Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Demi: Larg korrupsionit nga trojet tona!

| E merkure, 17.11.2010, 10:58 PM |


LARG KORRUPCIONIT NGA TROJET TONA!

 

Nga Dr. Përparim Demi

 

Korupcioni është murri që duhet rrëzuar. Ideja e bashkimit është kyçi i zgjidhjes së situatës në të cilën ndodhemi. Vetem duke u bashkuar forcat patriotike të cilat nuk e kanë humbur ende busullën kombëtare, mund të ecim përpara në realizimin e objektivit të bashkimit kombëtar. Me zengjinët e ulur në kariken e pushtetit apo të opozitës, të cilët jane ngopur me çorbën e korupsionit dhe të tarafllëkut, çështja kombëtare është plotësisht e kompromentuar.

 

Sot lufta jonë duhet të përqëndrohet pikërisht në zgjedhjet parlamentale në Kosovë e më pas në ato lokale në Shqipëri, ku zgjedhja e përfaqsuesëve duhet të kthehet në një proces përzgjedhje të kujdesëshme të kandidatëve, në verifikimin dhe kontrollin e sejcilit pretendent, në mënyrë që historia të mos përsëritet. Organizatat patriotike shoqërore duhet ta marrin situatën në dorë, të bëhen aktive më tepër se kurr, duke ju kundërvënë interesave lokale të partive të mëdha, të cilat jane diskritituar dhe kompromentuar plotësisht gjatë fiteve të fundit.

 

Objektivat e afërta dhe të largeta që kemi, nuk na lejojnë të humbasim më kohë. Finalizimi i independencës së Kosovës dhe konsolidimi i shtetit të saj demokratik është hapi i parë i domozdoshëm për bashkimin kombëtar. Shqipëria pa Kosoven nuk mund të eci më më tej. Po kështu dhe jugu i Kosoves (Maqedoni) nuk mund të mbetet i shkëputur nën thundrën e sllavëve. Kosova lindore, e cila vazhdon të luftoj për egzistencë kombëtare, ka nevojë për ne, për mbështetjen tonë, pasi është pjesë e jonë, dhe ne duhet ti mbrojmë interesat e popullit tonë atje. Pa një shtet te fuqishëm të Kosovës kjo është e pamundur. Të gjitha këto nuk mund të realizohen pa një shtet të fortë dhe të shëndosh politikisht dhe ekonomikisht, pa një udhëheqje kombëtare të pastër, me njerëz të sakrifices dhe jo me përfituesa që shfrytëzojnë pushtetin për tu pasuruar.

Jam i sigurt se populli shqiptar ka plot atdhetarë të vërtet, kam njohur nga keta si në Shqipëri dhe në Kosovë, vetem se këta deri tani jane lënë mënjëane pasi nuk kane hyrë në allishverishet e partive të pushtetit apo të opizitës. Pra është detyra e frontit dhe organizatave shoqërore që ti aktivizojë dhe ti nxjerin në krye të kësaj beteje.

Si perfundim, në këtë moment historik, lufta për çështjen kombëtare duhet të riorientohet totalisht kundër korupsionit të brëndshëm në Kosovë e në Shqipëri, kundër njerëzve me interesa meskine, kundër atyre që kanë devijuar, atyre që janë berë preh e interesave shovine sërbo-greke, të atyre që kanë bllokuar luftën tonë të madhe për bashkimin e vëndit. O fiton çështja jonë kombëtare, o fitojnë të koruptuarit, trafikantët, kontrabandistët, tarafet, etj. rrugë të mesme nuk ka. Ky moment nuk përsëritet më, këtë duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, se është guri i provës për ti vënë gjërat në vijë dhe për të vazhduar rrugën tonë të bllokuar.

 

Pyll pa derra s'ka thotë populli ynë, por sot ”derrat” janë shtuar ca si shumë dhe kanë hypur në majë. Ky është problemi ynë themelor. Pa zgjidhur këtë, nuk bëjmë dot më asnjë hap para. Korupsioni është transformuar në një murr të madh e të lartë, që na ka bllokuar rrugën tonë dhe prej tij nuk shohim dot më tej, prandaj duhet çare me forcë, se vet nuk bie. I vetmi ”buldozer” që e çan atë, është populli shqipëtar i vetëdijësuar për votën që jep.

 

Të koruptuar sot nuk janë vetem ata që janë zgjedhur, por janë dhe ata që i votojnë ata, me shpresa se do fitojnë nesër nga një kockë. Bile këta të fundit janë shumica, janë të panjohur, ca janë të gënjyer dhe të mashtruar, ca të pa ditur dhe të manipuluar. Përfundimi është i njëjtë, deri tani kanë fituar të koruptuarit nga të cilët qahemi për ditë, duke haruar se kush i zgjodhi.

 

Nuk duhet të harojmë dhe ata që bojkotojnë zgjedhjet. Dhenia e votes është nje detyrë kombëtare, është një drejtë e fituar, e cila duhet të luaj rolin e saj ne favor të çështjes kombëtare. Mos pjesmarrja në votim çon ujë në mullirin e të koruptuarve, ua lehtëson shumë punën, pasi nuk ka kush ti hedhi posht.

Puna e frontit është ti sqarojë të manipuluarit, tu hapi sytë të mashtruarve, të rrisë frymën kombëtare dhe vetëdijen e njerëzve, të demaskojë çdo tentativë për manipulim si dhe propogandën mashtruese antikombëtare, të rrisë rradhët e frontit të vërtet kombëtar. Fronti në këtë periudhë duhet të gjëndet kudo, në çdo vënd, në çdo fshat e katund, sa më afër njerëzve. Puna e tij nuk mbaron vetëm me lëshimin e disa parrullave, por është puna kokë më kokë me çdo njëri dhe përditë deri ne ditën e votimit.

 

Që të fitoj çështja kombëtare na duhet një punë titanike, ku të bashkohen të gjitha forcat e mundëshme, deri në rezervat e tij të fundit, të mos neglizhohet asnjë patriot, asnjë shqipëtar i ndershëm, asnjë luftëtar i çështjes kombëtare.

 

(Bukuresht, 16.11.2010. Zgjodhi për shtyp: Baki Ymeri)