| E shtune, 13.11.2010, 08:14 PM |
Vangjush Ziko
TRI BALADA
MËSONJËTORJA E LUFTËTARIT
Çudi!
Gjithnjë bëj çudi!
Kjo penë,hosten.
Ky kallamar,qyp.
Ky radhua,mermer.
Këto shkronja si emër i përvetshëm në shtyp,
kapitale.
Luftëtari Kombëtar
le piedestalë.
çdo natë me hënë
zbret,
Mëson ABC-në.
VJESHTA E MIOS
U ngjyen gjethet përsëri.
Të verdha.
Të kuqëremta.
Të bronxta.
Nga Morava
gjer poshtë
bulevardet dhe parqet
digjen qiri.
Çdo vjeshtë
zgjohet Ai
Ndez llullën.
Ngjyen penelin
në paletën
e verdhë të tij.
Kodër më kodër
pikturon
magjinë e Korçës.
SERANATA E HËNËS KORARE
Hëna
perëndesha e natës
ndalon një çast
buzë Çardhakut,
mbi korijet e blerta të ahut,
mbi brirët e artë
të Gurit Cap.
Një kitarë
në një sofat
i këndon serenatë
sozisë
së saj.