Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Zogu i diellit

| E hene, 15.11.2010, 10:57 PM |


Dibran Demaku

 

ZOGU I DIELLIT

(Din Mehmetit)

 

1

 

Një yll u shkëput prej qiellit

Zogu i diellit

 

Vargu i tij si lule e prillit

Zogu i diellit

 

Me pendë çau errësirën e pyllit

Zogi i diellit

 

Këngë e këputur në vrimë të fyellit

Zogu i diellit

 

 

2.

 

Zjarr i ndezur e përvëlonte

                në kraharor

dritë shkëlqyese-fanar

                në trollin arbëror

 

 

Vargun e fundit në fletore

                shkruar me dorë

Zogu i diellit fluturoi

                në nëntor