| E merkure, 17.11.2010, 10:15 PM |
Kombi”kosovar” projekt sllav
Nga Faik Krasniqi
Dihet se serbët i kanë propaganduar me shumë zell paragjykimet se shqiptarët këndej e andej kufirit s’kanë asgjë të përbashkët. Dihet pse e kanë bëre këtë.
Çdo pushtues e përdorë formulën magjike: përqaj e sundo. Poashtu dihet shumë mirë se parimi themelor i serbëve është: vetëm bashkimi i shpëton serbët (katër es-at në stemën e tyre). Pra çdo pushtues përdorë edhe kutinë e dyfisht.
Lokalizmi e provincializmi mundet dikujt t’i duket edhe interesant, por këto gjëra nuk ç’mohen shumë nga popujt e zhvilluar.
Kombi ”Kosovar” ka qenë projekt sllav, njëjtë sikur i kanë vendosur kufijt e Kosovës për të na ndarë nga Shqipëria.
A e kemi zgjedhur ne në një mënyrë vullnetare njerën nga këto? JO. Prandaj nëse e quan veten që je” kosovar” dhe jo shqiptar, atëherë po e përkrahë një ide të keqe sllave.
Endërra sllave/serbe për të na përqarë ende është e vërtetë dhe disa “kosovar” e mbajnë gjallë ende në kokën e tyre.
Ndërsa ëndërra shqiptare është diçka tjetër.
Pavarësia e Shqipërisë ka filluar në Kosovë/Prizren. Dmth neve na bashkon historia, kultura, etj. kemi qenë NJE, e tash disa” Kosovarë” po mendojnë që ëndërra e serbëve është më e mirë.Paradoks.