| E diele, 14.11.2010, 07:58 PM |
 Albert Shala, Gjakovë
Albert Shala, Gjakovë
IKU BACLOKU
(Kushtuar poetit Din Mehmeti)
 
Iku Bacloku
Iku
n'këto dite vjeshte
                       
Iku Bacloku
që digjej në vargje
në vargje të përlotura
që peshperisni fjale te cuditshme
per plagen e madhe
 
Flini te qete
e shkrove njehere e nje mot
e ti Baclok tani flije i qete
me endrrat e bardha
se ti ishe poet vetetim
i Atdheut  kryengrites
 
Flije i qete Baclok
pashe Zogun e diellit,Fanare ne fortune
Kengen e gjakut
Flije i qete he burre Kosove
shpirti yte vigjiloj Kosoves
oreve te liga
t'shekullit te zi
 
Flije i qete o Baclok
kenge e motit te madh
shpresave te ndezura
thellesive te shekullit
 
Ti u djege ne vargje
per Neneloke Kosoven
tani flije i qete
me endrra te bardha
e engjuj perreth
 
Shkruar me 13 nentor,2010