| E shtune, 13.11.2010, 08:57 PM |
Kafe me Vironin.
SHKRIMTARI VIRON KONA, NJË KAFE ME MËSUESË NGA SUEDIA
Nga Kadri Tarelli
Me Sokol Demakun, shqiptarin nga Kosova, tani publicist dhe mësues në Boras në Suedi, shkrimtari i mirënjohur z. Viron Kona, nëpërmjet shkrimeve dhe internetit ishte bërë i njohur, shok dhe mik prej kohësh, po asnjëherë nuk ishin takuar bashkë. Rasti e solli tani. Bota na duket e madhe po qënka e vogël !
Këto ditë në mesin e tetorit 2010, në shkollën 9-vjeçare “Demokracia” në qytetin e Durrësit, këtheu vizitën e shumë pritur një grup mësuesish nga “Fjärdingskolan” nga qyteti Boras në Suedi. Është një lidhje, ose siç e quajmë tani “Binjakëzim”, i filluar disa vite më parë me nismën e drejtorit Z. Avdyl Buçpapaj. Grupi përbëhej nga : Znj. Gulsen Ozdenkos drejtore e arsimit në komunën Bramhlut, Z. Per Kettsen drejtor i shkollës, znj. Sonja Persson, znj. Anette Ekelund mësuese dhe me ta edhe Sokoli, që në këtë rast ndihmonte edhe si përkthyes.
Kur drejtor Avdyli ishte në siklet të madh për të organizuar pritjen, në një takim rastësor në Durrës, duke pirë kafe, Z. Viron me dashamirësi i bëri një kërkesë të vockël: Në një nga ditët e javës, kur për miqtë të ishte më e përshtatëshme, ishin të ftuar të gjithë në Tiranë për t’u njohur e për të pirë një kafe. Më e mira dhe më pak e ngarkuar u gjet e shtuna. Gjetje e pëlqyeshme, si fund jave dhe si fundi mbylljes së vizitës së tyre në Shqipëri.
Në ora 11.00 u takuam në hyrje të “Bar – Kafe, “Albert””, në rrugën e Durrësit. Një lokal i vogël, i qetë, i ujdisur tamam për të pritur artistë e miq të veçantë. Me Sokolin, ashtu trupmadh, të qeshur dhe me humor, nuk pati nevojë për prezantim. E gjetnën shpejt njëri – tjetrin dhe u përqafuan si dy miq të vjetër. I vetmi çast qetësie ishte prezantimi me miqtë, sepse pastaj muhabeti filloi vënçe. Si i veçantë ky soji i shkrimtarëve: porsa njihen ulen e të shtrohen në muhabet, a thua se janë rritur në një oborr. Z. Viron kishte përgatitur nga një dhuratë për secilin: një pako me 6 – 7 libra me tituj të ndryshëm, të shkuara nga ai vetë, dhe një pako për bibliotekën e shkollës. Bashkë me shënimin miqësor në faqe të parë, shkurt, me pak fjalë i tregonte edhe përmbajtjen e secilit libër. Miqtë i tërhoqi tematika e librave për fëmijë dhe për të rritur. “Bubulinoja” i famshëm, personazhi i disa librave të Vironit i cili ka vendosur të shkojë i pari në planeitin Mars, po bën përpjekje për të mbrojtur tokën nga ngrohja globale.Tani për tani ai po i bie kryq e tërthor Shqipërisë, duk udhëtuar për ta njohur atë. Është ai që bashkë me shumë fëmijë të tjerë i bënë thirje tërë fëmijëve dhe të rriturve të Shqipërisë dhe të botës që të mbrojmë mjedisin dhe shtëpinë tonë të përbashkët “Tokën”. Është një temë që miqëve u pëlqeu pa masë, pasi ata e kanë vërtet përzemër mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesen shumë për të. Ndryshe Suedia nuk do të ishte model për ne të gjithë. Vërtet tematika u la mbresa, pasi që aty në bisedë u shpreh deshira për t’i pasur të përkëthyera në suëdisht. Mes librave të dhuruar ishte dhe “Drithërima e Yjeve”, për mua më i bukuri libër që ka shruar Vironi për të rinj dhe të rritur, prezantimin e të cilit ma ngarkoi mua. Detyrë e këndëshme dhe bukur, po më zur ca si ngushtë, pasi nuk e prisnja, megjithatë pashë se mbetën të kënaqur nga ligjërata ime jo shumë e gjatë. Sokoli përkthente. E vinja re se kishte një ndjesi kënaqësie në fytyrë dhe në fjalët e tij.
-Sokol ! -I thashë: - Interneti qënka i ftohtë akull, rrezik më i ftohtë se veriu i Suedisë, po ti në bisedë mes miqsh qënke shpuzë fare, që e mban zjarrin e bisedës të ndezur për orë të tëra.
E menduam se kafeja do të ishte 20, apo 30 minuta, po pa kuptuar vazhdoi rreth një orë e gjysëm. Kështu është kur takohen dy shkrimtarë dhe miq të mirë.
Miqtë nga suedia, që siç shpreheshin edhe më parë se nuk e mendonin një mikpritje të tillë, falënderuan z. Viron për ftesën dhe në shenjë mirënjohje dhe rspekti i bënë dy dhyrata të vogala por simbolike. E para: Një mbajtëse kollare me “KNALLE”, simbolin e qytetit të Borasit, i cili me mençuri dhe punë i solli qytetit jetë, begati dhe mirëqënie. Dhe e dyta: një ftesë për të qënë i pranishëm në festën e bibliotekës së qytetit që organizohet çdo vit në muajin maj. Vironi me modesti dhe mirënjohje i pranoi të dyja dhuratat. Kapsen e vendosi në moment si shenjë respekti, dhe u tha: :Kështu do t’u kujtoj përherë, sepse kollaren e ve çdo ditë. Është një zakon i hershëm si mësues dhe si zyrtar”. Duke qeshur, me shaka shtoi: “Kështu dukem edhe më i bukur”.
Me shumë kënaqësi u pranua edhe ftesa, për të shkuar në Suedi. Një mundësi më shumë për të vizituar një vend tjetër, për të shkëmbyer kulturë, por edhe për të ndihmuar sado pak në mbajtjen gjallë të atdhedashurisë te shqiptarët që jetojnë larg. Mbase një mundësi, për të shkruar edhe një libër të ri, siç e ka zakon për çdo vend që viziton.
Miqtë nga suedia premtuan se do të vijnë përsëri.
Sokoli u zotua, se: “shumë shpejt do të jem përsëri në mes jush”.
Të gjithë ne bashkë e falënderuam për pritjen dhe i uruam Z. Viron Kona, suksese për të shkruar, sepse deri tani janë bërë 30 libra dhe duhen forca për pjesën tjetër që të bëhen 100, siç edhe ka premtuar.