Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lavdrim Lita: Ramayana shqip

| E enjte, 11.11.2010, 10:59 PM |


Ramayana shqip

 

Nga Lavdrim Lita

 

Për ata që e dinë por se thonë, në gjuhën sanskrite Rama do të thotë i përndrituri. Për ata që se dinë Ramayana është një nga tekstet kryesore të mitologjisë indiane. Me 48 mijë vargje vedike rrëfehen aventurat e Ramës, një avatar i perëndisë Visnu. Avatari është fenomeni i ardhjes në tokë i një perëndie për të mbrojtur krye-perëndinë Dharma-drita. Me një llaf është si poemat homerike ose si eposi i kreshnikëve të bjeshkëve, që kanë brenda thelbin e një kohe të gjalluar bashkërisht nga njerëz dhe zota, zana e katallana. Të ndërlidhura në fate personale dhe institucionale, India është një popull i madh e i kulturuar, ku përveç Ramayana-s kanë dhe një tjetër tekst të lashtë epik, i kodifikuar për të gjithë më emrin Mahabharatha. Kurse Shqipëria një popull i vogël i zaptuar, ku përpos eposit të kreshnikëve ka edhe ajo Ramayana-n e saj. Në gjuhën shqiptare Rama do të thotë i fishkuri. Ramayana shqip është avatari i perëndisë soc-komuniste. Një djalë i parruar dhe i paharrueshëm që aventuroret seksualisht si Rama indian, sepse i kanë vjedhur fronin, duke u masturbuar qëllimisht me ekzotizmin kutist. Transparenca kutiste është kubizmi i pashpallur për të demonstruar demonin e avatarit përndjekës.

Si do që të jetë paralelja e gabuar e këtij përafrimi kohor, Ne, së shpejti do të shikojmë avatarin Rama në premierën e datës 12 nëntor ora 12.00 në “Asambleja e Partisë Socialiste”. Seriali i ri është në kuadër të propagandës më të madhe që ka parë demokracia 20 vjeçare shqiptare. Është e vetmja gjë që dinë të bëjnë dhe e fundit gjë që ka mbetur për t’u bërë. Të mbyllur në bunkerin e kutisë që kanë ndërtuar me duart e tyre. Ata ditë për ditë të gjendur pa municionet e politikës normale, të shëndetshme e dialektike janë të detyruar të kuisin hënës me shpresën se dikush do të këtë sërish frikë dhe do të lejojë t’i skllavërohet mendja nga retorika anarshiste. Do të shikoni në Asamblenë kombëtare socialiste të datës 12 nëntor sokëllimat e anti-korrupsionit, të asaj alibie me krimit elektoral dhe do të fillojnë sërish gjuajtjen e shtrigave ndaj shtrigave të shumicës. Nuk qëndrojnë do të qetë. “U ha bytha”. Prandaj bërtasin për një komplot aq të organizuar mirë saqë askush se ka dëgjuar. Ka për të pasur sabotatore e armiqve të brendshëm. Në rastin më të mirë do t’i akuzojnë për të këqijat që i kanë shkaktuar opozitës, me plogështinë tyre në kryesinë e partisë dhe sekretariateve të ndryshe partisë. Sepse këtë na paralajmëroi deputeti socialist Bashkim Fino në një intervistë të posaçme teksa testonte lëvizjen ndryshe nga Rama brenda partisë. Fino është një socialist që ka humbur shansin për të qenë lider që vlen. Tani luan lojëra të vogla me sponde për shefin e tij të radhës. Sensi i tij patetik për të qenë një socialist i devotshëm nuk e lan nga mëkatet se po i shërben  një avatari rezil e ilegal. Synimi i kësaj lëvizje shahu të Ramës me torrën e Finos ka për qëllim parandalimin e një infeksioni të brendshëm pasi aktivizimit të virusit Nanoist. Do t’i narkotizojnë me helm të posaçëm të gjithë ata që kërkojnë një PS ndryshe, një opozitë normale sepse është ndryshe nga opozita e ramës. Do t’i shikoni. Do t’i shikojmë së bashku sesi do të realizojnë skenografinë e larjes së hesapeve brenda partisë. Mos prisni një KPD. Është më i sofistikuara Rama. Veçse do t’i shikojmë sesi të gjendur në shkretëtirën e ideve, në rërën thithëse të zhytjes, ku sa më shumë lëvizin aq më shumë zhyten poshtë në baltën e retorikës, të moçalin e para-politikës. Do të vëzhgojnë sesi flijojnë shpresën për të qenë një e majtë normale, në një vend normal. Do t’i observojmë me kujdes pacientin-opozitë teksa degradohen nga gangrena e anti-politikës. Në tentativën për t’u mbrojtur, duke kundërsulmuar, do të zgjedhin anën e errët të politikës. Pa pasur parasysh se janë duke bërë si një nga ato partitë që në të gjithë botën kanë liri fjale por s’kanë aftësi për të qeverisur në një të nesërme. Me mohim të realitetit një ëndërr e madhe do të bëhet ankthi më i madh i vetes së tyre dhe qytetarëve që ndjejnë diçka për këtë organizëm të modifikuar gjenetikisht nga kromozomi totalitarist.