| E shtune, 13.11.2010, 01:44 PM |
Rezart Palluqi
GISHTI I GJASHTË
Kam duar me gjashte gishta.
Me gishtin e gjashtë nxjerr syte e mi.
Me pese gishtat e tjerë
Fërkoj barkun plot mish lepuri,
Shkruaj vargje për kuajt e tredhur!
Ledhatoj gjinj vajzash fluturake.
Bëj një vrimë në kerthizë të lumit.
Ose rrotulloj diellin si disk mbi keshtjellën time.
Në përgjithësi jam shqiptar i mirë.
Kam vetëm një të metë të vogël fare:
(S'ka njeri pa te meta),
Kam të tepërt një bigaçe gishtash.
Me gishtin e gjashtë nxjerr syte e fqinjve.
Me gishtin e dymbedhjete kurdis dinamitin!