| E enjte, 11.11.2010, 09:20 PM |
 Vaso Papaj
Vaso Papaj 
Koka e kalit*              
Ngado që shkoj, ngado që vete,
një kokë kali më ndjek nga pas;
Çoku sajon  ca  marifete,
herë me inat, herë dhe me gaz.
Kam bërë gjithçka që ta harroj,
po ajo kokë veç  më frenon.
Bëj ta godas, ta asgjësoj,
po ajo shtrigë seç më dredhon.
Ngado që hyj, ngado që shkoj,
koka e kalit më del përpara.
Shpesh dhe në ëndërr e shikoj.
S’më lë të shkojë kurrë nga e mbara
Me grusht të 
por kam goditur  në dërrasë
e dal nga ëndërra dhe thërras,
se dorën time vetëm vras. 
Dhe ulëras dhe ulëras
                  S’bëj gjë tjetër, veç ulëras…
*Në vijim  te filmit  “Vdekja e kalit”, personazhi
kryesor i të cilit, pasi kalon kalvarin e burgut në
sistemin  monist, pëson zhgënjim të plotë nga
pluralizmi, kur konstaton se po ata që e dënuan,
po ata vazhdojnë të kenë në dorë fatin e tij.
              
 Shokut
                                                    kurrë,vëlla.
       Deshëm vetëm dritë dhe pak zemër.
       I përbuzëm thëniet hosana,
        ndaj me krenari mbajtëm një emër
                
        Kërkuam vetëm ajër dhe dritë,
        siç kërkojnë të gjithë në këtë botë
        dhe me të i ngopëm mushkëritë,
        ndaj dhe mbetëm bashkë për jetë e mot.
                    
        Kërkuam në çdo zemër  dashuri
        dhe ajo na mbajti fshehur
                                                thellë në gji.
         Por kuçedra dashurinë s’e donte
         Zemrën vetëm e mashtronte
         Ajrin, dritën, s’kish si ti nënshtronte
         Ndërkoh’… njeriun e rrënonte,
                                                         e rrënonte,
                                                                e rrënonte…
          Thonë na mori fëmijërinë…
          Na e mori, vërtetë,
                          bashkë  me kohën.
          Thonë na mori dhe rininë
                                            dhe lojën.
                                                    
          Po Zotin s’na e mori dot.
          Ishte i përjetshëm Zoti!
          Na dha shpirtin,
                                  shpirtin e lirë
          dhe i tha kuçedrës prerë:
          “Rri urtë,
mos lufto me këtë pranverë!”