| E merkure, 17.11.2010, 10:58 PM |
Tahir Bezhani
MALLI QË MË DJEG PRORE
(Poetit të madh, Din Mehmetit)
Atje lartë
Mbi Gjocaj e Jasiq
Mot i mrrolur e re te zeza
Lodrojnë qiellit pa kufi
Gjëmojnë,lotojnë dhimbshëm!
Rrasë e Zogut psherëtinë thellë
Këngët e mëshehura dënesin,
Ushtojnë,ulërijnë,vajtojnë
Pëlcasin si gështenjat
Rrugës së zjarrit
Plot mall....
Atje lartë!....
Edhe Xheravica ka dhimbje
Temperaturë ka vargu
Me diellin e shpirtit i djegur etje
Zemra ka luftë
Me mallin e jetës-
Zjarrishtave të kuqe rrugëton....
Fytyra jote bukuri e rrallë
Ti nuk je i vdekur
Në zemrat tona prore rron
Përmendore poeti e i skalitur
Bacaloku im