| E shtune, 13.11.2010, 10:09 PM |
GJAKOVË, PSE E NGRYSUN?
(Kushtue poetit Din Mehmeti)
N`zymtësi e trishtim u ngrys sot Gjakova.
Qytetari shtangun prej dhimbjes mbeti.
Kumtin i zisë e ndjeu Dardania:
Iku përgjithmonë Baclok Din Mehmeti.
Baclok i dashtun, si nuk t`erdhi keq
T`na lash pa vargjet Tuje, kështu, n’trishtim?
A thue, vallë, u lodhe në këtë botë përdreq,
E i the “eja” vdekjes dhe ike pa kthim?.
Baclok i dashtun, jo, TI nuk vdes kurrë,
Pse vargu yt asht futë n`zemrat tona,
Poet i ambël ishe e i Madh Burrë:
BACALOK të pati ty krejt Gjakova.
Selim M. Hasanaj
Borgenhaugen: 13.11.2010