Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Dega e Shoqatës së të burgosurve politik në Besianë, uron Shqipërinë për heqjen e vizave

| E enjte, 11.11.2010, 09:10 PM |


DEGA E SHOQATËS SË TË BURGOSURVE POLITIK NË BESIANË, URON SHQIPËRINË PËR HEQJEN E VIZAVE

 

Nga Milazim KADRIU

 

Dega e Shoqatës së të burgosurve politik në Besianë nëpërmes një shkrese të nënshkruar nga kryetari Afrim Fusha uron Shqipërinë për heqjen e vizave duke konstatuar se  kjo është një hap i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit ne bashkimin evropian. Kësaj ngjarjeje i kane kontribuar gjenerata te tera dhe lëvizje demokratike te gjithë shqiptareve.

Shqetësim për mos heqjen  e vizave për shoqatën është vonesa për Kosovën si dhe  raporti i progresit i dhënë këto dite ku ka pak përparime.

Shoqata e te burgosurve politik kërkon nga forcat politike që do të dalin fituese dhe të kenë kompetencë për ta krijuar qeverinë që në radhët e saj, ashtu si në të gjitha institucionet të  futen njerëz pa dosje dhe pa komplikime me organet e ndjekjes, apo aferat korruptive apo të tjera në mënyrë që së bashku të gjitha subjektet të  punojnë për përmbushjen e standardeve evropiane për heqjen e vizave dhe  avancimin drejt strukturave euroatlantike.