| E diele, 14.11.2010, 08:38 PM |
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
RR
RRABOT/Ë-A
IA HËNGËRT DREQI RRABOTËN E KRESË! fr.fol.,mallk.-e pësoftë! vdektë! (ASU-VGJKMGJ f. 246). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi
E MARRTË PUSHKA NË RRABOTË TË KRESË! fr.fol.,mallk.-e pësoftë! vdektë! u vraftë! (ASU-VGJKMGJ f. 246). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
RRADAK/E-JA
AQ IA PRET RRADAKJA dikujt fr.fol. ,iron.-nuk ka aftësi a fuqi për të menduar a gjykuar, arsyetuar më shumë dikush, aq mendon, gjykon , arsyeton dikush, nuk mendon, nuk gjykon, nuk arsyeton më shumë a më tepër dikush, është mendjelehtë dikush, është fare i papjekur dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : aq e ka dikush
E KA RRADAKEN BOSH dikush fr.fol., iron.- nuk kupton, nuk merr vesh dikush. (FGJSSH f. 918). S. shih sin: s’ ka enë dikush
KAQ IA PRET RRADAKJA dikujt fr.fol.,iron.- nuk ka aftësi a fuqi për të menduar a gjykuar, arsyetuar më shumë dikush, aq mendon, gjykon , arsyeton dikush, nuk mendon, nuk gjykon, nuk arsyeton më shumë a më tepër dikush, është mendjelehtë dikush, është fare i papjekur dikush.
(BQ-DSH). S. shih sin : aq e ka dikush
NUK I MBUSHET RRADAKJA dikujt fr. fol.,id.- 1. nuk ka besim dikush, nuk beson, nuk bindet dikush, nuk është i sigurt, i bindur dikush . S. shih sin: nuk i fle karari dikujt.2. nuk është i vendosur dikush, është i pavendosur dikush, është mëdyshazi dikush, është i mëdyshtë, i dyshimtë dikush. (FGJSSH f. 1675). S. shih sin: është as andej as andej dikush
I PJELL RRADAKJA dikujt fr.fol.- 1. id. është shumë i zgjuar, i mençur, mendjehollë dikush. S. shih sin : është burrë me mendjen katërqind dërhemë dikush 2. id. krijon dikush, ka aftësi mendore krijuese dikush. (FGJSSH f. 460, 1110, 1492). S.shih sin: i pjell mendja dikujt. 3. (diçka) trillon diçka dikush, sajon, krijon gjëra të paqena dikush. (FGJSSH f. 1492). S. shih sin: sajon në mendje diçka dikush
*NUK IA PRET RRADAKJA dikujt fr.fol.,id.- është mendjelehtë dikush, është i papjekur nga mendja dikush, nuk mendon, nuk gjykon thellë, shumë dikush, gjykon, mendon cekët dikush, është i cekët në gjykime e mendime dikush, nuk mendon, nuk gjykon si duhet dikush. (FGJSSH f. 1675). - Nuk ma preu rradakja aq e aq kur mora të ndezë kashtë,se aq shpejt mund të merrte flakë. (JZA te:J nr.8-9/ 95 f.45-6).S. shih sin: është arrë fyçkë dikush
*SIPAS RRADAKES së dikujt- sipas mendimit të dikujt.- Të jap udhë, që sipas rradakes tënde ta formosh këtë trupë- edhe atë, një ditë e më parë. (MI-SHT f. 41). S. shih sin: sipas mendjes së dikujt
IA SHTIE NË RRADAKE diçka dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia përkujton, ia kujton diçka dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia bie ndër mend diçka dikujt dikush
RRAFSH-I
BËHET RRAFSH fr.fol.,iron.-1. (dikush) rri rehat dikush, çlirohet nga hallet, shqetësimet, brengat dikush, shkujdeset dikush, bëhet i pahalle dikush, rri i shkujdesur dikush, nuk ka më hall për diçka (një punë etj.) dikush. (AXH-II f. 169). S.shih sin: i shëndoshet barku dikujt. 2. (dikush) bëhet vokan, mospërfillës, indiferent, i pandjeshëm ndaj dikujt a diçkaje dikush,nuk ndjen, nuk shqetësohet,nuk merakoset, nuk mërzitet fare për të tjerët a për atë që ndodh në mjedisin ku jeton dikush,rri i vakët, indiferent dikush. S. shih sin: bëhet buall dikush.3.(diçka) rrafshohet, sheshohet, dystohet diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet dyst diçka
BËHET RRAFSH ME TOKË (një vend etj.) fr.fol.,met.- rrënohet, shkatërrohet, shkretohet krejt (një vend). (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet bërhaj diçka a një vend etj.)
BËHET RRAFSH ME TOKËN dikush fr.fol.,fj.-shtrihet në tokë dhe ngjeshet pas saj dikush. (FGJSSH f. 1675).S.shih sin : bie rrafsh me tokën dikush
*IA BËN RRAFSH dikujt dikush fr.fol., iron.- nuk ia bën fjalën dy (dysh) dikujt dikush, nuk e kundërshton fare dikë dikush për atë që flet, ia miraton, ia pranon, ia tumir, ia vërteton dikujt dikush atë që e thotë, që e flet (me arsye e pa arsye, me vend e pa vend). (BQ-DSH). S. shih sin: ia bën dyz dikujt dikush
E BËN RRAFSH dikush fr.fol.-1. ( diçka a një vend) fj.- e rrafshon, e sheshon ( diçka a një vend) dikush . (FGJSSH f. 134, 1675, 1681). S. shih sin: e bën dyst diçka a një vend dikush . 2. (diçka a një vend) met.- e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish krejt, fare, deri në themel, me themel diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 133). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
*E BËN RRAFSH ME DHE diçka a një vend fr.fol.,meton.- e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish krejt, fare, deri në themel, me themel diçka a një vend dikush .-Papritmas më erdhi një mendje të rrënoja gjithçka, ta bëja rrafsh me dhe. (ADGA te: R, 10 shkurt 2001 f. 16). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
IA BËN RRAFSH (ME GOJË) diçka dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia paraqet diçka dikush dikujt të lehtë e jo të vështirë (për t' u bërë, për t' u kryer, për t' u zgjidhur etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: ia bën bulevard dikujt dikush
*E BËN RRAFSH ME TOKË (ME TOKËN, PËR TOKË) diçka a një vend dikush - e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish krejt (krejtësisht, fare, deri në themel, me themel, që nga themeli, që nga themelet) diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 978, 980, 1000, 1675-6, 2005).- Çdo gjë që ka të bëjë me hebrenjtë jo vetëm që përpiqet ta bëjë rrafsh me tokë, por njëkohësisht edhe duke hedhur hije të zezë në çdo gjë që më parë kishte shkruar. (BECU te: KD, 3 maj 2003 f. 27). Si një barrierë mes shkrimtarëve e jetës, janë ata gjermanë: të cilët ditën që në mënyrë aq të pamëshirshme të bëjnë rrafsh me tokën çdo gjë që u dilte para paramendimit të tyre. (BECU te: KD, 13 dhjetor 2003 f. 27). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
IA BËN RRAFSH VETES dikush fr.fol. ,id.- e zë fare të lehtë çdo gjë, çdo punë etj. dikush , sado që nuk është e tillë. (BQ-DSH). S. shih sin: i bëhet bota rrafsh dikujt
BIE RRAFSH ME TOKËN dikush fr.fol., fj.- shtrihet në tokë dhe ngjeshet pas saj dikush. (FGJSSH f. 1675). S. bëhet rrafsh me tokën dikush
I BIE RRAFSHIT dikush fr.fol.-bëhet vokan, i shkujdesur, i painteresuar, indiferent dikush, nuk shqetësohet, nuk brengoset fare për diçka a për të tjerë dikush, nuk e çan kokën, nuk mërzitet, nuk merakoset dikush për asgjë S. (BQ-DSH).S. shih sin: bëhet buall dikush
BISEDON RRAFSH me dikë dikush fr.fol., meton.- ulet këmbëkryq dhe flet shtruar me dikë dikush për të gjitha çështjet, nis një bisedë të gjatë me dikë dikush, bisedon, kuvendon gjerë e gjatë dhe shtruar me dikë dikush. (FGJSSH f. 1675, 1940). S.flet rrafsh me dikë dikush ; shtrohet në kuvend me dikë dikush ; shtrohet rrafsh me dikë dikush ; shtrohet (ulet) këmbëkryq me dikë dikush ; shtrohet (ulet) në një tryezë me dikë dikush ; shtrohet vendçe me dikë dikush ; shtron kuvend me dikë dikush
FLET PËR (SË) RRAFSHI dikush fr. fol.,ftill.- flet hapur, haptas, pa fshehur gjë, çiltërisht dikush, flet shkoqur e pa djallëzi dikush, flet pa druajtje dikush, e thotë të vërtetën ashtu siç është dikush. (HB-IV f. 233). S. shih sin : flet pa bishta dikush
FLET RRAFSH me dikë dikush fr.fol., meton.- ulet këmbëkryq dhe flet shtruar me dikë dikush për të gjitha çështjet. (FGJSSH f. 1675, 1940). S. shih sin : bisedon rrafsh me dikë dikush
E MBUSH RRAFSH diçka dikush fr. fol.,ftill.-e mbush plot e përplot diçka dikush, e sëtrmbush, e cakos, e vizgos, e kërtyl diçka dikush. (FGJSSH f. 1675).S.shih sin : e bën rrafsh me buzë diçka dikush
RRAFSH E PLOT fr.ndf.,meton.-me shumë, me plot gjëra (arritje, suksese etj.),me shumicë gjërash, me shumë peshqeshe (pekule, pekulish, pemurinash etj.), duarplot, me shumë të mira, me të gjitha të mirat. (FGJSSH f. 1675).S. shih sin: me bollëk
RRAFSH ME TOKËN fr.ndf.- në lartësinë e sipërfaqes së tokës, pa u ngritur mbi tokë. (FGJSSH f. 1675).
RRI RRAFSH dikush fr.fol.,ftill.-rri, ulet përdhe duke i kryquar këmbët në mes vete dikush. (AXH-XLIV f. 176). S. shih sin : ulet këmbëkryq dikush
*E SHEMB RRAFSH PËR DHE diçka a një vend dikush fr.fol.,meton.-e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish krejt, fare, deri në themel, me themel diçka a një vend dikush - Se, kur del e bardha dritë; gjithçka natën të kenë goditur/ ata e shembin rrafsh për dhe. (GJF-MZ f. 87). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
SHTROHET RRAFSH dikush fr.fol., meton.-1. (me dikë) ulet këmbëkryq dhe flet shtruar me dikë dikush për të gjitha çështjet. (FGJSSH f. 1675, 1940). S. shih sin : bisedon rrafsh me dikë dikush. 2. ulet, rri përdhe duke i kryquar këmbët në mes vete dikush. (FGJSSH f. 1675, 1940). S. shih sin : ulet këmbëkryq dikush
*VIHEN NË NJË RRAFSH gjërat në mes vete fr.fol.,meton.- barazohen gjërat, quhen të barabarta gjërat, paraqiten si të njëjta gjërat.- Kjo i ka lënë shteg rrahjes së mëtejshme të mendimeve që janë shprehur në diskutimin themelor : a duhen vënë në një rrafsh ndërrimet morfologjike dhe ndryshimet kombinatore, duke u lënë pas dore funksionet gramatikore të të parave. (MAY te : SF nr. 2/ 1990 f. 242). S. shih sin : hiqet shenja (vija) e barazimit midis gjërave
RRAH fol
E DI KU RRAH dikë dikush fr.fol., ftill. -e di ku e ka qëllimin, synimin dikë dikush, e di ku synon dikë dikush, e di ku kërkon të dalë dikë dikush. (FGJSSH f. 1677).S.shih sin: e di ku i rrah çekiçi dikujt dikush
RRAH plk.
BËHEN RRAH fr.fol.,id.-sëmuren të gjithë me radhë, pa përjashtim përnjëherë (anëtarët e familjes). (FGJSSH f. 1676). S.shih sin : bëhen berrah
.JANË RRAH fr.fol.,ftill.- janë të gjithë të sëmurë përnjëherë pa asnjë përjashtim (anëtarët e familjes) . (FGJSSH f. 1676). S.shih sin : janë berrah
RRËZOHET RRAH PËRDHE (gruri etj.) fr. fol.,ftill.- bie, shtrihet, rrëzohet rrafsh për tokë (gruri etj.). (FGJSSH f. 1676).S.shih sin : bëhet lëmazhdë (gruri etj.)
RRAH-U
BËHET RRAH (pylli, zabeli) fr.fol.,id.- bëhet tokë e re për herë të parë një tokë që ka qenë pyll a zabel. (FGJSSH f. 1676).
E BËN RRAH (pyllin, zabelin) dikush fr.fol.,id.- e bën tokë të re për herë të parë një tokë që ka qenë pyll a zabel dikush. (AXH-XXI f. 160). S. e bën rrirrë (pyllin, zabelin) dikush
I BËRË RRAH (një vend) fr.mb.,id.- i zhveshur (një vend). (MAH-FSHSHMZ f. 56)
ÇEL RRAH dikush fr.fol.,fj.- hap tokë të re dikush, , e çel,e hap së pari një tokë që ka qenë zabel a pyll dikush. (MAH-FSHRR f. 46). S. shih sin : (e) zbut dheun (dhenë) dikush
NXJERR RRAH dikush fr.fol.,fj.- hap tokë të re dikush., e çel,e hap së pari një tokë që ka qenë zabel a pyll dikush (MAH-FSHRR f. 46). S. shih sin : (e) zbut dheun (dhenë) dikush
RRAHMANI-A
BIE NË RRAHMANI me dikë dikush fr.fol.,id.- merret vesh , pajtohet me dikë dikush, ka mirëkuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bie në brazdë me dikë dikush
FIKET (HUMB, MBARON) ME RRAHMANI dikush fr.fol.,ftill.- përfundon shumë keq dikush, .shkatërrohet, katandiset, falimenton, fiket keq, krejt ekonomikisht dikush, bie shumë keq ekonomikisht dikush, varfërohet shumë, së tepërmi, tej mase dikush, mbaron me gjithçka, me të tëra dikush..(BQ-DSH). S. shih sin: bie në buzë dikush; mbetet akull i verdhë dikush; e merr arratia dikë; merr në çopur dikush
RRAKAÇ/E-JA
BËHET RRAKAÇE diçka (një makinë etj.) fr.fol.,met.- bëhet e vjetër, e papërdorshme diçka (një makinë), del jashtë përdorimit diçka (një makinë), nuk hyn më në punë diçka e dëmtuar ,e prishur a e vjetruar (një makinë etj.).. (ALCEN-UL-II f. 37). S. shih sin: bëhet batall diçka (një makinë etj.)
RRALLË
FLET RRALLË E PËR MALL dikush fr.fol.,ftill.- flet rrallë dhe aq mirë sa e ke mall ta dëgjosh dikë duke folur. (AXH-II f. 168).
MË TË RRALLË fr.ndf.,fj.- nganjëherë, rrallë e rrallë. (FGJSSH f. 1678). S. shih sin: aty-këtu, aty e këtu
*RRALLË HERË fr.ndf. ,fj.- shumë rrallë, me ndërprerje shumë të gjata, të mëdha, vetëm ndonjëherë.- Mund të themi se rrallë herë pas luftës na ka ndodhur që në skenën tonë teatrore të hasim në një talent të tillë, siç është Fatmit Spahiu.(ZYKEL ). S. shih sin : një herë në hënë
RRALLË E PËR MALL fr.ndf.,fj.- shumë rrallë, me ndërprerje shumë të gjata, të mëdha, vetëm ndonjëherë. (FGJSSH f. 674).- Ka dikush që paraqitet rrallë e për mall. Kur paraqitet lë vulë. (AIBAR te : KD, 5 prill 2004 f. 16). S. shih sin : një herë në hënë
RRALLË E TEK fr.ndf.- shumë rrallë, me ndërprerje shumë të gjata, të mëdha, vetëm ndonjëherë, nganjëherë e me ndërprerje të gjata, vetëm ndonjëherë, rrallë e rrallë. (FGJSSH f. 922, 1678, 1975, 2045). S. shih sin : aty-këtu, aty e këtu ; kur e tek ; një herë në hënë
RRAM-BAM
E ÇON (IA ÇON) RRAM-BAM dikush fr.fol.,id.- e kalon, e çon disi, në njëfarë mënyre dikush, e kalon, e çon as mirë, as keq dikush, e kalon, e çon herë mirë e herë keq dikush. (FGJSSH f. 1679).
RRAM-BAM fr.ndf.,id.- 1. njëfarësoj, as mirë as keq, disi. S. shih sin : njëfarë dore. 2. me përpjekje të mëdha, me vështirësi. (FGJSSH f. 1679). S. shih sin : bot e bir (bjerë)
RRANGALL/E-JA RRANGULLA-T
I BIE RRANGALLES dikush fr.fol. ,iron.- flet kot, kot së koti dikush. (FGJSSH f. 1679). S. shih sin : flet në arë e në stom dikush
E HEDH NË RRANGULLA diçka dikush fr.fol.,meton.- e prish, e dëmton, e shkatërron,e bën që të mos vlejë më për asgjë dikush diçka, e nxjerr jashtë përdorimit diçka dikush. (EQSHI f. 139, 162). S. shih sin : e bën batall diçka dikush
RRAP-I
BËHET RRAP E RRËNJË dikush fr. fol., id.- 1. jeton ,rron shumë, gjatë dikush. (UÇ-3/ 71 f. 199, FGJSSH f. 1679)). (S. shih sin : bëhet abanoz dikush . 2. fiton përvojë të madhe( në jetë) dikush, sheh e dëgjon shumë (në jetë) dikush. (FGJSSH f. 1679, 1696). S.shih sin : është zier (zihet) në lëng çeliku dikush
MERR LEJE NË RRAP dikush fr.fol., iron.- nuk merr leje fare dikush, ikën pa leje dikush. (HXH-T f. 120).
RRAPÇIN/Ë-A
BËHET RRAPÇINË diçka (një makinë, një vegël etj.) fr.fol.,met.- bëhet e vjetër, e papërdorshme diçka (një makinë, një vegël), vjetrohet shumë, së tepërmi diçka (një makinë, një vegël etj.), del jashtë përdorimit diçka (një makinë, një vegël), nuk hyn më në punë diçka e dëmtuar ,e prishur a e vjetruar (një makinë, një vegël etj.), nuk mund të përdoret më, fare diçka (një makinë, një vegël etj.).. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet batall diçka (një makinë, një vegël etj.)
RRAPITOLL
BËHET RRAPITOLL dikush fr.fol.,id.- varfërohet shumë dikush, mbetet pa gjë (pa pasuri) fare dikush, bie në gjendje të keqe, të mjerueshme, të vajtueshme (ekonomike) dikush, shkatërrohet, fiket krejt ekonomikisht dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : bie nga bota dikush ; bie në buzë dikush ; mbetet akull i verdhë dikush
E BËN RRAPITOLL dikush fr.fol.,id.- 1. diçka (një punë etj.) e përzien andej e këndej diçka dikush, e ngatërron keq diçka dikush.S. shih sin : e bën bërllok diçka (një punë etj.) dikush. 2. (diçka a një vend) e prish prejt diçka a një vend dikush, e shkretëron, e shkreton , e trokon, e shemb, e përlan, e rrënon, e shkatërron diçka a një vend dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 247). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
RRAPTIM/Ë-A
BËN SI RRAPTIMË MULLIRI dikush fr.fol.,iron.- nuk pushon së foluri dikush. (PDO-M f. 106). S. shih sin : nuk pushon si çakallja e mullirit dikush
RRAQE-T
IA JEP RRAQET NË DORË dikujt dikush fr.fol.,iron.- e përzë, e shpërngul, e dëbon me pahir, me zor dikë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 144). S. shih sin : ia vë cipalin dikujt dikush
I MBLEDH RRAQET dikush fr. fol., iron.-1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar,nisur, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush me të gjitha që ka, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush me të gjitha që ka. 1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush me të gjitha që ka. (FGJSSH f. 957, 1249, 1679, 1681).-S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush
IA MBLEDH RRAQET dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. e dëbon, e përzë me zor, me dhunë nga një vend dikë dikush, e shpërngul me pahir, me dhunë dikë dikush nga një vend. S. shih sin : i (ia) vë cipalin dikujt dikush2. e heq nga një detyrë a përgjegjësi dikë dikush (që nuk e meriton ta mbajë a ta ketë). (FGJSSH f. 1249, 1679). S. shih sin : ia mbledh leckat dikujt dikush
I NGRE RRAQET dikush fr.fol.,iron.- 1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar,nisur, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush me të gjitha që ka, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush me të gjitha që ka. 1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush me të gjitha që ka. (FGJSSH f. 957, 1249, 1679, 1681).-S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush
IA NGRE RRAQET dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. e dëbon, e përzë me zor, me dhunë nga një vend dikë dikush, e shpërngul me pahir, me dhunë dikë dikush nga një vend. S. shih sin : i (ia) vë cipalin dikujt dikush2. e heq nga një detyrë a përgjegjësi dikë dikush (që nuk e meriton ta mbajë a ta ketë). (FGJSSH f. 1249, 1679). S. shih sin : ia mbledh leckat dikujt dikush
PËSHTILLET NË RRAQE TË VETA dikush fr.fol.,met.-e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush, bën, mbaron punë me forcat, me mundësitë vetanake a pa ndihmën e dikujt tjetër dikush, mbështetet në mundësitë a në forcat vetanake dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 144). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet dikush
RRAS
RRINË RRAS E PLAS fr.fol.,ftill.- rrinë ngjeshur, rrasur
RRASASH
LUAJ RRASASH fr.fol.,ftill.- luaj në një lojë fëmijësh, në të cilën dy palë ngrenë nga tri rrasa guri më këmbë, i gjuajnë me gurë larg dhe fiton pala që i rrëzon më parë rrasat e kundër-shtarit. (FGJSSH f. 590, 1680). S. shih sin. luaj gurashenjash
RRASBUQ
LUAN RRASBUQ dikush (një fëmijë) fr.fol.,ftill.- luan me petë dikush, luan një fëmijë në lojë me të tjerë duke e vënë një gur të rrumbullakët-buqin në buzë të një grope, që e gjuajnë me rrasa. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin : luan bixhas dikush
RRAS/Ë-A shm. RRASA-T
I BËHET RRASË (shtëpia) dikujt fr.fol., id.- nuk i mbetet asgjë (gjë prej gjëje) (në shtëpi) dikujt. (FGJSSH f. 1680). S.i bëhet rrasë e gjallë (trokë) shtëpia dikujt
BËHET RRASË NË DIELL dikush fr. fol.,id.- varfërohet shumë dikush, mbetet pa gjë (pa pasuri) fare dikush, e humb pasurinë, mallin që ka dikush, bie nga gjendja (ekonomike), bie në gjendje të keqe, të mjerueshme, të vajtueshme (ekonomike) dikush. (PETZE-TRO-I f. 200). S. shih sin : bie nga bota dikush
I BËHET RRASË E GJALLË (shtëpia) dikujt fr.fol., id.- nuk i mbetet asgjë (gjë prej gjëje) (në shtëpi) dikujt. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin: i bëhet rrasë (shtëpia) dikujt
E GJEN RRASA VEGSHIN fr. proverb., ftill.- e gjen dikush atë që i përgjigjet, që i përshtatet, që i duhet më së miri, më së shumti apo me të cilin përputhet, puqet në mendime, në botëkuptime e karakter. (FGJSSH f. 436, 605, 1680, 2062, 2123, 2181). S. shih sin : e gjen arna thesin ; e gjen akranin e vet dikush
E GJEN RRASA VORBËN fr. proverb., ftill.- bashkohet, shoqërohet me dikë dikush që i përgjigjet, i përshtatet më së miri për nga karakteri, botëkuptimi, cilësitë . (FGJSSH f. 436, 605, 1680, 2123, 2181). S. shih sin : e gjen arna thesin ; e gjen akranin e vet dikush
E HAS RRASA VEGSHIN fr. proverb., ftill.-e gjen dikush atë që i përgjigjet, që i përshtatet, që i duhet më së miri, më së shumti apo me të cilin përputhet, puqet në mendime, në botëkuptime e karakter. (KOKA te : Dituria nr. 4 1928 f. 129). S. shih sin : e gjen arna thesin ; e gjen akranin e vet dikush
JETON NË RRASË TË GJALLË dikush fr.fol.,meton.- është shumë i zoti dikush, i bën ballë çdo vështirësie dikush. (PETZE-TRO-I f. 200). ). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
MBETET RRASË NË DIELL dikush fr.fol.,ftill.- mbetet pa asgjë, pa gjë prej gjëje dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin:mbetet fyell dikush
E NXJERR NË RRASË TË GJALLË diçka dikush fr.fol./,meton.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, është i zoti të fitojë edhe atje ku s’ ka mundësi, edhe atje ku është shumë zor, shumë vështirë të fitohet, i vjen gjithçka përdoresh, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
QESH EDHE RRASA E OXHAKUT për dikë fr.fol., meton.- është shumë i mirë, gojëmbël e i dashur dikush. (PETPA-LU f. 182). S. shih sin: është pika e burrit dikush
QET RRASA PREJ GOJE dikush fr. fol.,meton.-të helmon ose të lëndon shumë me fjalë dikush, të vret shpirtërisht dikush (me fjalë), flet ashpër e rëndë dikush, është i vrazhdë në të folur dikush, është tepër fjalërëndë, fjjalëvrazhdë dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 164). S. shih sin: e ka fjalën shtarë dikush
RRON (EDHE) NË RRASË TË GJALLË dikush fr.fol., meton.- është shumë i zoti dikush, i bën ballë çdo vështirësie dikush. (FGJSSH f. 1680, 1711). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
E SHKRUAN MBI (NË) RRASË TË HOTIT diçka dikush fr.fol.,meton.- e quan të humbur, të kotë dikush diçka.- Kur i jepen pare uha një detyrsit të keq (KOKA te: Leka nr. 7/ 32 f. 232). S.shih sin: e shkruan në akull diçka dikush
*I (IA) VË RRASËN dikush fr.fol.,id.- 1. diçkaje (një pune etj.) e kryen e mbaron, e përfundon diçka (një punë etj.) dikush. S. shih sin: i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.) dikush. 2. diçkaje (një çështjeje etj.) diçkaje (një çështjeje etj.) id.- i jep fund një herë e mirë diçkaje (një çështjeje etj.) dikush,e mbyll, e zgjidh një herë e mirë a përfundimisht diçka (një çështje etj.) dikush, e quan të përfunduar, të zgjidhur diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 1510, 1680, 2154). S. shih sin : e qet në arkë diçka (një çështje etj.) dikush. 3. (dikujt a diçkaje) iron.- e harron dikë a diçka dikush, nuk e kujton, nuk e përmend më dikë a diçka dikush, nuk i kujtohet më dikush a diçka dikujt. S. shih sin: e fut në arkiv dikë a diçka dikush .4. (diçkaje) e fsheh, e mbulon, e maskon diçka dikush. (FGJSSH f.1510, 2154). S. shih sin: e mbështjell me një cipë diçka dikush
RRASËT
FLE RRASËT dikush fr.fol.,ftill.- fle shumë mirë, pa u zgjuar fare dikush, fle thellë, rëndë dikush, bën gjumë të thellë, të rëndë dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin: fle si buall dikush
PUNON RRASËT dikush fr.fol.,ftill.- punon me ngulm dikush, punon me kujdes e pa ndërprerje dikush, punon shumë mirë dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin: punon si bujku i Haskos dikush
RRASHT-I shm.RRASHTA-T
BËHET ME RRASHTA ZOGJSH diçka fr.fol.,iron.-1. bëhet pa një bazë, pa një mbështejtje të sigurt diçka. S.shih sin: i ka bazat mbi (në) rërë diçka. 2. nuk do të zgjasë shumë diçka, do të prishet shpejt diçka. (FGJSSH f. 2246). S. shih sin : s’ i ka të gjata ditët diçka
IA HA RRASHTIN dikujt dikush fr.fol., id.- e mbyt, e vret, e zhduk, e shfaros, e likuidon dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush
IA HUMB RRASHTIN dikujt dikush fr.fol.,meton.- 1. e humb krejt, e humb fare dikë dikush, e zhduk fare , krejtësisht dikë dikush, e vret, e mbyt dikë dikush në mënyrë misterioze, pa e ditur kush si, në ç’ rrethana. S..shih sin: e humb me çok dikë dikush. 2. e dërgon shumë larg dikë dikush, e çon, e dërgon në një vend të largët e të harruar dikë dikush nga ku të mos kthehet më, e tret dikë dikush,e dërgon në një vend të humbur dikë dikush. (BQ-DSH). S. e dërgon prapa botës dikë sikush
RRASHT/Ë-A
IA ÇAN RRASHTËN dikujt dikush fr. fol., meton.-e mbyt dikë dikush., e likuidon dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush. (PDO-M f. 104). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
E LË RRASHTËN diku dikush fr.fol., meton.- vdes, vritet, mbytet (diku) dikush, e gjen vdekjen (diku) dikush. (FGJSSH f. 973). S. shih sin : i lë brinjët diku dikush
*E PROVON MBI RRASHTË diçka dikush fr.fol.,meton.- e përjeton, e provon në vete , vetë, drejtpërdrejt diçka dikush.- Vetë ne po e provojmë mbi rrashtë, / se ai në Shqipëri të ka ngelur si halë/ që ngel në fyt e s’ nxirret jashtë/ Do dajak!...Mirë se po i bini. (GJF-LM f. 474). S.shih sin : i bie kresë diçka dikujt
IA SHTIE NË RRASHTË diçka dikujt dikush fr.fol.,meton.-ia përkujton, ia kujton diçka dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia bie ndër mend diçka dikujt dikush
RRATHË-T
I JANË LËRUAR RRATHËT dikujt fr. fol.,iron.- i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar dikush. (PETZE-TRO-I f. 200). S. shih sin : e hëngri barin dikush
E KANË LËSHUAR RRATHËT dikë fr.fol., iron.-1. është pak i metë a i trashë nga mendtë dikush, është pak si budalla, si i marrë, si i krisur dikush , është pak si kokëkrisur, si i marrë e me teka dikush. (JTH-FFGJSH f. 202). S. shih sin : (e) ka një burgji mangët (mangu, mangut, metë) dikush. 2. nuk është normal, tamam dikush, nuk di se ç’ bën dikush, nuk është në rregull nga mendtë (nga mendja) dikush. (FGJSSH f. 1687). S.shih sin : nuk është në bokë dikush
I JANË LIRUAR RRATHËT dikujt fr.fol., iron.-1. është pak i metë a i trashë nga mendtë dikush, është pak si budalla, si i marrë, si i krisur dikush , është pak si kokëkrisur, si i marrë e me teka dikush. (JTH-FFGJSH f. 202). S. shih sin : € ka një burgji mangët (mangu, mangut, metë) dikush.2.nuk është normal, tamam dikush, nuk di se ç’ bën dikush, nuk është në rregull nga mendtë (nga mendja) dikush. (FGJSSH f. 1687). S.shih sin : nuk është në bokë dikush
I KANË RËNË RRATHËT dikujt fr.fol.,iron.- nuk ngopet me asgjë dikush, është fare i pangopur, i babëzitur dikush, ha shumë, së tepërmi dikush, është llupës, grykës, hamës i madh dikush, nuk ka kufi, masë në të ngrënë dikush, nuk di të ngihet, të ngopet dikush, nuk ka të ngopur dikush. (MAH-FKPG -I f. 69). S. shih sin: i çahet barku (iu ka çarë barku) dikujt
RRATHËT E BARKUT fr.em.,fj.- palë e lëkurës në bark nga të ngjallurit e tepërt. (FGJSSH f. 1686).
RRATHËT E GUSHËS fr.em.,fj.- palë e lëkurës në gushë nga të ngjallurit e tepërt. (FGJSSH f. 1686).
RRATHË VESHI fr.em.,fj.- vathë, vëthë të rrumbullakët. (FGJSSH f. 1686).
RRATHËT VJETORË fr.em.,ftill.- unazat vjetore në trungun e prerë të një druri. (FGJSSH f. 1686).
RRAXH/Ë-A
ËSHTË ME (NË) RRAXHË diçka fr. fol., ftill.- është plot e përplot diçka, është plot sa nuk zë, nuk merr më diçka. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : është buzë më buzë diçka
JANË NJË RRAXHË fr.fol.,ftill.-janë të një mase, janë të njëjtë, janë njësoj, njëlloj. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : janë një ajar
E MBUSH ME RRAXHË diçka dikush fr.fol.,ftill.- e mbush plot e përplot diçka dikush, e kërtyl, e stërmbush, e cakos, e vizgos diçka dikush. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : e bën rrafsh me buzë diçka dikush
MBUSHET RRAXHË diçka fr.fol.,ftill.- mbushet plot e përplot, mbushet plot sa nuk merr, nuk zë më, kërtylet, vizgoset, cakoset diçka mbu-shet më (në) të gjithë anët diçka. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin: mbushet an' e mb' anë diçka
I (IA) VË RRAXHËN diçkaje a një vendi dikush fr.fol.,id.-e rrafshon, e sheshon diçka a një vend dikush . (FGJSSH f.1681, 2154). S. shih sin: e bën dyst diçka a një vend dikush
RRAZIGAJ-I
NUK TË JEP AS RRAZIGAJIN dikush 1. nuk të jep asgjë, asgjësendi dikush, nuk të jep fare, aspak dikush. S. shih sin: nuk të jep gjë prej gjëjedikush.2.është shumë dorështrënguar, koprrac dikush, kursen shumë,së tepërmi, jashtë mase dikush, kursen edhe gjërat më të domos-oshme për vete dikush. HK f. 161 ). S. shih sin: s' të jep (as) barin e zgjebes dikush
RREB/E-JA
I VJEN RREBJA dikujt fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush ; i bien boritë dikujt
RREBE-T
I BIEN RREBET dikujt për diçka fr.fol., id.- i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka.
ËSHTË ME RREBE dikush fr.fol.,ftill.-1. është i ndërkryer dikush, është gjithë inat dikush, është njeri që i hipën inati, që zemërohet shpejt dikush. S. shih sin : është me dallgë dikush. 2. është me teka, me trille dikush,vepron, punon dikush ashtu si i teket e jo me rregull, punon, vepron si t’ i teket, si t’ i bjerë ndërmend, si t’ i kujtohet vetvetiu a papritur dikush. S. shih sin : është me dallgë dikush. 3. është herë i mirë e herë i keq dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : është me dallgë dikush
ËSHTË NË RREBE TË MIRA dikush fr.fol.,ftill.- është i thekmezur, i thekur, i qejfleisur dikush, është në gjendje të mirë shpirtërore dikush. (BQ-DSH). S.shih sin :është çakërrqejf dikush
I HIPIN RREBET dikujt fr.fol.,iron.- inatoset, zemërohet menjëherë, sakaq dikush, tër-huzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush, ndërkrehet dikush, nxehet, nevri-koset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati dikush, xhindoset dikush, e zë inati, nervoziteti dikë. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : i bien boritë dikujt
E KAPIN RREBET dikë fr.fol.,id.-1. është me teka, me trille dikush, vepron, punon me të tekur dikush, vepron, punon me teka, me trille dikush,vepron, punon ashtu si i teket dikush. S.shih sin: është me dallgë dikush.2. inatoset, nevrikoset zemërohet menjëherë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur, si i ndërkryer dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati dikush, xhindoset dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bien boritë dikujt ; merr avull menjëherë dikush
I KËRCEJNË RREBET dikujt fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. (FGJSSH f. 1681). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush ; i bien boritë dikujt
ME RREBE fr.mb., id.- nevrik, nervoz, i zemëruar,i hidhëruar, i ndërkryer, gjithë inat, që zemërohet shpejt. – E gjeta me rrebe. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : me damarë
IA NJEH RREBET dikujt dikush fr. fol., meton.- ia njeh të gjitha dikujt dikush, e njeh në hollësi, në imtësi dikë dikush, e njeh me të gjitha (të mirat e të ligat, huqet, zakonet etj.) dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht, tërësisht dikë dikush. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : e di (se) ç (çka) ka në bark dikë dikush
E ZËNË RREBET dikë fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. ( AXH-2/ 75 f. 169, FGJSSH f. 1681). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush
RREBULL-I
*E ZË RREBULLI dikë fr.fol.,id.- nxehet, hidhërohet, rrëmbe-het, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. - Oficerin dhëmbë-prishur e zuri rrebulli, i hipi damari: -Ti më the”halt”? Ti, stërvinë komuniste, të më thuash mua kështu, a? (SMU-NJ f. 10).. S. .shih sin: merr avull menjëherë dikush
RRECK/Ë-A shm. RRECKA-T
BËHET RRECKA-RRECKA dikush a diçka (një rrobë etj.) fr.fol.,meton.- shqyhet, griset shu-më, pa masë dikush a diçka (një rrobë etj.), shqy-het, griset shumë keq dikush a diçka (një rrobë etj.), shkafanjiset,fërteliset,leckoset, rreckoset dikush a diçka (një rrobë etj.) , shqyhet, copëtohet, griset në shumë copë të vogla, në shumë grima diçka (një rrobë etj.). (FGJSSH f. 1681).S. shih sin: bëhet copë (copa, copash) dikush a diçka (një rrobë etj.).
E BËN RRECKË dikë dikush fr.fol.,id.- nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush, e fyen e ofen-don, e shan shumë rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 957, 1319, 1681). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush
I MBLEDH RRECKAT dikush fr. fol., iron.- 1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush. (SKDO f. 563). 1b. ikën, largohet ,tërhiqet,shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush. (FGJSSH f. 1249, 1679, 1681). S. shih sin: i mbledh çepërkat dikush
I NGRE RRECKAT dikush fr. fol., iron.-1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar,nisur, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush me të gjitha që ka, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush me të gjitha që ka.1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush me të gjitha që ka. (FGJSSH f. 240, 957, 1249, 1679, 1681).-S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush
RRECKA-RRESKA fr. mb.,meton.- i (e) shqyer, i (e) grisur, i(e) prerë në pjesë, në copë shumë të vogla, i (e) shkafanjisur, i (e) lakanisur, i (e) leckosur, i € rreckosur, i (e) fërtelisur. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : i (e) bërë copë
RREGE-T
*(I) MERR RREGET dikush fr.fol.,id.- arratiset, ikën, e merr ikën dikush, nuk dihet se nga vete dikush.- Si atij përherë ia ka hequr dera: cullë e mullë , çka i kishte shpëtuar,/ u vu në të ikur e mori rreget. (GJF-LM f. 396).S. shih sin: e ther binishin dikush
RREGËZIN/Ë-A
E BËN RREGËZINË dikë dikush fr.fol., id.- 1. , nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush, e fyen e ofendon, e shan rëndë dikë dikush..S.shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs. 2. e qorton, e kritikon shumë rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin: e bën bërdoz dikë dikush
RREGULL-I
E BIE NË RREGULL E UJDI dikë dikush fr.fol.,id.- e sjell në rrugë të mbarë dikë dikush, e urton, e urtëson dikush dikë, e bën dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm dikë dikush . (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f.334). S. .shih sin: e bie në arsim dikush dikë
*NUK ËSHTË NË RREGULL dikush fr.fol.,iron.- nuk është në gjendje të gjykojë, të mendojë, të arsyetojë drejt a si e sa duhet dikush, flet ose vepron në mënyrë jonormale dikush, nuk është normal, tamam dikush, nuk është në gjendje normale dikush. (FGJSSH f. 162, 734, 1682, 2028). -Më fal se s’ jam në rregull !-dhe veshi pallton e hoqi festen. (ZSA-VL-3 f. 300). S. shih sin : nuk është në bokë dikush
ME RREGULL fr.ndf.,fj.- rregullisht, në mënyrë të rregullt, pa mungesa. (FGJSSH f. 1682). S. në rregull
NË RREGULL fr.ndf.,fj.- rregullisht, në mënyrë të rregullt, pa mungesa. (FGJSSH f. 1682). S. shih sin : me rregull
E QET NË RREGULL diçka (një punë etj.)i dikush fr.fol.,fj.- e mbarështron, e ujdis, e ndreq, e rregullon, e krahishton, e mbarëson diçka (një punë etj. dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bie ë dyzen diçka (një punë etj.) dikush
E SJELL NË RREGULL diçka (punën etj.) dikush fr.fol., fj.- e rregullon, e mbarështron, e mbarështon, e bashkërendon diçka dikush. (FGJSSH f. 468, 1643, 1681, 1760).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (punën etj.) dikush
E VË NË RREGULL diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,fj.- e rregullon, e mbarështron, e mbarështon, e ujdis, e bashkërendon diçka dikush. (FGJSSH f. 468, 1643, 1681, 2080, 2153).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (një punë etj.) dikush
RREGULL-A shm.RREGULLA-T
*E KA NË RREGULL diçka dikush fr.fol.,ftill.- e ka ashtu si duhet, e pa pa asnjë mungesë a të metë diçka dikush.- Cane Vojka u tha shokëve se të gjitha dokumentet i kishte në rregull. (ZSA-VL-3 f. 300).
RREGULLA E ARTË E MEKANIKËS fr.em.,fj.,fiz.- parimi i ruajtjes së punës, sipas të cilit në çdo makinë, kur mungojnë forcat e fërkimit, puna lëvizëse është e barabartë me punën e qëndre-sës. (FGJSSH f. 56, 1682).
RREGULLA E TRESHIT fr.em., mat.- rregull për llogaritjen e një madhësie të panjohur, duke u nisur nga tri ose pesë a më shumë madhësi të tjera të njohura, që kanë ndërmjet tyre përpjesëtim të drejtë a të zhdrejtë. (FGJSSH f. 2023).
RREK/E-JA
IA BËN NJË RREKE dikujt dikush fr.fol.,ftill.- ia bën një tradhti, një hjekësi dikujt dikush., e tradhton dikë dikush (MAH-FKPG-I f. 71). S. i heq tel dikujt dikush
RREH/E-JA
ÇAN RREHE BORE dikush fr.fol., met.-1.ecën ii pari në një drejtim të ri dikush. 2..krijon kushte e mundësi që dikush a diçka të ecë përpara. (PETZE-FSHFRR f. 42).S. shih sin: e çan akullin dikush
RREK/Ë-A
E HA RREKËN dikush fr.fol.,id.- gënjehet, mashtrohet dikush. (AXH-LII f. 206). S. shih sin: i merr badrat për presh dikush
RREKËZIN/Ë-A
E BËN RREKËZINË dikë dikush fr.fol. ,iron.- e përbyth, e shpërbyth, e nëpërkëmb dikë dikush, e keqtrajton dikë dikush, e trajton me mospërfillje, me përçmim dikë dikush; ia cenon, ia shkel të drejtat a interesat vetanake dikujt dikush, e vë në pozitë përulëse, nënshtruese dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e merr nëpër bythë dikë dikush
RREMB-I shm. RREMBA-T
E KA NJË RREMB të dikujt dikush fr.fol.,ftill.– e ka një ves, veti të keqe të dikujt dikush. (BQ-DSH).
LËSHON RREMBA fr.fol.,fj.- degëzohet, rrembohet. (FGJSSH f. 1684).
E ZË RREMBI dikë fr.fol.,id.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. (JTH-FFGJSH f. 183). S.shih sin : merr avull menjëherë dikush
RREM/Ë-A
E ZË RREMA dikë fr.fol.,id.- e pëson dikush, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, rreziku, e liga, e zeza dikë. (NMUS-SHPK f. 265). S. shih sin : e gjen allagjakun dikush
RREN
RREN ASHIQARE dikush fr.fol.,ftill.- gënjen në mënyrë aq të trashë dikush, sa që nuk i beson askush, gënjen haptas, botërisht dikush. (FGJSSH f. 1683). S. shih sin : rren si çifut dikush
TË RREN E TË FIK dikush fr.fol.,iron.- gënjen shumë dikush. (FGJSSH f. 1683).S.shih sin : rren si çifut dikush
RREN NË (PËR) HAVA dikush fr.fol., ftill.- gënjen në mënyrë aq të trashë dikush, sa që nuk i beson askush. (FGJSSH f. 1683). S. shih sin : rren si çifut dikush
TË RREN E TË THAN dikush fr.fol., ftill.- shih sin : rren si çifut dikush
RREN/Ë-A
E KRIP ME RRENA dikë dikush fr.fol.,iron.- e gënjen shumë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia këput brinjët dikujt dikush
E LË NË RRENË dikë dikush fr.fol., fj.- e gënjen, e mashtron dikë dikush. (FGJSSH f. 972, 1684). S. shih sin : i bën cepa dikujt dikush
RRENA NË DIELL fr.em.,iron.- gënjesh-ra që duken sheshit, gënjeshtra të cilave nuk u beson askush. (FGJSSH f. 332). S. shih sin: gënjeshtra në diell
RRENA I KA KËMBËT E (TË) SHKURTRA fr.proverb.- gënjeshtra, rrena zbulohet shpejt, gënjeshtra nuk fshihet dot. (FGJSSH f. 1684). S. shih sin: gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra
E THAN ME RRENA dikë dikush fr.fol.,iron.- e gënjen shumë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia këput brinjët dikujt dikush
RRENG-U
I (IA) BËN NJË RRENG dikujt dikush fr.fol.,fj.- ia bën, ia punon një të keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 1684). S. i (ia) luan (punon) një rreng dikujt dikush
I (IA) KURDIS NJË RRENG dikujt dikush fr.fol.,fj.- ia përgatit një të keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 1684). S. shih sin : ia kurdis çarkun dikujt dikush
I (IA) LUAN NJË RRENG dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. ia bën, ia punon një të keqe dikujt dikush. S. shih sin : i (ia) bën një rreng dikujt dikush. 2. e gënjen, e mashtron dikë dikush. (FGJSSH f. 1015). S. shih sin: ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush
I (IA) PUNON NJË RRENG dikujt dikush fr.fol.,fj.- ia bën, ia punon një të keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 1684). S. shih sin : i (ia) bën një rreng dikujt dikush
IA SHEH RRENGUN dikujt a diçkaje dikush fr. fol.,ftill.-ia sheh të keqen dikujt a diçkaje dikush, dëmtohet prej dikujt a diçkaje dikush, gjen (ka) dëm, të keqe prej dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1684).
RREP/Ë-A
RREPË E KUQE fr.em., bot.- rrikë. (FGJSSH f. 1684).
RREPË SHEQERI fr.em., bot.- panxharsheqeri. (FGJSSH f. 1684).
RRESHT-I shm.RRESHTAT
HYN NË NJË RRESHT me dikë a diçka fr.fol., meton.-radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a diçka, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka. (FGJSSH f. 1686). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka
LEXON NË MES TË RRESHTAVE dikush fr.fol.,meton.- e gjen kuptimin e brendshëm të diçkaje që është shkruar, i kupton mendimet e fshehta që përmban diçka e shkruar. (FGJSSH f. 1631, 1686). S. shih sin : lexon në mes të radhëve dikush
NË RRESHTAT E PARË fr.ndf.,meton.- në vendin kryesor, në vendin më të vështirë të punës a të luftës, në punën më të vështirë. (FGJSSH f. 1370, 1631, 1686). S. shih sin : në ballë
*I VË NË RRESHT fr.fol.,fj.- i rreshton, i radhit. (FGJSSH f. 1685-6). - Udhëheqësi i la të çlodheshin pak pionierët, pastaj i ngriti e i vuri në rresht. (ZSA-VL-
VIHET NË NJË RRESHT me dikë a diçka fr.fol., meton.-radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a diçka, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka. (FGJSSH f. 1686). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka
RRETH-I
I (IA) BËN RRETHIN dikush fr.fol.-1. (dikujt) iron.- ia bën,ia përgatit diçka ( të keqen, sherrin, hilen, fatkeqësinë, të zezën) fshehurazi dikujt dikush. (ALSI te: Leka nr. 9/ 1932 f. 283, FGJSSH f. 1687). S. shih sin: i (ia) bën bolbën dikujt dikush. 2. meton.- ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë), e rrethon, e bllokon dikë dikush. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin: e bën batërr dikë dikush
I BIE RRETHI dikujt (duke folur, bërtitur, thirrur etj.) fr.fol.,id.- flet, bërtet, thërret shumë e pa pushim dikush. (JTH-TIR f. 184). S.shih sin: i bie gurmazi dikujt (duke folur, bërtitur, thirrur etj.)
*I BIE RRETH E PËRQARK dikujt a diçkaje dikush.- i sillet, i vërtitet dikujt a diçkaje dikush, e qarkon dikë a diçka dikush, i bie, i kalon për rreth dikujt a diçkaje dikush.-Me kohë njerëzia ishin shpërndarë dhe ca, që kishin mbetur të fundit, si i ranë dhe një herë rreth e përqark traktorit, ungritën e ikën. (ZSA-VL-3 f. 134). S. shih sin : i bie anës dikujt a diçkaje dikush
I BIE RRETH E QARK një vendi dikush fr.fol.,meton.- i bie për së gjati e për së gjeri dikush një vendi, e përshkon, e shkel dikush një vend në (nga) të gjitha anët e drejtimet, nga njëri skaj në tjetrin a nga kreu deri në fund. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin:i bie andej e këndej (këtej) një vendi dikush
I BIE RRETH E RROTULL një vendi dikush fr.fol.,meton.- e shëtit, e ecën, e shkel, e viziton,e përshkon një vend dikush nga të gjitha anët, krejt, tërësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 1687, 1714). S. shih sin:i bie andej e këndej (këtej) një vendi dikush
*E ÇAN RRETHIN dikush fr.fol.,met.- zhbllokohet dikush.-Në atë çast vetmie e dëshpërimi të vjen tërbimi! Për famën e rreme dhe pamundësinë ta çash rrethin. (BECU te: KD, 27 dhjetor 2003 f. 19). S. shih sin: e shkallmon barrikadën dikush
* ECJE NË RRETH TË MBYLLUR fr.em.,ftill.-ecje pa rrugëdalje.- Përjetohet si shtrat lëvizës , si ecje për asgjëkundi e që thur shijen e absurdit, shijen e ecjes në rreth të mbyllur. (AA te: KD, 7 qershor 2003 f. 30).
E FUT NË RRETH dikë dikush fr. fol., id.-1.e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e mbërthen në vend dikë dikush. S. shih sin: e fut në bigë dikë dikush.2. e rrethon, e bllokon dikë dikush, e bën bllokadë dikë dikush, ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë). (FGJSSH f. 1687). S. shih sin : e bën batërr dikë dikush
S’ KA KU TË VIJË RRETH dikush fr.fol.,meton.- është shumë ngushtë në një dhomë a banesë dikush, nuk ka sesi të lëvizë e t’ i bëjë punët lirisht dikush. (FGJSSH f. 1714, 2165). S. s’ ka ku të vijë rrotull dikush
*E MBYLL NË RRETH dikë dikush fr. fol., meton.- e rrethon, e bllokon dikë dikush, e bën bllokadë dikë dikush, ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë)..- Arianiti i kishte mbyllur edhe atje venedi-kasit në rreth, por s’ po bënte çap përpara. Lufta e vërtetë ishte ende larg. (SD-SHKT-II f. 55). S.shih sin : e bën batërr dikë dikush
E MERR RRETHIN E DAULLES dikush fr.fol., iron.-nuk merr asgjë dikush. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin : i merr të Bazhdarit dikush
E MERR NJË RRETH DEFI dikush fr.fol.,iron.- nuk merr gjë dikush, nuk merr asgjë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i merr të Bazhdarit dikush
NË NJË RRETH TË MBYLLUR fr.ndf.,meton.- pa tërhequr mendimin e shumë njerëzve ose të masës. (FGJSSH f. 1687).S.në një rreth të ngushtë
NË NJË RRETH TË NGUSHTË fr.ndf., meton.- pa tërhequr mendimin e shumë njerëzve ose të masës. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin : në një rreth të mbyllur
*PËR RRETH fr.ndf.,fj.-rrotull.-Pëshpë-riti mullisi ashtu mendueshëm duke shikuar për rreth se mos ndodhet kund afër ajo hije e bardhë që e kishte bërë të ulet në djersë të ftohta. (DD-PK f. 107). Numërohem edhe unë një nga punëtorët e parë që do të përpiqen e do të derdhin djersën e vet për rreth kësaj ndërtese të madhe. (LG te: gr.aut. PJESË… f. 90). S. për rreth e qark
*PËR RRETH E QARK fr.ndf.-rrotull.- Kullot, rrah shqelma për rreth e qark/ vetëm ta rrasë të vetin bark! (RSI-VZ f. 90). S. shih për rreth
IA QET PËR RRETH diçka dikujt dikush fr.fol.,meton.- i flet në mënyrë të tërthortë, tërthorazi dikush dikujt, i flet jo hapur, jo troç, jo drejtpërdrejt dikush dikujt,ia përkujton tërthorazi dikujt diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : i flet anës e anës dikujt dikush; ia sjell anash e anash dikujt diçka dikush
IA QET RRETHIN dikush fr.fol.,id.-1. (diçkaje a dikujt) e ka qëllimin, synimin dikush te diçka a dikush, e synon diçka a dikë dikush, e ka për qëllim, synim diçka a dikë dikush. (ALSI te : Hylli i Dritës nr. 3-5/ 1941 f. 226). S. shih sin: i rrah çekani te diçka a dikush dikujt. 2. (dikujt) iron.- ia bën,ia përgatit diçka(të keqen, sherrin, hilen, fatkeqësinë, të zezën) fshehurazi dikujt dikush.S. shih sin: i (ia) bën bolbën dikujt dikush. 3. (dikujt) meton.- ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë), e rrethon, e bllokon dikë dikush. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin: e bën batërr dikë dikush
RRETH ME CEN fr.em., id.-1a. arsyetim i gabuar që bëhet duke vërtetuar një mendim me anë të një parimi, i cili ka vetë nevojë të vërtetohet me mendimin e parë.1b.gjendje pa rrugëdalje. (FGJSSH f. 1687). S. rreth i mbyllur (vicioz)
RRETH DORE fr.em.,fj.- byzylyk. (FGJSSH f. 1686).
RRETH FLORIRI fr. em.,fj.- unazë. (FGJSSH f. 1686).
RRETH I HEKURT fr.em.,id.- rrethim i plotë, pa asnjë të çarë, darë (FGJSSH f. 664, 1687).