| E hene, 15.11.2010, 10:00 PM |
Gjon Neçaj
IKU…
(Bacalokut)
Këtë mëngjes mesnëntori,
Gjakova doli në agun e mjegulluar,
Me lotë dhimbje në konstelacionin e kësaj dite
verbuese,
Ndonëse dielli rrezatonte n’kullën e Mehmet Dinës
Në Gjocaj të Junikut.
Zanat në Bjeshkët e Nemuna veshën rrobat e zeza,
E filluan vajtimin e përmortshëm për Bacalokun…
Din Mehmeti tashmë prehej në tokën e amshuar
Të vendlindjes së tij,
Gjakovë…
Mbi qiellin e shqiptarise filluan rigat e shiut…
Peshë dhimbje mbi ty ,Kosovë!...