| E marte, 16.11.2010, 07:51 PM |
Dua të jem cigan
(poezi malli )
Nga Përparim Hysi
1. Tani
Tani,nuk e mohoj:jam si derr i kënaqur
Jetoj në mes të mirave dhe bollëkut
Po shpirtin,ama,e kam të mardhur
Se nuk mund t'i shpëtoj dot"jazëkut"
Syrin nga larg,ma shkel Shqipëria
Që më thotë sa kohë do bësh pa ardhur?!
2.Në Orlando
-Do shkojmë në Orlando,- im bir po më thotë
Atje do të shohësh ,me të vërtetë,tjetër botë!
I hipëm makinës dhe çfarë pashë unë atje
Jo vetëm çudi,por magji vërtet qe!
Çudira që të luante çargu i kokës
Shkoni dhe shihni:gjithë mrekullitë e botës!
Por prapë unë seç ndjeva një si boshësi
Thashë me vete:-S'ka si ti,Shqipëri...
3.Kolegëve të mi në Drejtorinë Arsimore,në Fier.
E shoh që një nga një po shkoni tek "Kashtorja" *
-Usta nga një meze dhe nga një raki!
Mungon "dikushi" që i pëlqente faqorja
Mungon ai që rakiklubi nuk pi.
Jam unë ai që nuk pi raki plumbi
Ah,mos e prisni!Humbi... e mori lumi...
*klubi ku kthenimm nga një godë me raste festash.
4.Mall për fshatin
Dhe gardhet dhe ferrat që ka fshati im
Këtu,në kurbet,më zhdrrohen në lule
Lexues,me mua mos shfaqni habinë
Provoje kurbetin,në mëndjen nuk,humbe.
Në dimër ,e di që rrugët kanë baltë
Siç di që verës mbulohen me pluhur
Po baltë e fshatit më duket mjaltë
Mjaltë i vërtetë që kam ngrënë dikur.
Kam mall të madh ,siodomos për njerëzit
E si mund t'i harroj ata njerëz babaxhanë?
Plagë e kam zëmrën unë prej kurbetit
Fshat!Sikur erdha,nuk pyes për oqean.
5.Më ka marrë malli për Fierin
Më ka marrë malli për Fierin ku punova kaq kohë
Dua të vete mallpashuari,të takoj miqët që njoh
Do të ulem,të pi kafe,mu tek klubi i Kozma Gjatës *
Dhe ta kthej me ta një godë,do të rri pas mezit të natës
Më ka marrë malli për Fierin( e ku ka si ky qytet?!)
Se aty tjetër është dielli,ngroh si tjetër,me të vërtetë
Dua të shkoj një çast atje,sa të pi qoft dhe një kafe
S'më zë gjumi,hiç nuk fle, jam me Fierin kapurqafe.
*miku im ku pija kafe.
6.Dua të jem cigan
Nuk di ç'më ka hipur? Dua të jem cigan
Si ata dua të bredh,të shikoj dynjanë
Dielli le t'më nxijë,të më bëjë zezak
Shiu të më lagë,qullë deri në palcë
Të bredh si çiganët botës pash më pash
Ditënetët nën çadër apo të fle dhe jasht.
Erën ta pres me gjoks si Makar Çudra *
Çadrën e fundit ta ngre në Mbrostar-Ura **
Aty dua të prehem,tek ura mbi lumë
S'ka gjë në jam korb apo jam pëllumb
Cigan dua të jem dhe hiç s'jam pishman
A ka më bujarë ,me shpirt babaxhan?
* Makar Çudra-cigan,personazh i Gorkit
**Mbrostar-Ura-fshati ku banoj,në Fier.
7.Pulëbardha
Sipas Dritëro Agollit
Dritëroi tregon për një pulëbardhë të plagosur
(e morën në shtëpi,e mjekuan,e rritën me kimet)
Një ditë nuk e gjetën,kërkuan si të "marrosur"
E gjetën që kish vdekur.mbi rërë,në det.
Po unë a nuk jam si ajo pulëbardha
Që,këtu,larg Shqipërisë, u thava?
Nga halli jam larg nga ty,Shqipëri.
Por mallin e kam të madh;do të vdes aty.
8.Apel Naim Frashërit
O Naim Poezia,ngreu nga vari veç për pak
Se për Zotin,për kurbetin e ke fjalën me kapak
Këtu dita qenka tjetër,edhe nata tjetër natë
Edhe zogjtë që cicërijnë;cicërimat atje-majltë.
Ngreu nga varri Bukurosh edhe thirr me zë kushtrimi
Se kush ikën në kurbet,nuk gjen fjalë ngushëllimi
E beson kush ra nga fiku ( siç e tha dhe Nastradini)
Edhe mua keq më fshiku,e pësoi dhe Përparimi
Tash që rashë vet nga fiku,e shoh mirë sa dhëmb plaga
Se kurbeti aq më piku, sa po vij me flokë të bardha
RRi e hapur plaga e keqe, si gjëkund mos ketë ilaç
Shqipëri jam si me ethe, veç aty shpëtoj,sakaq..
*Poezitë janë shkruar në vitet 2000- 2002