| E shtune, 13.11.2010, 09:20 PM |
Agim Gashi - Drenica
FANAR NË FURTUNA
(Din Mehmetit)
(Me fjalën ishit mish e thua -u rritëm o vëlla me poezitë Tua!)
"Në krahet e shkrepave" *- ti forcën e more,- dhe ia dhe fjalësme penë kur e nxore!
Ti ishe plot shpresëajo t'shoqeronte prore,kishe rini te veshtirëendërroje "Rinin diellore".
Ishte kohë pushtimiishte kohë e pritjesLirin e shihje lagnën "Dridhjet e dritës"
E urreje heshtjën- asaj s"i je falur,andaj e thërrisje"Heshtje e kallur"
Për ty ishin njësojsi Ereniku si Buna,zemra shqip te rrahte- "Fanar në furtuna".
Terrin s'e durojediellin e doje tek pragu,sa herë je shqetësuar- pse po vonon "Agu".
Ti mbylle sytëpa pik dyshimise po shkon qe t'kthehesh- "Prapë nga fillimi" .
Ike pa gjamëike pa renkimsepse thoje vet"Klithmë është emri im"
Ti në shumë fushao vëlla ke lenë hiset,- qendro , mos ik "Mos vdis kur vdiset"
13.11.2010 Francë
*Fjalët në thonjëza janë titujt e veprave te poetit Din Mehmeti.