| E hene, 15.11.2010, 10:58 PM |
SHUHET POETI I MADH, DIN MEHMETI
Nga Gjon NEÇAJ
Mbrëmjen e së enjtes,duke u u gdhirë e premte, në Gjakovë në moshën 81 vjeçare u shua jeta e poetit tonë kombëtar,të mirënjohurit Din Mehmeti.
Bacaloku,siç kishte dëshirë ta thërrisnin ,lindi më 7 maj 1929 në fshatin Gjocaj të Junikut.
Shkollën fillore e kreu në Junik,kurse të mesmen në Gjakovë.
Studioi gjuhë e letërsi shqipe në
Din Mehmeti ka punuar si inspektor i shkollave në Lipjan në vitet 1952-1954,gazetar i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja” në vitet 1959-1962,profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Normalen dhe gjimnazin e Gjakovës në vitet 1962-1967.Kurse nga ky vit deri sa doli në pension,ka punuar si profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.
Din Mehmeti radhitet në mesin e poetëve më të sukseshëm dhe më të dëshmuar në poezinë bashkëkohore shqiptare.Poezia e Din Mehmetit me formë e përmbajtje,me tematikë e motive që trajton,me mesazhe e ide si dhe me figuracionin e përdorur dhe të përshtatshëm poetik,e bën poet të veçantë dhe original për nga fizionomia dhe stili.
Kështu shprehen jo vetëm studiuesit e veprave të tij,por çdo lexues e dashamirës i poezisë së Mehmetit.
Bacaloku Din Mehmeti është i vetmi intelektual dhe krijues nga Gjakova që kurrë nuk u largua nga venbdlindja e tij e dashur.Gjakova ishte fyrmëzimi i tij gjatë 60 viteve krijimtari të mirëfilltë letrare.
Poeti Din Mehmeti është vetmi krijues që në gjallje të tij është botuar antologjia me poezi në 80 vjetorin e lindjes shkruar nga poetë të ndryshëm dhe kushtuar Bacalokut.
Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe dramë,ka punuar si gazetar,Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative që nga viti 1949 deri më 2007,madje edhe në shtratin e vdekjes ai nuk reshti së shkruari,ndonëse duke iu dridhur dora,por i paligështuar.
Veprat e tij më kryesore janë:
Në krahët e shkrepave. Prishtinë : Rilindja, 1961
Rini diellore. Prishtinë : Jeta e Re, 1966
Dridhjet e dritës : vjersha. Prishtinë : Rilindja, 1969
Heshtja e kallur. Prishtinë : Rilindja, 1972
Ora. Prishtinë : Rilindja, 1974
Fanar ne furtuna. Prishtine : Rilindja, 1981
Agu : dramë. Prishtinë : Rilindja, 1982
Prapë fillimi. Prishtinë : Jeta e Re, 1996
Klithmë është emri im : poezi. Tiranë : Toena, 2002
Mos vdis kur vdiset. Prishtinë : Rilindja, 2001,
Zjarri i këngës,Botimet Toena,Tiranë,2007.
Poezia e Din Mehmetit është përfshirë në të gjitha antologjitë e leërsisë shqipe si dhe në antologjitë e poezisë shqipe të botuara në gjuhë të huaj si frëngjisht,gjermanisht,anglisht,italisht,polonisht,suedisht,arabisht,etj.Din Mehmeti është laureat i shumë çmimeve të tjera që ka marrë për krijimtarinë e tij letrare.
Personalitetet të njohura botërore kanë vlerësuar krijimtarinë letrare të Din Mehmetit.
Jeta e Bacalokut ishte poezi,ndonëe pati një jetë tragjike si gjithë krijuesit kosovarë nën pushtim serbo-sllav.Ai edhe në grahmat e fundit të jetës këshillonte miqtë e tij poetë,anëtarët më të rinj të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të cilin e kishte krijuar nën thundrën serbe në vitin 1964.
Në orën 12,00 të ditës së premte në Gjakovë u mbajt një mbledhje komemorative, ndërsa varrimi u bë në orën 14,00 në varrezat e qytetit në Gajkovë,në praninë e qindra e qindra dashamirëve të poezisë së tij,shokëve,miqve,kolegëve dhe banorëve të Gjakovës,të cilët me lotë në sy qanin birin e tyre,i cili asnjë herë nuk u nda nga qyteti i tij i dashur,Gjakova kreshnike.