendihmue, gjithe atyre  që janë ndër dhenë e tin  zot e të shenjtës  Kishës  katolike   e    s’dijnë  gjuhën  Latine . Pa të,  nuk mbetet  kush  që mund të shërbejë si duhet , zakonet  e Ceremonitë  e Shenjta  të Kishës të Romës  pa përseritur  prapë  një  gabim a faj  të madh.  Duke u  ndjerë  shumë  mirën  me  marrë  e me kthyem  nga gjuha  latine në   gjuhën  Arbëreshe  një  fjalor, një  tjetër  fakt është   veçes  nja libre, që   ka       sa  fjalë e sa emra     janë, e gjinden në këtë  pjesë shekulli : posi kur me thanë(si të themi), të njerëzve e të  shtazëvet, ujërave  e të maleve e të fushave e të saj të  tjera  kafshëve, që  gjinden ndënë qielltë  dhe mbi qiellt,  posi  kur    tinë  zot, të engjëjt, të  shenjtit  e  tjera . Cili(Ky) libër më pëlque   e mu  duk  se  kishte  me  qënë   për  ndonjë  ndihmë , ndonëse  të pakët, e të merituar   që kështu  mbase i duhej.  (për ashtu mbasi  u dashte )  Kolegjit  te  Zonjës së  Lurit, kur erdha     Romë, prurë  thenit Kuvendit  Shenjtë,  e të Ndriçimit  Ndershmit  zot  Ipevshkit    Zadrimes  tim Ungji,  i quajtur   Gjeçi  i Bardhë,  nga fisi ynë  e i dorës  sonë,  shumë  i urtë  e i vyer  (vyjshmi), i cili prej  dashurisë  së tinë zot   Të shenjtit  At  PAPA  Urbanit  VIII, është  tash  krijuem  e bam  Arqipeshk   i Tivarit . Hyra në   Kolegj   ku  janë  shkollarët  o  ata që  xanë me vojtë(të shkojnë) mbasandaj,  ndër    pa  fet, me    kënduem    shenjtën  e    vërtetën fenë tonë,  zuna  fill tue  këthyem ketë   fjalor  mbë  gjuhet tonë, e  këtheva  nësi (siç ) gjithë  mujta (munda), e mbasi  e sosa (mbarova ) mu duk  i pakë, e i vogël; prandaj  ashtu  hina(hyra) tuj kujtuem (duke kujtuar ), e shkrova  mbë  gjuhët tonë ma parë  do    falunash (përshëndetjesh),    i kanë  zakon e i bëjnë  Arbëneshët  kur së largu, o së këtej  mbë udhë  e piqen, tue vum për ngjat tyre (duke vënë  krahas tyre) edhe mbë gjuhët e  Latineve, gjithëashtu  edhe  do  proverba  e  të thëna,  nse sijashit (n’ disa prej tyre ) i  kanë zakon  e i thonë  Latinët disa italjant e : disa  ndajfolje  edhe gjithë fare  kasheze  janë    ketë cope  libër,   I vura fjalë për fjalë, e ma parë  mbë disa  vise(raste)  vuna  latinisht, e  pastaj  përbri  o përfundit  vuna  Arbënisht  e më të tjerat vura ma  parë   fjalën e , e rjeshtënë Arbënisht,  pastaj  përfundit  Latinisht , ashtu qi, ata që nuk e dijne, e që   duan  me  zanë gjuhën  latine ma mire  e ma vdob(ndihmë) tu vijnë. Perse  veçe dy çaste (të dashtunit e mij)me shtynë ,e më nxitnë  me u fedigun (përpjekun)e me  kthyem   këtë libër : e para që me shtim beleg (që të ftoj) gjithë atyre që munden  me kthyem  ndonja  cope  libër  për  ndihmë  të fesë  e  të dorës  sonë, :e dyta  e ma e zellshme    të paditunitë  gjithë  atyre (posi preka  ndë të zanët filli të kësaj  letere ) që shërbejnë  Kishës     Shenjtë, popullit,  e famullisë, e thonë    të shenjtën  Meshë, e këndojnë  shenjtën  oficia, mbë  gjuhët  e mbë hesapit (llogari, interes) të Letinët, e të  shenjtës   Amë  Kishë  e Romës, as  nuk ndëgjojnë, as  nuk  marrenë  vesht  gjith çthonë, e gjithë  zgjidhen, e ai që   asht  i  pa ditune, posi thotë Katoni, legere  o  non  itelligere nengligere  est, sikur me thane(që do të thotë)  e zgjidh (zgjedhja ), e mos ndëgjo o mos  merr eshtë,  gjith  zgjeth  te  pa ditun  ashtë. Prashtu (shtë po ashtu si të zgjedhësh  paditurinë)  Unë  lus të  dashtunit e të   vyrtytshmit  e  mij  për të mirtët  tuaj, që ti vini kryet e mentë  me gjithe zemer,  fuqi   këtij Ditionar (fjalori),  e të mos  e lëshoni  ndoret (nga dora ) e mendjet     duhet  ta merrni vesh e të zini gjith thotë (gjithë çka thotë),  e gjith mëson(gjithë çka mëson )  e vnue (e përmban)  U premtoj që  për te vërtetën  ndë daçi pakëz  me u fëdigun (përpjekur)  kini me zanë kësi libri( keni me nxaë nga ky libër), ndë mos tjetre, me ndëgjuem gjith urdhënon kalandari, o ordinary, e gjithë rubrikën    Rubrikë  që do me thënë tjetër  veçse  ato fjalët kuçijet  (kyç), paret me ta ; mba të  tjetërët (në anën ttjtër) anë kujtova, e me dy ma mirë kthyem  gja kafshë ‘se asgja ( se është më mire me kthyem  diçka se asgjë), përse  ndëmos  ngjejem mendjet se  nde  territ (përse  nuk gjejmë mëndje(dije) duke ndenjur ) e pakët  dritë vjen  e kushton shumë. Vullneti   e kujdesi veçse,  Krijuesi i Qiellit. Por  e  di Vëlleznit e dashtun si e kam pasun e si e kam ndë  me rante  fuqia  me dhanë dorën e me ndimuem  të pa  fat e të dorës Arbëneshe ,  pra ashtu  përzini ma me me këte fedigjeze(përpjekje) sa asht  e si do asht  po sikur  te ishte diçka e emadhe  e vuetshme(e vlerë)  e mos u vinjë vështire  me uruem për mue, i thoni shëndosh.

 

 

Prej  Rome , Dit  ndë Maj 30, ndë vjetët e Krishtit 1635

 

Esse

 

Prej  lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha,  se për më keq  mjaftë nga djemtë asgan  i bjerin vlerat e tyre   ngaqë  bredhin e  digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).

 

         Pas  kënaqësisë  së veçantë që ndjeve  kur  arrita    transkriptoja    113 proverbat  dhe pathënien  e  fjalorit  latinisht shqip të  të përndriturit   Im zot  Frang  Bardhi , ndoqa  rendin  e proverbave   duke  u munduar  të kuptojë  brendinë  filozofike që ato i përcillnin  nga  afro  400 vjet më parë, sofrave    burrave  Arbëresho -shqipëtarë  ku ato do të përcilleshin.

 

 Ishte pikërisht koha  kur Shekspiri  vinte në skenën e teatri Globus  tragjeditë  e tij  të pavdekshme. Dikush do të mendojë se ç’lidhje  kanë ndër  veti këta  dy njerës të mëdhenj. Përpos  bashkëkohësisë  ata  i bashkon dhe misioni dhe përgjegjësia e secili për  bashkëkombësit e tij . Shekspiri u ndritëte  udhën  bashkëkombasve  për  epokëne  re  që po  lindte  në Anglinë  e fillim shekullit  të 17- të , ndërsa  i  përndrituri  Im zot Frang  Bardhi   kërkonte, sadopak,  të përhapë  dritën e  diturisë  dhe    përshkëndijoje  lirinë  në ndërgjegjen e fjetur të shqipëtarëve  duke  pasur  si kryefjalë:  adhurimin ndaj   zotit  dhe domosdoshmërinë  e njohje së  vetvetes.

 

Hirësia e tij  Frang  Bardhi   e ndjente se po  rrezikohej   gjithçkaja e arritur deri  atëhere  nga arbëneshët e tij, e për më zi,që po  tjetërsohej e po  mbulohej nga tisi i harresës . Shkaku-  thotë  Ai - ka shumë  arësye .Për të mos u bëre  preh e rrethanave historike e  fatalitetit që  rezervonte  atyre  çasti  historik   ai propozon     gjykimi  të bëhet  urtësisht  dhe duke  zgjedhur  fjalën e përçueme.  Nisur nga  rrethanat e  interesat, në të cilën ndodhen njerëzit,  ai thotë,  se gjinden  shumë lloje njerëzish. Pos gjendjes katastrofike ,prej  lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha,  se për me keq   mjaftë  nga djemt  asgan ,  po  i  bjerin vlerat e tyre   ngaqë  bredhin e digjen si langojtë nga bushtra (hasmi).  Ai  u kujton  burrave arbëresh  se  një nga të këqiat  që rëndon më shumë  është  :  padituria,   që të pengon të bëhesh zot i  vetes , i keqi (bashkëpunëtori) është si majmuni që nuk zihet në lak.

 

Imperativ i kohës është që  të mos i hapin synë armikut.  Me të keqen, edhe mund të    bashkëjetohet  për  rrethanat  dhe  momentin,  por    asnjë  mënyre të  mos  bashkëpunohet. Rrugëdalja nga e keqja është bashkimi,  për të gjetut fuqinë, sepse armiku plak  kurrë nuk të bëhet mik dhe në t’u bëftë nuk bëhet i drejtë.

 

 Të keqen më të madhe  Frang Bardhi e sheh të  padituria , e cila është më mirë të heshtë  dhe të mos i jepet arësye. Është koha të lihen fjalët dhe të hidhet ne veprim, burrat  vlerësohen nga bëmat. Organizimi i pavarsisë  e sheh si një  mjeshtëri, që  duhet  mbajtur e   fshehtë. Në rolin e një udhëprisi të vërtet ai porosit : duke harruar të shkuarën ;  duke   harruar ç’ka  s’të ka hije  dhe nuk të përqaset   e  ç’ka  të sjell  dhimbje. Ai mendon,  se është  domosdoshmëri   sacrifica  he  flijimi, kur e lyp  nderi dhe liria e atdheut edhe prej  çdokujt  kërkohet    pranojë   më mirë  vdekjen, se sa  përjetimin e  rrezikut  të vazhdueshëm.

 

       Është  detyrim  i gjithëkujt prej  zogjëve, si edhe   e  bilbilit, që ta sjell  pranverën . Gjithkushi  e  dëshiron   atë që  i mungon.  Gjithkush  sheh  të mirën e vet . Por, të keqen e sheh te udhëheqësit, se peshku qebet nga koka,  e nuk  dyshon  se mbarësi e njeriut  duket  që në  të ritë e tij.  Asht si  molla që nuk  bje  larg   mollës dhe njeriu duhet  të mos  i shërbej    tjerëve .

 

      Çdo  gjë duhet ta bësh në kohën e duhur, duke i mendur mirë gjasat,  se ngutja, ngjason me  bushtrën,    ngutet me pjellë  e  bën  këlysh    verbër. Për të arritur    ç’ka  vendos  duhet punosh  me  mend, të shmangësh  ndasitë, të lidhet besë, sepse të marrët , të marrë vdesin.

 

      Frang Bardhi është njohës i mirë i  qëndrimeve  e mendësisë së njeriut  të kohës së tij. Duke dëshirur    eksploroj në shpirtin  e tij  bën një paraqitjeje  të karaktereve  e  tipave  të kohës

 

Njeriu duhet të jetë syçel, që të njoh mikun e vërtetë  nga  miku i remë; të mos flasë shumë;  të mos bëj keq se do  ta  gjej në  shtëpi  dhe  të mos  harroj  asnjëherë  se  jemi  bijë   të vdekjes, turpërimi  dhe  korritja  e tjetri  lahen  për  kokë.

 

Nderimi  i vetvetes  është  një gurë peshe, që do të përdorin të tjerët. Njeriu mund të humbas    se nuk ruhet nga  rreziku i ujit, zjarrit  dhe  femrës   e sidomos  nga  kjo e fundit  se kush  ha  shumë piper  nuk dindet  së ngrëni lakra. Por,  gjithkush  duhet  t’i  friket  shpageses, sepse  femra e bukur  dhe vera e ëmbël  janë  helm.

 

I vobegti  ishte  në vemendjen  e  të ndritshmit  Frang Bardhi.   Ai e  konsideron  atë  një  gurë    murit  shoqëror. Është përgjegjësi   njerëzore, për t’u  përkujdesur  për  të , se puna e tij  e bën bukën e bardhë..

 

Ai  troket   edhe  në ndërgjegjen e  artyre,  që shërbejnë  të tjerëve  duke ju kujtuar  se  mjalti  shumë  here  bën të lëpimë  gishtat, e  ndaj  atyre  që mundohen      bëjnë gropën  uron,  që të bihen vet brenda .

 

Për  Frang Bardhin  kishte  ardh   koha  për  të shijuar  miellin e lirisë,  gjë që   duhej  bërë   pa  drojtje  dhe  me vendosmëri,  duke  bërë  vlerësime    urta të situatës,  për    zgjidhur lëmshin, duke u ruajtur  nga  pabesitë  e  shigjetave vrastare, nga  shurdhësia  e njerzve. Ai   godet  verbërinë  e tyre   duke e konsideruar  verbërinë  vetvrasëse.  Liria  është  çasti më i bukur  e vështirë ta kesh ,se  kërkon  fli. Dashuria për liri  duhet të tregohet  me përpjekje dhe bashkim, se : të nderuar nuk të bën pasuria.  Robëria  zhduket  duke  shporrur dhunën  nga  njeriu, nga     jetën nuk  është e drejtë  t’ja marrish  tjetrit  kur nuk  ja ke dhënë. Ta  falësh  jetën për atdhe  është  paja  më ëmbël, që ke marrë ndonjë  herë.

 

E vërteta e lirisë nuk i pëlqen    mënyrë të veçantë  hasmit, që  si  ujku, qimen e ndëron  po zakonin  nuk e harron.

 

Është i paqëm  edhe me ata njerëz  që, me apo pa dashje,   janë  vënë  në shërbim    të huajve   duke  ju kujtuar se mund të shkoj  i  njomi me të thatin  e   s’duhet  me  i  zënë besë  ujit dhe  hasmit .

 

Gjëja  më e drejtë  është  të respektosh  zakonet  e vendit. Për zotin e shtëpisë  është  dhunë  që të  bëhet   shërbëtor    shtëpinë  e vet.

 

Tradhëtia  është si një shigjetë e shtime  që nuk të jep nder dhe që ka një  fund  të trupshëm ,  si    bësh do ta  gjesh. Marrëzi  është  të mos duash  ta kuptosh

 

Vuan  ai  komb  të cilit i mungon burrëria,  e  si  ta vlerësosh  veten  ashtu kanë  për      vlerësuar të tjerët .  Nuk ka më vlerë të  kuptosh  vetëm  kur të kesh humbur  gjithçka   se është   varfëri dhe  robëri e dyfishtë. S’duhet me lujt si  i marri me gurët mbi  kokën,   se e pëson duke    rënë kresë. Sado i vogël në  dukje  çdo përpjekje  për  mëmëdheun  vlen më shumë  se një  punë  për  një Luan  (perandorinë) tashmë të coftë.

 

Të gjithë duhet të bëjnë detyrën ndaj atdheut.

 

   Me të 113    thëniet, i përndrituri, Im Zot   Frang Bardhi  përurohet si shënjtëruesi  i testamentit të lirisë.

 

Stavri Trako